LIVE UPDATES
Bota

Lindja e Mesme e përçarë rreth zgjedhjes së Presidentit Trump

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përgëzoi të mërkurën Presidentin Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale amerikane

6 Nëntor 2024, 17:43 Nga E. D
Lindja e Mesme e përçarë rreth zgjedhjes së Presidentit
Benjamin Netanyahu

SHBA- Njëri nga premtimet kryesore të Presidentit të sapo zgjedhur amerikan Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore ishte se ai do t’i jepte menjëherë fund luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit e Hezbollahut, dy grupeve militante që mbështeten nga Irani. Sot, zgjedhja e tij në Shtëpinë e Bardhë u përshëndet nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu si një “rikthim historik” ndërkohë që në Iran, monedha zyrtare pësoi rënien më të madhe historike, duke paralajmëruar sfida të reja për Teheranin. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përgëzoi të mërkurën Presidentin Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale amerikane.

“Urime për rikthimin më të madh historik! Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë është një fillimi i ri për Amerikën dhe për një angazhim rishtas i fuqishëm për aleancën e ngushtë ndërmjet Izraelit dhe Amerikës. Kjo është një fitore e madhe!” deklaroi Kryeministri Netanyahu.

Ndërkohë sulmet izraelite ndaj grupeve militante Hamas dhe Hezbollah vazhduan në Liban dhe Gazë krahas njoftimeve për 30 viktima në qytetin Barja, vetëm një ditë pasi kryeministri izraelit shkarkoi ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant duke iu referuar mospajtimeve mes tyre rreth menaxhimit të luftës në këto dy fronte.

Kryeministri izraelit dhe Presidenti Trump kishin një marrëdhënie të afërt gjatë mandatit të kaluar të ish presidentit, por marrëdhëniet u acaruan kur Netanyahu përgëzoi Presidentin Biden për fitoren në zgjedhjet e vitit 2020. Gjatë mandatit të parë, Presidenti Trump u përpoq ta ribëjë Lindjen e Mesme duke pajtuar Izraelin dhe Arabinë Saudite dhe tani të gjithë janë në pritje të shohin se cilat do të jenë ndërhyrjet e tij në konfliktet e tanishme rajonale.

Izraelitët u bën jehonë urimeve të kryeministrit Netanyahu.

“Sot festojmë fitoren e zotit Trump. Është fitore për popullin amerikan dhe për popullin izraelit... I urojmë fat, e duam dhe e përgëzojmë”, thotë Ester Hadas, banore e Tel Avivit.

Udhëheqësit palestinezë ende nuk kanë reaguar për fitoren e zotit Trump.

Në Bregun Perëndimor, palestinezët shprehën dëshpërimi për zgjedhjen e Presidentit Trump.

“Fitorja e Trumpit për një mandat të dytë është tregues se gjakderdhja do të vazhdojë dhe shenjë se politika amerikane nuk ka ndryshuar – do të vazhdojë të mbështesë Izraelin”, thotë banori i Ramallahut, Naim Fawzi.

Në Iran, zgjedhja e Presidentit Trump ndikoi në rënien më të madhe të vlerës së valutës iraniane, një sinjal i sfidave të reja me të cilat do të përballet ekonomia e këtij vendi që ballafaqohet me sanksione ndërkombëtare për shkak të programit bërthamor. Marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë të tensionuara ndër vite, por ato u përshkallëzuan pas tërheqjes së zotit Trump gjatë mandatit të tij të parë presidencial, nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Qeveria iraniane ka bërë përpjekje të minimizojë ndikimin që zgjedhja e zotit Trump do të ketë për Teheranin.

“Zgjedhja e presidentit amerikan nuk ka ndonjë ndikim të veçantë tek ne. Vijat kryesore politike të Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Islamike janë statike dhe nuk do të ndryshojnë shumë me ndryshimet e njerëzve në pushtet. Kemi bërë përgatitjet e nevojshme paraprakisht”, tha zëdhënësja e qeverisë iraniane, Fatemeh Mohajerani.

Por iranianët në rrugët e Teheranit shprehën shqetësimet e tyre.

“Trumpi do t’i intensifikojë sanksionet 100 për qind. Gjërat që nuk janë në favorin tonë do të përkeqësohen. Gjendja jonë ekonomike dhe sociale gjithsesi do të përkeqësohet”, tha studenti 22 vjeçar Amir Aghaeian.

Irani dhe Izraeli janë angazhuar në sulme të drejtpërdrejta ndaj njëri-tjetrit në muajt e fundit. Irani ka sulmuar me raketa balistike Izraelin dy herë, ndërkohë që Izraeli së fundmi sulmoi infrastrukturën të prodhimit të raketave balistike dhe dronëve në brendësi të Iranit.

Irani ka kërcënuar se do të hakmerret ndaj Izraelit, ku trupat amerikane tani kanë vendosur një sistem të sofistikuar të mbrojtjes nga raketat./VOA

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj