LIVE UPDATES
Bota

Dioqeza e Rashkës-Prizrenit: Presim që toka t’i kalojë Manastirit të Deçanit

Një veprim i tillë është justifikuar me “respektimin e sundimit të ligjit në tërë territorin e Kosovës”.

7 Mars 2024, 07:43 Nga M.B
Dioqeza e Rashkës-Prizrenit: Presim që toka t’i kalojë
Manastiri i Deçanit.

KOSOVA- Askush nga institucionet e Kosovës “nuk ka kontaktuar as me Dioqezën e Rashkës-Prizrenit, as me Manastirin e Deçanit”, në lidhje me ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të vitit 2016, për tokën e Manastirit të Deçanit. Kështu thonë për Radion Evropa e Lirë nga Dioqeza e Rashkës-Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, duke theksuar se, prej vitesh, dëgjojnë mesazhet e zyrtarëve më të lartë të Kosovës se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit “nuk është sjellë ligjërisht dhe nuk mund të zbatohet”, andaj “duhet të ketë një dialog kishtar për të”.

Paraprakisht, Radio Evropa e Lirë mësoi se Qeveria e Kosovës është duke pritur nga Komuna e Deçanit që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin kërkohet që manastirit mesjetar ortodoks t’i kthehen 24 hektarë tokë dhe pyll - gjë të cilën komuna ka refuzuar ta bëjë deri më tani. Po ashtu, sipas informacioneve të REL-it, Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti është duke biseduar për zbatimin e këtij vendimi me autoritetet lokale në Deçan dhe aktorët tjerë relevantë, në prag të seancës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Një veprim i tillë është justifikuar me “respektimin e sundimit të ligjit në tërë territorin e Kosovës”. Megjithatë, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i tha Radios Evropa e Lirë se deklaratat e tij për këtë çështje janë publike dhe se nuk dëshiron të shtojë asgjë më shumë. I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Qeveria e Kosovës kërkon zbatimin e vendimit, ai tha se “nuk beson se Qeveria do ta kërkojë një gjë të tillë”. Nga Dioqeza e Rashkës-Prizrenit thonë se rasti i regjistrimit të tokës në kadastër është bartur vazhdimisht nga niveli komunal në atë qendror dhe anasjelltas, dhe kështu “është shmangur ekzekutimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese tash e tetë vjet”.

“Prandaj, presim që institucionet e Kosovës, më në fund, ta kryejnë punën e tyre në përputhje me ligjin, ta regjistrojnë tokën tonë në kadastër dhe t’i lëshojnë manastirit një vërtetim pronësie, në përputhje me vendimin e Gjykatës. Besojmë se ky do të ishte një hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit”, thuhet në përgjigje.

Shtohet, po ashtu, se Kisha Ortodokse Serbe ka qenë gjithmonë e gatshme “për dialog, me qëllim të përmirësimit të jetesës dhe zgjidhjes së çështjeve praktike”. Autoritetet lokale në Deçan refuzojnë që t’i regjistrojnë në kadastër të Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë dhe pyll, për shkak se besojnë se kjo pronë është e ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe se nuk ka qenë kurrë e Manastirit. Ata, gjithashtu, vlerësojnë se Gjykata Kushtetuese e ka “legalizuar” vendimin e ish-presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, të vitit 1997, me të cilin ai ka vendosur që t'ia dhurojë këtë pronë Manastirit të Deçanit.

Deri më tash, këtë qëndrim të pushtetit lokal e kanë përkrahur edhe zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani. Por, nga Manastiri i Deçanit thonë se një qëndrim i tillë i zyrtarëve kosovarë kërcënon sigurinë e Manastirit, sepse publikut i prezantohet “sikurse vetë Manastiri ia ka marrë tokën dikujt tjetër”. Ata shpjegojnë se në vitin 1997 atyre i janë kthyer 24 nga gjithsej 700 hektarët tokë, e cila u është marrë nga pushteti komunist i Jugosllavisë, në vitin 1946. Vendet e QUINT-it - SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia - kanë thënë në maj të vitit 2023 se shtyrja e mëtejshme e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit, mund të ndikojë në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës./ REL

manastiri i deçanit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj