LIVE UPDATES
Bota

Liberalizimi i vizave, REL zbardh propozimin: Hyn në fuqi jo më vonë se në dhjetor 2023, Kosova ka bërë përparime

Por, nëse ky sistem nuk do të jetë i gatshëm apo nuk do të nisë që të zbatohet, atëherë liberalizimi i vizave gjithsesi do të nisë më së voni më 1 dhjetor të vitit 2023. Diplomatët e BE-së e konsiderojnë këtë gjë si të rëndësishme për Kosovën pasi në këtë mënyrë, sipas tyre, shmanget mundësia që Kosova të presë për liberalizim në rast të moshyrjes në fuqi të ETIAS-it.

12 Nëntor 2022, 20:48 Nga DOSJA
Liberalizimi i vizave, REL zbardh propozimin: Hyn në fuqi jo më
Foto Ilustruese

BRUKSEL- Presidenca çeke e Bashkimit Evropian ka hartuar një vendim të ri për liberalizimin e vizave për Kosovën, ku thuhet se nisja e zbatimit të liberalizimit të vizave do të ndodhë në të njëjtën kohë me atë të sistemit ETIAS, por jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023. Vendimi i ri, në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, është formalizuar pas takimit të përfaqësuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në grupin punues për vizat në Këshillin e BE-së, takim që u mbajt të enjten.

Ky propozim është një kompromis mes kërkesës së Francës që hyrja në fuqi të lidhet me funksionalizimin e Sistemit Evropian të Informimit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), edhe pse shumica e shteteve anëtare kanë kërkuar që këto dy tema të mos lidhen, ose së paku të ketë një datë të prerë se kur qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

“Heqja e vizave do të vlejë vetëm për bartësit e pasaportave biometrike të lëshuara në përputhje me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil [ICAO] dhe nuk do të zbatohet deri në nisjen efektive të operimit të ETIAS, por në çdo rast jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”, thuhet në draftin e fundit të tekstit të propozimit nga Presidenca çeke dhe Këshilli i BE-së sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Sipas diplomatëve të BE-së kjo do të thotë se liberalizimi mund të nisë më 1 nëntor 2023, në rast se në atë datë nis edhe funksionimi i ETIAS-it. Por, nëse ky sistem nuk do të jetë i gatshëm apo nuk do të nisë që të zbatohet, atëherë liberalizimi i vizave gjithsesi do të nisë më së voni më 1 dhjetor të vitit 2023. Diplomatët e BE-së e konsiderojnë këtë gjë si të rëndësishme për Kosovën pasi në këtë mënyrë, sipas tyre, shmanget mundësia që Kosova të presë për liberalizim në rast të moshyrjes në fuqi të ETIAS-it. Funksionalizimi i këtij sistemi është shtyrë disa herë edhe pse ai teknikisht ka qenë gati. Afati i ri i nisjes së zbatimit të ETIAS-it është 1 nëntori i vitit 2023, por nuk ka garanci se kjo në të vërtetë do të ndodhë.

Tani, propozimi çek është në të ashtuquajturën “procedurë të heshtur” në grupin punues për vizat në Këshillin e BE-së. Nëse asnjë vend nuk do të ketë vërejtje deri më 16 nëntor, atëherë vendimi do të kalojë për miratim në nivel më të lartë, atë të ambasadorëve të shteteve anëtare në trupin e quajtur Coreper. Në këtë trup, çështja e vizave mund të vihet në rend dite më 23 nëntor. Nëse kalon në këtë trup, atëherë çështja mund të dërgohet për negociata në Parlamentin Evropian. Synimi është që deri në fund të vitit të merret një vendim për liberalizimin e vizave dhe të caktohet data e hyrjes në fuqi së bashku me ETIAS-in, apo më së voni deri më 1 dhjetor të vitit 2023.

Liberalizimi i vizave në këtë rast do të paraqitej si një prej sukseseve më të mëdha të BE-së në raport me zgjerimin dhe me rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe kjo çështje mund të përfshihet edhe në deklaratën e përbashkët që do të mund të miratohej në samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë të Shqipërisë. Në propozimin e fundit të Presidencës çeke kanë mbetur edhe kërkesat ndaj Kosovës që deri në nisjen e liberalizimit të vizave, të përshtatë politikat e vizave me ato të BE-së dhe të bëjë marrëveshje apo aranzhime për riatdhesim me ato shtete të BE-së me të cilat nuk ka marrëveshje të tilla.

“Pa paragjykuar qëndrimet e shteteve anëtare ndaj statusit të Kosovës, në periudhën deri në nisjen efektive të liberalizimit të vizave dhe ku është e vlefshme, Kosova duhet të synojë të përmbyllë marrëveshjet apo aranzhimet për riatdhesim, me shtetet anëtare me të cilat ende nuk ka marrëveshje të tilla dhe të përmbushë obligimet e saj nga këto marrëveshje apo aranzhime”, thuhet në propozim.

Në versionin e mëhershëm ishin përmendur vetëm “marrëveshjet”, por tani në tekst është futur edhe termi “aranzhime”. Kjo është bërë që Kosova dhe shtetet që nuk njohin pavarësinë e saj të mund të bëjnë “aranzhime” për këtë çështje, nëse këto shtete nuk duan të arrijnë marrëveshje formale ndërshtetërore. Në tekst thuhet po ashtu se Kosova ka bërë përparim domethënës në të gjitha blloqet e udhërrëfyesit për vizat, sikurse sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufijve dhe migrimit, përfshirë edhe azilin, rendin publik dhe sigurinë, si dhe në çështjen e të drejtave themelore që lidhen me lirinë e lëvizjes.

“Për të siguruar menaxhimin e mirë të migracionit dhe sigurisë, Kosova duhet të synojë që të përshtatë më tutje politikën e saj të vizave me atë të Bashkimit Evropian”, thuhet në dokument.

Vendet anëtare të BE-së në takimin e fundit të grupit punues për vizat kishin përafruar qëndrimet rreth një kompromisi por, siç kishte komunikuar Presidenca çeke, nuk kishin arritur konsensus. Në grupin punues për vizat ishin zhvilluar dy diskutime për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Diskutimi i parë ishte zhvilluar më 13 tetor dhe atëherë shumica e madhe e vendeve kishin mbështetur liberalizimin e vizave, asnjë nuk ishte shprehur kundër, por Franca kishte kërkuar që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave të lidhet me hyrjen në fuqi të ETIAS-it.

Diskutimi i dytë në të njëjtin grup punues ishte mbajtur më 10 nëntor. Në këtë diskutim, sipas burimeve të BE-së, të gjitha vendet kishin shprehur interesim që të mos ketë vonesa në miratimin e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Tani besohet se kompromisi për të cilin kanë rënë dakord në takimin e fundit do të mundësojë që vendimi të miratohet sa më shpejt, megjithëse hyrja e tij në fuqi do të caktohet për datën 1 nëntor të vitit 2023 bashkë me sistemin ETIAS, apo në çdo rast më 1 dhjetor. Por, gjithmonë ekziston dhe mundësia ndonjë shtet të jetë vërejtje dhe të shtyhet përsëri miratimi i vendimit. Më 2018, Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për lëvizjen e lirë, por disa udhëheqës individualë të bllokut kanë shprehur vazhdimisht rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.

Marrë nga REL

liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik