LIVE UPDATES
Bota

Kreu i republikanëve në Senat, mbështet kandidaturën e Trump për President

Ai e bëri këtë përmes një deklarate pasi fitoret e zotit Trump në zgjedhjet paraprake të Super të Martës e sollën ish-presidentin republikan një hap më pranë sigurimit të delegatëve të mjaftueshëm për të marrë emërimin e Partisë Republikane si kandidat i saj për president në zgjedhjet e nëntorit.

7 Mars 2024, 07:50 Nga M.B
Kreu i republikanëve në Senat, mbështet kandidaturën e Trump
US Senate Minority Leader Mitch McConnell

SHBA- Udhëheqësi republikan i Senatit Mitch McConnell njoftoi të mërkurën mbështetjen për ish Presidentin Donald Trump si kandidat të Partisë Republikane për president, një kthesë madhore nga qëndrimi i dikurshëm kur ai fajësoi zotin Trump duke thënë se veprimet e tij më 6 janar ishin “të turpshme". Senatori McConnell është udhëheqësi i fundit i republikanëve në Kongres që deklaron mbështetjen për zotin Trump.

Ai e bëri këtë përmes një deklarate pasi fitoret e zotit Trump në zgjedhjet paraprake të Super të Martës e sollën ish-presidentin republikan një hap më pranë sigurimit të delegatëve të mjaftueshëm për të marrë emërimin e Partisë Republikane si kandidat i saj për president në zgjedhjet e nëntorit. Senatori McConnell dhe ish Presidenti Trump nuk kanë folur me njëri-tjetrin që nga viti 2020, zoti kur McConnell pranoi fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të atij viti. Por së fundmi, ekipet e tyre rifilluan bisedimet për një mbështetje publike të zotit McConnell për kandidaturën e zotit Trump.

“Është shumë e qartë se ish-presidenti Trump ka fituar mbështetjen e nevojshme të votuesve republikanë për të qenë kandidati ynë për President të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në deklaratën e senatorit McConnell.

"Nuk duhet të jetë befasi që si kandidat i partisë sonë, ai do të ketë mbështetjen time", thuhet më tej në deklaratën e zotit McConnell.

Mbështetja e senatorit McConnell, i cili e ka kritikuar zotin Trump duke thënë se ai është "moralisht përgjegjës" për sulmin e mbështetësve të tij ndaj Kapitolit në vitin 2021, i jep një legjitimitet institucional përpjekjes së ish-presidentit për t'u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë. Kjo pason njoftimin javën e kaluar nga zoti McConnell se do të tërhiqet nga pozita e udhëheqësit të republikanëve në Senat, një post që ai e ka mbajtur më gjatë se çdo senator tjetër.

Ish Presidenti Trump deri më tani ka siguruar mbështetjen e shumicës së udhëheqësve republikanë në Kongres, duke përfshirë Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe senatorëve republikanë, që kanë hyrë në garën për të zëvendësuar zotin McConnell. Një tjetër republikane me peshë në Senat, senatorja nga Ajova, Joni Ernst njoftoi mbështetjen e saj për zotin Trump të mërkurën pasi sfiduesja e fundit kryesore e republikanëve, Nikki Haley pezulloi fushatën e saj./ VOA

mitch mcconnell

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës