LIVE UPDATES
Bota

Lindja e Mesme: SHBA kërkon armëpushim të menjëhershëm

Në draftin e paraqitur për miratim në instancën më të lartë të OKB-së në Nju Jork, thuhet, se është e nevojshme "shpejt dhe urgjentisht një marrëveshje për armëpushim të menjëhershëm brenda gjashtë javësh në Rripin e Gazës dhe për lirimin e të gjithë pengjeve".

7 Mars 2024, 08:17 Nga N.F
Lindja e Mesme: SHBA kërkon armëpushim të menjëhershëm
Foto ilustruese

SHBA- Pas përpjekjeve prej muajsh për një armëpushim në Rripin e Gazës, SHBA kanë paraqitur një projektrezolutë të ndryshuar në Këshillin e Sigurisë të OKB-së. Thelbi është kërkesa për një "armëpushim të menjëhershëm".

Në draftin e paraqitur për miratim në instancën më të lartë të OKB-së në Nju Jork, thuhet, se është e nevojshme "shpejt dhe urgjentisht një marrëveshje për armëpushim të menjëhershëm brenda gjashtë javësh në Rripin e Gazës dhe për lirimin e të gjithë pengjeve". Projektrezoluta e parë e SHBA-së parashikonte një "armëpushim të përkohshëm" në luftën mes Izraelit dhe militantëve të organizatës palestineze Hamas. Përpunimi i tretë i propozimit pasqyron tani fjalët e fundit të qarta të zëvendëspresidentes së SHBA-së, Kamala Harris.

Që nga fillimi i luftës vitin e kaluar, SHBA si aleate e ngushtë e Izraelit ishin kundër fjalës "armëpushim" dhe vendosi tri herë veton ndaj projekrezolutave përkatëse. Në sfondin e rritjes së numrit të viktimave civile dhe gjendjes emergjente të urisë që kërcënon njerëzit në Rripin e Gazës, SHBA po e rrit tani presionin ndaj Izraelit.

14 anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurisë mund të kërkojnë ndryshime të projektrezolutës. Eshtë e paqartë, kur dhe nëse do të mund të arrihet një votim i saj. Rezolutat e Këshillit të Sigurisë janë të detyrueshme në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Nëse një shtet i prekur e injoron atë, ndaj tij mund të vendosen sanksione.

Hamasi tregohet i gatshëm për bisedime

Hamasi, i klasifikuar nga BE, Gjermania dhe shumë shtete të tjera si organizatë terroriste, sipas të dhënave të veta do të vazhdojë bisedimet me shtetet ndërmjetësuese deri në arritjen e një marrëveshjeje më Izraelin për armëpushim. Qëllimi është të arrihet në një marrëveshje, "që përmbush kërkesat dhe interesat e popullit tonë", deklaron Hamasi. Përfaqësues të SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit ndërkohë janë duke negociuar në Kajro me Hamasin për një armëpushim të përkohshëm. Izraeli ndërkohë nuk merr pjesë me asnjë delegacion në këto bisedime.

Ndërmjetësuesit shpresojnë për dakordësim deri në fillim të muajit të Ramazanit më 10 mars. Eshtë shprehur "fleksibiliteti" i duhur, për të arritur një marrëveshje, e cila parashikon "një ndërprerje të agresionit" në Rripin e Gazës, thotë Hamasi.

Izraeli hedh poshtë armëpushimin e zgjeruar të kërkuar nga Hamasi dhe vazhdon të synojë shkatërrimin e kësaj organizate islamiste. Nga këndvështrimi i Izraelit si rrjedhojë kuadri i një marrëveshjeje është vetëm një armëpushim i përkohshëm në Gazë. Të dyja palët nuk negociojnë direkt me njera-tjetrën, por vetëm me ndërmjetësues.

Sipas vlerësimeve të OKB-së në Rripin e Gazës ndërkohë rreth 2,2 milionë njerëz kërcënohen nga uria – veçanërisht në veri të këtij territori, ku deri tani Ushtria e Izraelit nuk ka lejuar hyrjen e ndihmave. Të martën (05.03.2024) avionë transportues të SHBA-së hodhën mbi Rripin e Gazës ndihma nga ajri me mbi 36.000 racione ushqim, shumica e ndihmave u hohën në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Konflikti i përgjakshëm në Rripin e Gazës nisi më 7 tetor pas sulmit të zgjeruar të Hamasi tndaj Izraelit. Qindra terroristë të Hamasit sulmuan pesë muaj  më parë fshtrat në zonën ku po zhvillohej një festival pop në jug të Izraelit. Ata vranë, sipas të dhënave izraelite, rreth 1160 vetë dhe morën 250 persona peng, duke i rrëmbyer ata drejt Rripit të Gazës përmes tuneleve sekrete.

Si reagim ndaj këtij sulmi të Hamasit, Izraeli u kundërvu në mënyrë masive ushtarakisht. Qëllimi i shpallur i qeverisë së kryeministrit të djathtë konservator, Benjamin Netanjahu është shkatërrimi i Hamasit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, gjatë kësaj periudhe janë vrarë mbi 30.700 palestinezë. Këto të dhëna nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Marrë nga DW

lindja e mesme shba okb

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet