LIVE UPDATES
Bota

Ndikimi i sanksioneve amerikane ndaj flotës ruse të naftës

Ky ndryshim pasqyron marrëdhëniet e ngushta të SHBA-së me kompanitë e regjistrimit të cisternave nga Liberia dhe nga Ishujt Marshall, të cilat zyrat qendrore nuk i kanë në shtetet e veta përkatëse, por në Virxhinia, vetëm disa kilometra larg Uashingtonit dhe brenda juridiksionit ku zbatimi i sanksioneve amerikane është i detyrueshëm.

7 Mars 2024, 07:47 Nga N.F
Ndikimi i sanksioneve amerikane ndaj flotës ruse të naftës
Foto ilustruese

RUSI- Dhjetëra cisterna nafte të Rusisë, të regjistruara në kompani liberiane dhe në ato të Ishujve Marshall, e kanë ndalur lundrimin në javët e fundit, pasi Shtetet e Bashkuara e zgjeruan zbatimin e sanksioneve ndaj anijeve të lidhura me këto regjistra, sipas të dhënave të transportit dhe intervistave me zyrtarë qeveritarë dhe industrialë.

Ky ndryshim pasqyron marrëdhëniet e ngushta të SHBA-së me kompanitë e regjistrimit të cisternave nga Liberia dhe nga Ishujt Marshall, të cilat zyrat qendrore nuk i kanë në shtetet e veta përkatëse, por në Virxhinia, vetëm disa kilometra larg Uashingtonit dhe brenda juridiksionit ku zbatimi i sanksioneve amerikane është i detyrueshëm.

Si pasojë e përdorimit të madh në të kaluarën të flamujve të vendeve ku ishin regjistruar, cisternat e flotës ruse të naftës mbeten të rrezikuara nga shkelja e sanksioneve edhe nëse ato i ndryshojnë në të ardhmen flamujt duke u regjistruar në vende ku SHBA-ja nuk mund t’i prekë, sipas specialistëve të energjisë dhe sanksioneve.

“Ata e kanë krijuar një përgjegjësi dhe një rrezik afatgjatë”, tha Craig Kennedy nga Universiteti i Harvardit për Studime Ruse dhe Euroaziatike. Anijet komerciale duhet të regjistrohen patjetër, apo të bartin flamur, në një vend të caktuar për t’u siguruar se ato u përmbahen rregullave mjedisore dhe të sigurisë ndërkombëtarisht të njohura.

Reutersi i analizoi të dhënat e transportit të LSEG dhe Lloyd’s List Intelligence, dhe i intervistoi zyrtarët qeveritarë, përfaqësuesit e regjistrave dhe analistët e transportit të mallrave, për të ofruar të dhëna të hollësishme që nuk janë publikuar në të kaluarën për rolin e regjistrimit të anijeve në valën e fundit të sanksioneve amerikane kundër flotës ruse të naftës, si dhe për ndikimin që ato e kanë në transportin e naftës ruse.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, në dhjetor 2022 Grupi i Shtatë shteteve më të industrializuara G7, Bashkimi Evropian dhe Australia e caktuan një çmim tavan prej 60 dollarëve për fuçi për eksportin e naftës ruse, si pjesë e sanksioneve të gjera ekonomike me qëllim për t’ia zvogëluar të hyrat Moskës, pa e penguar furnizimin me energji në botë.

Kjo e ndalon përdorimin e shërbimeve detare të Perëndimit kur cisternat bartin naftë me çmim më të lartë apo më të ulët se çmimi tavan. Një zyrtar amerikan tha, në mënyrë anonime, se kompanitë e regjistrimit nga Liberia dhe Ishujt Marshall cilësohen si shërbime perëndimore.

Prej tetorit, Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj 41 cisternave të naftës për shkak të shkeljes së çmimit tavan rus, 24 prej atyre ishin anije me flamuj liberianë, ndërsa një tjetër po përdorte flamur të Ishujve Marshall.

Pothuajse të gjitha cisternat e tjera ishin regjistruar në Gabon, përfshirë 12 nga 14 cisternat që u sanksionuan më 23 shkurt nga Departamenti i Thesarit. Nga ato cisterna të regjistruara në Gabon – në të cilin ka treguar interes kompania kryesore ruse e transportit, Sovcomflot(SCF) – së paku tri prej tyre bartën flamurin liberian së fundmi, sipas Reuters.

Ato cisterna ishin në mesin e një numri të madh të anijeve nga flota e SCF-së që ishin zhvendosur në Gabon, sipas të dhënave. Deri në fillim të shkurtit, 42 cisterna të flotës së SCF-së prej gjithsej 147 cisternash, kishin kaluar së fundmi në Gabon prej Liberisë dhe Panamasë, kryesisht.

Kompania liberiane e regjistrit i tha Reutersit së fundmi se të gjitha anijeve me flamur liberian, të cilat u sanksionuan së fundmi, do t’u hiqen flamujt liberianë.

“Të gjithë ne po jetojmë në një botë ndryshe tani dhe regjistrat duhet të përshtaten me gjendjen globale në këtë kohë”, tha kompania liberiane e regjistrit.

Ministri i Transportit i Gabonit, Loic Moudouma, tha për Reuters se shumë cisterna janë larguar nga regjistri liberian për të kaluar te ai i Gabonit së fundmi. Por, ai shtoi se Gaboni do t’i çregjistrojë ato, nëse zbulohet se ato përfshihen në veprimtari të jashtëligjshme.

“Nëse ndonjë aleat, apo partner në botë, e kupton se një anije e Gabonit me flamur gabonez kryen veprimtari të jashtëligjshme, krejt çfarë duhet të bëjë është të na e dërgojë një dosje dhe ne do të ndërmarrim hapa për ta larguar flamurin nga ajo anije, qoftë ajo ruse apo e ndonjë vendi tjetër”, tha ai.

Panamaja nuk i është përgjigjur kërkesës së Reutersit për koment. Sanksionet e vendosura deri tani e kanë frikësuar dhe shqetësuar industrinë e përfshirë në tregtinë ruse. Për shembull, shumë nga anijet që nuk janë çregjistruar ende nga regjistri liberian, kanë ngecur, duke ngelur të ankoruara jashtë porteve nëpër gjithë botën, përfshirë në Detin e Zi, sipas të dhënave të transportit.

Sanksionet e Departamentit amerikan të Thesarit mund të kenë ndikim “ngjitës” në cisterna, duke i bindur tregtarët të mos bëjnë biznes me to, sipas Kennedy.

“Në një botë të quajtur dollari i tregtisë së naftës, pse duhet ta rrezikosh një marrëveshje të vlefshme miliona dollarë duke e përdorur një cisternë të bllokuar? Kështu vetëm ndjell telashe për të gjithë të përfshirët e tjerë”, tha ai.

Kalimi në flamur gabonez mund gjithashtu ta shtojë rrezikun në porte për cisternat që bartin naftë ruse. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe u bënë trysni në fund të vitit të kaluar Liberisë, Ishujve Marshall dhe Panamasë, ta rrisin rishikimin e anijeve që bartin flamujt e tyre, për t’u siguruar se ato nuk transportojnë naftë ruse nën çmimin tavan, tha një burim për Reuters.

“Ne po ia bëjmë të vështirë Rusisë ta përdorë flotën e errët, gjë që, në këmbim, do të dërgonte më shumë sasi në flotën e G7-ës, ku ofruesit e shërbimeve janë në përputhje me çmimit tavan”, tha Olga Dimitrescu, një zyrtare nga dega për zbatimin e sanksioneve të Thesarit të Britanisë së Madhe (OFSI).

Zyrtarët amerikanë thonë se cak i tyre janë praktikat e transportit në lidhje me eksportin e naftës ruse nën çmimin tavan të Perëndimit. “Ne jemi shumë të shqetësuar për evazionin, dhe mendoj se kjo është e qartë nga veprimet që i kemi ndërmarrë”, tha Claire McCleskey, një zyrtare nga dega për zbatimin e sanksioneve të Thesarit amerikan (OFAC).

“Ju mund të prisni se ne do të vazhdojmë të ndërmarrim veprime”, shtoi ajo.

Marrë nga REL

rusia sansksione amerikaen nafta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet