Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shtëpia e Bardhë po shqyrton dërgimin e sistemeve të raketave Patriot në Ukrainë për të luftuar agresionin rus, një nga çështjet kritike që kërkojnë zgjidhje këtë fund viti; Ambasadorja ukrainase në Shtetet e Bashkuara tha se mbështetja është jetike.
SHBA- Ligjvënësit amerikanë përballen këtë javë me një afat të ngutshëm për të miratuar një projektligj masiv për financimin e qeverisë federale deri shtatorin e ardhshëm. Përmasat dhe zërat e buxhetit ushtarak amerikan dhe një raund i ri ndihme për konfliktin në Ukrainë janë gjithashtu ndër pikat që po negociohen. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson njofton nga Kongresi.
Shtëpia e Bardhë po shqyrton dërgimin e sistemeve të raketave Patriot në Ukrainë për të luftuar agresionin rus, një nga çështjet kritike që kërkojnë zgjidhje këtë fund viti; Ambasadorja ukrainase në Shtetet e Bashkuara tha se mbështetja është jetike.
“Rusia ka ndërmarr një sulm masiv mbi infrastrukturën civile; 50% e energjisë shkatërrohet nga bombardimet. Ne duhet ta ndalojmë këtë dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është rritja e mbrojtjes ajrore kudo në Ukrainë”, tha ambasadorja për programin This Week në kanalin ABC.
Ligjvënësit amerikanë po nxitojnë gjithashtu për të përfunduar deri në fund të vitit një paketë ligjore që financon qeverinë për vitin aktual fiskal. Por ata nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje për reformën e imigracionit ndërkohë që urdhëri ekzekutiv i kohës së COVID-it, që kufizon imigracionin, skadon të mërkurën.
Vendimi duhet të zgjatet derisa të bëjmë një reformë reale të sistemit të imigracionit", tha senatori demokrat Joe Manchin.
Republikanët paralajmërojnë se heqja e kufizimeve të imigracionit mund të shkaktojë një krizë në kufi. Një ligjvënës nga Teksasi tha në programin "Face the Nation" të kanalit CBS se situata është e nderë.
“Është një stuhi emigrantësh dhe të gjithë janë të prekur”, tha ligjvënësi republikan Tony Gonzalez.
Gjithashtu komisioni që po heton sulmin e 6 janarit të vitit 2021 në Kongresin amerikan do të publikojë raportin e tij përfundimtar këtë javë. Anëtari i komisionit Adam Schiff tha për kanalin CNN se pritet të ngrihen aktakuza.
“Mendoj se ka prova se Donald Trumpi ka kryer vepra penale në lidhje me përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet. Duke e parë çështjen si një ish-prokuror, mendoj se ka prova të mjaftueshme për të ngritur akuza ndaj presidentit”.
Kongresit i kanë mbetur vetëm pesë ditë pune këtë vit. Në janar, një Kongres i ri do të betohet - me republikanët që do të marrin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve./VOA/
Policia e Kosoves KOSOVË- Policia e Kosovës ka dhënë një njoftim lidhur me situatën e krijuar nga bllokimi i rrugëve nga...
COP15 KANADA- Kombet kanë rënë dakord të mbrojnë një të tretën e planetit për natyrën deri në vitin ...
Gjukanovic MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç ka nënshkruar ndryshimet e reja të miratuara në Ligjin për Pr...
Ambasada e SHBA në Maqedoninë e Veriut SHKUP- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar në lidhje me alarmet fa...
Barrikadat KOSOVË- Një ekip i televizionit Klan Kosova është sulmuar me gurë nga disa persona me maska tek barrikada afër fs...
Bislimi KOSOVË- Zëvendëskryeministëri i Kosovës, njëkohësisht dhe kryenegociatori i dialogut mes Kosovës dhe Serbis...
Zakharova RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë Maria Zakharova tha se në vend të n...
Foto ilustruese AFGANISTAN- Afganistani ka nisur më 19 dhjetor një fushatë në shkallë të gjerë të vaksinimit, q&eum...
foto ilustruese SHBA- Kur Igor Ponochevny vizatoi karikaturën e tij të parë politike, ai jetonte në Rusi dhe punonte në një b...
Gjini dhe Kusari-Lila KOSOVË- Ditën e sotme mediat zviceriane kanë raportuar se Kosova dhe Serbia kanë mbajtur dhe po mbajnë ...