LIVE UPDATES
Bota

Ligji i ashpër i Teksasit kundër abortit dhe paqartësitë mbi përjashtimet

Pasi Gjykata e Lartë në vitin 2022 rrëzoi mbrojtjen kushtetuese që gëzonte e drejta për abort, duke përmbysur vendimin historik të ashtuquajtur ‘Roe kundër Wade’, Teksasi miratoi një ndalim pothuajse total të abortit në këtë shtet.

7 Janar 2024, 08:32 Nga r.ll
Ligji i ashpër i Teksasit kundër abortit dhe paqartësitë mbi
kate cox

TEKSAS- Gratë që kërkojnë abort në shtetin e Teksasit po përballen me opinione juridike kontradiktore, se kush kualifikohet për të kryer një të tillë sipas ligjit, bazuar në arsye mjekësore. Po kështu në disa raste ka paqartësi dhe mbi atë se çfarë shërbimesh ofrojnë disa klinika. Pasi Gjykata e Lartë në vitin 2022 rrëzoi mbrojtjen kushtetuese që gëzonte e drejta për abort, duke përmbysur vendimin historik të ashtuquajtur ‘Roe kundër Wade’, Teksasi miratoi një ndalim pothuajse total të abortit në këtë shtet.

Kur Kate Cox, një nënë nga Teksasi mësoi se fetusi i saj kishte një anomali fatale, ajo ngriti një padi për të siguruar një mundësi për të abortuar, nisur nga arsye mjekësore. Por Gjykata e Lartë e Teksasit vendosi se ajo nuk kualifikohej për përjashtim, duke shtuar paqartësitë mbi këtë çështje.

Autumn Keizer zëdhënëse e ‘Planned Parenthood’, (Planifikimit Familjar) një organizate jofitimprurës e kujdesit shëndetësor riprodhues dhe seksual, thotë se ligjet e Teksasit janë të paqarta, veçanërisht për mjekët, të cilët mund të përballen me 99 vjet burg nëse nuk e zbatojnë atë.

“Ligjet në Teksas, tani për tani, nuk kanë si qëllim individin që kërkon shërbime aborti. Pasojat janë për ata që ofrojnë këto shërbime dhe njerëzit që ndihmojnë ata që kërkojnë të kryejnë abort”, thotë ajo.

Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit Ken Paxton nuk iu përgjigj kërkesave për koment të Zërit të Amerikës mbi ligjin e këtij shteti mbi abortin. Zonja Keizer thotë se shumë nga klinikat që ofrojnë shërbime të kujdesit shëndetësor në Teksas kanë frikë të flasin për këtë çështje. Shtetet filluan të bëjnë ligjet e tyre pasi Gjykata e Lartë hodhi poshtë mburojën kushtetuese që kishte e drejta për abort, me një vendim të vitit 2022.

Zonja Cox u detyrua të shkojë në një tjetër shtet për të kryer abort. Zonja Keizer thotë se paqartësitë në Teksas i shtojnë ato që quhen "qendrat e shtatzënisë apo krizës", gjithsej 200 të tilla.

Shoqata Mjekësore Amerikane i përshkruan ato si "organizata që gjurmojnë gratë me shtatzani të paplanifikuara, e që mund të mendojnë për të kryer abort". Drejtori Ekzekutiv i qendrës Aleanca për Jetën, Joe Pojman thotë se gratë mund të përfitojnë shumë prej këtyre qendrave.

“Qëllimi ynë është të krijojmë një shoqëri të tillë që asnjë grua të mos mendonte që të kryente abort. Qe asnjë të mos ndihej se nuk ka alternativa. Ne ofrojmë alternativa të gjera”, thotë ai.

“Ne u nënshkruajmë dokumentin që vërteton se janë shtatzënë dhe i ndjekim në procesin e sigurimit shëndetësor përmes shtetit. Hapi tjetër që ne i ofrojmë dikujt është një ekografi që vërteton se brenda mitrës ndodhet një fëmijë", thotë ajo.

Por disa klientë të këtyre qendrave përdorën platformën Yelp në internet, për të shkruar se kishin zgjedhur gabimisht shërbimet e këtyre qendrave duke menduar se ofronin shërbime për abort.

Prej atij momenti, në reklamimin që u bën këtyre qendrave Yelp shtoi dhe një nënshkrim ku thuhej se qendrat e shtatzënisë apo krizës, nuk ofrojnë aborte apo rekormandime për klinika aborti.

Pas kësaj shteti i Teksasit paditi kompaninë Yelp lidhur me atë që prokurori i përgjithshëm e cilësoi "një përshkrim të rremë dhe të pasaktë". Nga ana tjetër Yelp-i ngriti një padi ndaj shtetit të Teksasit lidhur me atë që kompania e konsideron si shkelje të së drejtës për t’u shprehur.

Ndërkohë zonja Cox dhe më shumë se 20 gra janë pjesë e një procesi gjyqësor në vazhdim që sfidon ligjet e shtetit për abortin për shtatzënitë komplekse. Zonja Keizer e organizatës për Planifikim Familjar thotë se asnjë nga këto nuk është befasuese.

“Këto padi të thyejnë zemrën, janë diçka e tmerrshme e tragjike dhe rezultat i qartë i asaj që ndodh, kur mjekët ndalohen të bëjnë punën e tyre”, thotë ajo.

Ajo shton se në kushtet e një gjendje të rëndë të kujdesit prenatal në Teksas si dhe përpjekjeve të shtetit për të eliminuar financimin për shoqatat e planifikimit familjar, e vërteta është se qendrat burimore të shtatzënisë apo të krizës si njihen, mund të jenë opsioni i vetëm i kujdesit shëndetësor për gratë në Teksas.

“Kur je në një situatë si kjo në të cilën ndodhemi ne në Teksas, pa burime, pa mundësi kujdesi shëndetësor, e shumë kilometra larg nga një klinikë e respektuar apo e besuar e kujdesit shëndetësor, që unë t’u them: “mos shkoni tek këto qendra është një vendim i vështirë për t’u marrë”, thotë ajo./VOA

ligji i abortit ne teksas

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë