LIVE UPDATES
Bota

Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin

Banorët e Teheranit e përshkruajnë qytetin si një vend në gjendje të ligjit të jashtëzakonshëm, duke qenë se forcat e sigurisë janë vendosur nëpër rrugë, ndërsa banorët po qëndrojnë brenda kryesisht.

20 Janar 2026, 21:07 Nga E.d
 
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në
Foto ilustruse

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë të martën se Moska është duke komunikuar me Shtetet e Bashkuara lidhur me Ballkanin dhe se është e gatshme t’i zhvillojë ato kontakte.

“Ne kemi më shumë mundësi të komunikojmë me Shtetet e Bashkuara [sesa me Bashkimin Evropian] lidhur me Ballkanin, kur bëhet fjalë për Bosnje-Hercegovinën dhe shtetet tjera në rajon. Këto kontakte po vazhdojnë.

Nuk kanë rezultuar ende me ndonjë rezultat pozitiv apo diçka tjetër. Por, ne jemi të hapur për kontakte të tilla, dhe për sa mund të gjykoj, edhe kolegët tanë amerikanë kanë gatishmëri për t’i zhvilluar ato”, është cituar të ketë thënë Lavrov në një konferencë për media, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Departamentin amerikan të Shtetit dhe Bashkimin Evropian për koment dhe është në pritje të përgjigjeve.

Deklaratat e kryediplomatit rus vijnë në një periudhë kur figura të rëndësishme në Kosovë, nisur nga presidentja Vjosa Osmani paralajmërojnë për rrezikun e ndikimit rus në rajonin e Ballkanit, ndërsa Serbinë e portretizojnë si “dorë të zgjatur të Rusisë” në rajon.

Serbia ruan marrëdhënie të ngrohta me Rusinë dhe është shteti i vetëm që nuk i ka vendosur sanksione Moskës për luftën e nisur në Ukrainë.

Analistë të çështjeve politike kanë përsëritur disa herë për Radion Evropa e Lirë se ndikimi ekonomik, dezinformimi dhe aftësia për të përfituar nga skemat e korruptuara, janë tri elementet kyç përmes së cilave Rusia e shtrin ndikimin në Ballkan dhe që Serbia e Republika Sërpska – entitet serb në Bosnje e Hercegovinë – janë më të rrezikuarat në rajon nga ndikimi rus, pasi në to mund të rritet sentimenti i nacionalizmit ekstrem.

Kurti: Serbia nuk mund t’iu thotë “jo” urdhrave të Kremlinit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar në Shtëpinë e Kosovës në Davos të Zvicrës se Kosova rrezikon të përballet me ndonjë pushtim nga Serbia për faktin se i ka 48 baza operative të avancuara rreth kufijve të këtij shteti.

“Por, nuk e besoj që do të ndodhë. Gjasat janë shumë të vogla. Përveç nëse Kremlini urdhëron diçka. Nuk mendoj se Beogradi guxon t’iu thotë ‘jo’ urdhrave të presidentit [rus, Vladimir] Putin për ta destabilizuar rajonin”.

Mes tjerash, Kurti e ka përmendur se Kosova “ka ushtri të fortë tash”, duke përmendur rritjen e numrit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Është viti i tretë që shpenzojmë mbi 3 për qind të GDP-së [bruto prodhimit të brendshëm] për mbrojtje dhe definitivisht ata duhet të mendojnë dy herë para se të na bëjnë diçka neve. Kur mendon dy herë, nuk vepron shumë. Jam shumë optimist për periudhën në ardhje”.

Kur ka folur për vendet e rajonit, Kurti është ndalur te Bosnje-Hercegovina, duke thënë se situata tani është më e komplikuar për shkak të Republikës Sërpska – entitet serb – i cili ka lidhje direkte me Moskën dhe nuk e lejon Bosnjën që të përparojë.

“Është e vështirë të shohim se si do të zhvillohet situata… është mundësi e artë për Brukselin ta dëshmojë veten duke e afruar Bosnjën më afër rrugës së anëtarësimit në BE”.

Qasja e SHBA-së dhe BE-së ndaj Ballkanit

Më 18 dhjetor të vitit të kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump e ka firmosur ligjin e ashtuquajtur Akti për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili, mes tjerash përcakton se SHBA-ja nuk mbështet asnjë politikë që synon ndryshimin e kufijve në Ballkan përgjatë vijave etnike.

Për Kosovën, SHBA-ja është partnerja e saj më e rëndësishme dhe mbështetja e saj është jetike. Prej vitit 1998, Uashingtoni i ka ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën. Ky vend ka investuar në vlera të konsiderueshme edhe në vendet tjera të Ballkanit.

SHBA-ja është prezente në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me ambasadat e saj, për dallim prej Moskës e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës – ashtu sikurse Serbia - dhe e ka vetëm një zyre ndërlidhëse në Prishtinë.

Raporte me vendet e rajonit gëzon edhe Bashkimi Evropian, pjesë e të cilit synojnë të bëhen të gjashtë vendet e Ballkanit: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.

Kosova është e vetmja që nuk e gëzon statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, ndonëse ka aplikuar në fund të vitit 2022. Brukseli është i angazhuar në rajon edhe si ndërmjetësues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.

Për çka tjetër foli Lavrovi?

Përgjatë konferencës për media, ministri rus Lavrov është pyetur edhe nëse Moska do të përfitojë nga një marrëveshje e MOL-it të Hungarisë për t’i blerë aksionet e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS).

Ministrja e Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq ka bërë të ditur të hënën se gjiganti rus, Gazprom Neft ka arritur marrëveshje të përkohshme për t’ia shitur kompanisë hungareze aksionet që i ka në NIS-in serb. Gazpromi rus zotëron rreth 11.3 për qind të aksioneve të NIS-it, ndërsa njësiti i tij i sanksionuar i naftës, Gazprom Neft, 44.9 për qind.

Pjesën tjetër të aksioneve e zotërojnë Qeveria serbe dhe aksionarë tjerë. Uashingtoni e ka sanksionuar Gazprom Neft-in për t'ia pamundësuar Moskës përdorimin e të hyrave nga nafta për ta financuar luftën në Ukrainë./REL

sergei lavrov shba ballkani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet