LIVE UPDATES
Bota

Liderët e BE-së: Të mos ketë masa vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj Serbisë

Udhëheqësit e shteteve anëtare kanë kërkuar shtensionim të menjëhershëm të situatës në Kosovë dhe kanë paralajmëruar pasoja negative nëse kjo nuk do të ndodhë. Burime të KOHËS kanë thënë se këta liderë kanë theksuar se s’mund të paralajmërojnë apo të ndërmarrin masa vetëm ndaj Kosovës e jo edhe ndaj Serbisë.

1 Korrik 2023, 12:39 Nga a.l
Liderët e BE-së: Të mos ketë masa vetëm ndaj
Foto ilustruese

Burime të KOHËS kanë thënë se liderë të disa vendeve anëtare të BE-së kanë theksuar gjatë samitit të Brukselit se, për situatën në veri, s’mund të paralajmërohen apo të ndërmerren masa vetëm ndaj Kosovës, e jo edhe ndaj Serbisë. Qëndrim të këtillë kanë shprehur hapur kryeministri i Kroacisë dhe ai i Sllovenisë. E në fund të samitit, janë miratuar konkluzionet, në mesin e të cilave edhe ato që kërkojnë shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri dhe që paralajmërojnë pasoja negative nëse kjo nuk do të ndodhëQasje më e balancuar ndaj Kosovës dhe Serbisë për çështjen e veriut është kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE), prej disa udhëheqësve të vendeve anëtare, në samitin e liderëve që ka përfunduar të premten në Bruksel.

Udhëheqësit e shteteve anëtare kanë kërkuar shtensionim të menjëhershëm të situatës në Kosovë dhe kanë paralajmëruar pasoja negative nëse kjo nuk do të ndodhë. Burime të KOHËS kanë thënë se këta liderë kanë theksuar se s’mund të paralajmërojnë apo të ndërmarrin masa vetëm ndaj Kosovës e jo edhe ndaj Serbisë.

Sipas këtyre burimeve, disa shtete kanë thënë se pajtohen se mund të fajësohet pak më shumë pala kosovare, meqë në kundërshtim me sugjerimet e të gjithë ndërkombëtarëve dërgoi në ndërtesat komunale në veri kryetarët e zgjedhur nga një proces elektoral që u bojkotua nga serbët. Por, për shumë pjesë të tjera, sipas tyre, fajin e ka pala serbe.

Një qasje të këtillë e kanë shprehur hapur edhe kryeministrat e dy vendeve të vetme të rajonit që janë anëtare të BE-së, Kroacisë dhe Sllovenisë.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka theksuar se deeskalimi nuk mund të bëhet vetëm nga njëra palë.

“Ne pamë se si, në çfarë mënyre dhe kush i sulmoi ushtarët e KFOR-it dhe pjesëtarët e EULEX-it. Stabilizim, po. Pjesëmarrje në zgjedhje, po. Bisedime me të dyja palët, po. Respektim i marrëveshjes, po. Dhe, krijimi i parakushteve për normalizimin e marrëdhënieve, po. Mesazhi është: një qasje e balancuar. Jo presion mbi njërën nga palët”, ka thënë kryeministri Plenkoviç. 

Në këtë frymë ka folur edhe kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob.

“Asnjëherë nuk ka vetëm një fajtor, edhe pse në një moment të caktuar mund të duket kështu”, ka thënë kryeministri Golob.

Në prag të samitit, në Komisionin Evropian u paralajmërua se do të ndërmerren një numër masash kundër Kosovës, e të cilat do të komunikohen brenda javës.

Drejtori i përgjithshëm për zgjerim i Komisionit Evropian, Jan Koopman, theksoi se situata është brengosëse dhe autoritetet e Kosovës nuk u janë përgjigjur kërkesave të BE-së.

“Fatkeqësisht, Komisioni Evropian sigurisht që do të ndërmarrë një numër masash që do të komunikohen pak më vonë në këtë javë dhe ato do të përfshijnë pezullimin e punës në kuptimin e organeve të Stabilizim-Asociim dhe do të pezullojmë programin e fondeve për Kosovën, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor, e cila nuk do të procedohet në këtë moment. Mbështetja e vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimi i kontratave, po ashtu, do të pezullohen. Ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe po ashtu do të pezullohen”, ka thënë ai. 

Koopman foli për masat, derisa së bashku me Lajçakun mori pjesë në një debat në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian. Ai tha se këto masa “nuk janë marrë me lehtësi” dhe se ato janë të kthyeshme në rast se merren hapat e duhur drejt shtensionimit të situatës.

E gjatë samitit që përmbylli punimet të premten, liderët e vendeve anëtare të bllokut kërkuan shtensionim të menjëhershëm të situatës në Kosovë dhe paralajmëruan pasoja negative nëse nuk bëhet një gjë e tillë.

Thirrjen e bënë nëpërmjet konkluzioneve që i miratuan në fund të samitit dyditor.

“Këshilli Evropian dënon incidentet e fundit të dhunshme në veri të Kosovës dhe bën thirrje për një shtensionim të menjëhershëm të situatës, bazuar në elementet kyçe që Bashkimi Evropian i ka theksuar tashmë më 3 qershor 2023. Palët duhet të krijojnë kushte për zgjedhjet e parakohshme në të katër komunat e veriut të Kosovës. Dështimi i shtensionimit të tensioneve do të ketë pasoja negative”, është përmbajtja e paragrafit të konkluzioneve të miratuara, e që i kushtohet situatës së krijuar në veri dhe tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në to përfshihet edhe kërkesa për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Edhe pse konkluzionet u përgatitën me kohë dhe nuk u kontestua përmbajtja e tyre, miratimi ishte i pasigurt deri në momentin e fundit, sepse ishte një paketë konkluzionesh me të gjitha temat që ishin në rend dite gjatë dy ditëve sa u zhvillua samiti.

Në këtë samit, përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së, Josep Borrell, ua prezantoi liderëve të vendeve anëtare një raport mbi situatën në veri dhe tensionet mes Kosovës e Serbisë. Para takimit, ai shkroi në Twitter, se do të flasë, mes tjerash, edhe për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Në këtë zonë të banuar me shumicë serbe, banorët lokalë protestojnë qysh në fund të majit kundër kryetarëve shqiptarë të komunave. Tensionet kanë kulmuar edhe në përleshje të dhunshme midis protestuesve serbë dhe ushtarëve të misionit të NATO-s, KFOR. Ka pasur, po ashtu, raporte për sulme me granata dore dhe mjete të tjera. Kosova dhe Serbia kanë fajësuar njëra-tjetrën për situatën e krijuar.

E në konkluzionet e samitit është bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme në të katër komunat në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin-Potok dhe Leposaviç.

Marrë nga KOHA DITORE

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje