LIVE UPDATES
Bota

Lindja e Mesme e shkatërruar nga luftimet/ DW: Cilat janë qëllimet e Turqisë në luftën civile në Siri?

Në Lindjen e Mesme të shkatërruar nga luftimet, së fundi është rindezur edhe lufta civile në Siri, e cila zgjat prej më shumë se një dekade. Çfarë roli po luan Turqia?

6 Dhjetor 2024, 09:21 Nga r.ll
Lindja e Mesme e shkatërruar nga luftimet/ DW: Cilat janë
foto ilustruese

SIRI- Lajmi i rindezjes së luftës civile në Siri nuk i habiti qytetarët e Turqisë. Gjatë dy muajve të fundit, presidenti turk Erdogan dhe bashkëpunëtori i tij i koalicionit, nga e djathta nacionaliste ekstreme Devlet Bahceli, nuk kanë folur thuajse për asgjë tjetër përveç ndërrimit të pushtetit në Lindjen e Mesme dhe pasojat negative që do të sillte për Turqinë.

Ata pretendojnë se ndryshimet rajonale mund të jenë në favor të kurdëve në Siri që kanë pasur nën kontroll verilindjen e Rojavës, rajon gjithashtu i njohur si Administrata e Pavarur e Veriut dhe Lindjes të Sirisë (AANES), që prej nisjes së luftës civile në vitin 2011. Ky fakt ka qenë një “gjemb” i vazhdueshëm për Ankaranë. 

Qeveria turke është gjithashtu e shqetësuar për një tjetër zhvillim në rajon: aletatët e presidentit sirian Bashar al Assad, Hezbollahu dhe Irani janë dobësuar pas një viti sulmesh ndaj Izarelit, dhe mbrojtësi i Assadit, Rusia, është investuar gjithmonë e më shumë në pushtimin e Ukrainës. Rusia vijon t’i ketë në përdorim bazat ushtarake në Siri, por eksperti i sigurisë në Stamboll, Burak Yildirim, thotë se Moska ka tashmë në përdorim vetëm 13 avionë luftarakë të pozicionuar në Siri. Aktualisht funksionalë janë vetëm 7 prej tyre, ndërsa para nisjes së sulmeve ndaj Kievit kishin 50 të tillë.

Gjithashtu, këtu shtohen edhe deklaratat e Shteteve të Bashkuara, që po rishohin pozicionin e tyre në rajon. Por mbetet gjithsesi e paqartë se si do të shkojnë punët nën qeverisjen e presidentit Donald Trump. Në pikëpyetje mbeten ende fakti nëse ai do t’i tërheqë trupat amerikane nga Siria dhe Iraku dhe çfarë pasojash do të sillte ky vendim.

“Dritare mundësie” për rebelët sirianë

Rebelët sirianë e vlerësuan situatën si një “dritare mundësie”, duke nisur një sulm të përmasave të mëdha kundër Assadit dhe trupave të tij në datën 27 nëntor. Operacioni ishte i suksesshëm dhe ata rimorën brenda pak ditësh Aleppon, qytetin e dytë më të madh sirian. Tashmë fushata e tyre po përhapet edhe në qytetet aty pranë. Operacionin po e drejton grupi Islamist i zonës “Hayat Tahrir al-Sham (HTS), i cili në të shkuarën bashkëpunonte me Al-Kaedan. Shtetet e Bashkuara e shpallën atë organizatë terroriste në vitin 2018. 

Analistët thonë se Ankaraja me shumë mundësi ishte informuar rreth këtij operacioni kohë përpara se ai të niste. “Pa dakordësinë e Ankarasë ose pa mbështetjen e saj, nuk do të kishte as më të voglin shans që grupi HTS të luftonte kundër Assadit” - tha në një intervistë për median shtetërore gjermane “Deutschlandfunk” eksperti i Lindjes së Mesme. Michael Lüders.

“Jo vetëm që s’ka asnjë dyshim që Ankaraja ishte në dijeni të sulmit, por madje ajo dha edhe mbështetje ushtarake. Sigurisht që rebelët kishin nevojë për armatimin e duhur. Duke parë edhe pozicionin gjeografik, ata mund t’i merrnin armë vetëm nga Turqia”. Rajoni veriperëndimor i Idlib-it, aty prej nga nisi sulmi, është hermetikisht i izoluar.

Qëllimi i Ankarasë është të mposhtë kurdët

Kur nisi lufta civile në Siri, Ankaraja u rreshtua përkrah rebelëve, duke prishur kështu të gjitha lidhjet diplomatike me Damaskun. Së fundi, presidenti Erdogan është përpjekur të rilidhë fijet diplomatike por Assad e refuzoi këtë ofertë, duke thënë se situata nuk do të normalizohej derisa trupat turke të tërhiqeshin nga veriu i Sirisë.

Por Turqia nuk ka vullnetin për t’i tërhequr trupat e saj nga e ashtuquajtura “zonë sigurie” në Sirinë veriore, të cilën Turqia e kontrollon përmes ndihmës së Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA), grup Islamist ushtarak i mbështetur nga Ankaraja.

Qëllimi përfundimtar i Turqisë është të mundë Administratën Autonome Kurde të Sirisë së Veriut dhe Lindjes, e cila kontrollohet nga Partia e Bashkimit Demokrat (PYD), zgjatim i Partisë së Punëtorëve Kurde.

Aktualisht, dy grupet më të fuqishme që veprojnë në rajon janë HTS dhe SNA. Ky i fundit, sipas ekspertit turk të Lindjes së Mesme Erhan Kelesoglu, nisi menjëherë sulmin kundrejt kurdëve sapo Aleppo u rimor.

Ankaraja mohon çdo përfshirje të mundshme në Siri. Ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, tha se Turqia nuk do t’i mbështeste kurrë veprime të cilat do të shkaktonin një tjetër valë refugjatësh. Që nga nisja e luftës civile, Turqia ka pranuar rreth 3.5 milionë refugjatë sirianë, të cilët “ua prishën humorin” turqve në kohën kur nisi kriza e rëndë ekonomike.

Migracioni ka luajtur një rol madhor në zgjedhet e fundit parlamentare dhe vendore në Turqi, duke e vënë nën presion presidentin Erdogan për të vepruar. Erdogan e ka bërë të qartë se do të donte të kthente mbrapsht në Siri shumë prej këtyre refugjatëve. Ata mund të rivendosen në zonën neutral të Sirisë veriore. Së fundi, presidenti turk përsëriti qëllimin e tij për mbajtjen nën kontroll të një rripi prej 30-40 kilometrash në kufi me Sirinë.

Sa kontroll ka Ankaraja mbi SNA-në?

Por a do të ishte i gatshëm Erdogan për të bashkëpunuar me xhihadistët? Sipas Burak Yildirim, SNA është pikërisht investimi i Turqisë në zonë.

“Në pjesën më të madhe, operacionet po shkojnë sipas planeve të Turqisë” – thotë ai, teksa thekson se nuk ka asnjë përplasje mes kryengritësve. “HTS dhe SNA duan të shohin Asadin të rrëzohet nga froni”. Ai shton se të dyja grupet mund ta ndajnë rajonin mes tyre.

Fundjavën e shkuar, islamistët aleatë të Turqisë kanë raportuar për aksione të suksesshme përballë kurdëve. Për shembull SNA pretendon se ka marrë nën kontroll zonën përreth Tell Rifaat dhe po planifikojnë sulme të tjera në qytetet kurde.

Megjithatë, sipas ekspertit të Lindjes së Mesme Kelesoglu, edhe pse qeveria turke po mbështet ushtarakisht sulmet aktuale, po përpiqet të shmangë konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë, Iranin dhe regjimin e Asadit. Por së pari, thotë ai, Ankaraja do të presë dhe shohë se sa larg mund të shkojnë aleatët e saj në përballjen me kurdët dhe sa territor mund të zaptojnë.

Ushtria turke ndërmori veprime ushtarake madhore në rajon në vitin 2016 dhe që atëherë vijon bombardimet në zonat e kontrolluara nga kurdët. Ushtarët turq janë aktualisht të pozicionuar në Jarabulus, al-Bab, A'zaz, Tell Abyad dhe në fortesën e rebelëve, në Idlib.

Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si “Human Rights Watch” (HRW) thonë se Ankaraja po bën krime lufte. Në një raport të publikuar në marsin e këtij viti, HRW pretendoi se Ankaraja është përgjegjëse për pengmarrje, plaçkitje, tortura dhe dhunë seksuale. Në raport u theksua se Turqia është fajotre për sulme të rënda dhe krime lufte, të shkaktuara si nga trupat e saj ushtarake ashtu edhe nga grupet e armatosura vendase që veprojnë në zonat e pushtuara nga Turqia në Sirinë veriore./DW

lufta civile ne siri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet