LIVE UPDATES
Bota

Ja si paraqitet jeta e iranianëve fill pas shtypjes vdekjeprurëse të protestave

Banorët e Teheranit e përshkruajnë qytetin si një vend në gjendje të ligjit të jashtëzakonshëm, duke qenë se forcat e sigurisë janë vendosur nëpër rrugë, ndërsa banorët po qëndrojnë brenda kryesisht.

20 Janar 2026, 21:07 Nga E.d
Ja si paraqitet jeta e iranianëve fill pas shtypjes vdekjeprurëse
Foto ilustruse

Rrugët rëndomë të gjalla të kryeqytetit të Iranit tani janë kryesisht bosh, sepse forcat e sigurisë po mbajnë kontrollin pasi i shtypën protesta e papara kundër sundimtarëve klerikë të vendit. Banorët e Teheranit e përshkruajnë qytetin si një vend në gjendje të ligjit të jashtëzakonshëm, duke qenë se forcat e sigurisë janë vendosur nëpër rrugë, ndërsa banorët po qëndrojnë brenda kryesisht. Shumë dyqane dhe restorante mbyllen në mbrëmje.

“Është një ndjesi sikur jemi nën ligj të jashtëzakonshëm gjatë natës”, tha për Radion Farda një burrë në të 70-at, i cili u largua nga Irani më 17 janar.

“Një nga arsyet për këtë,” shtoi ai, “është se forcat e armatosura ndalojnë makina në mënyrë të rastësishme. Ata e kontrollojnë gjithë makinën dhe gjithashtu telefonat celularë. U kërkojnë njerëzve t’i zhbllokojnë telefonat”.

Prania e madhe ushtarake dhe policore - si edhe ndërprerja e internetit dhe komunikimeve – u vendosën në mbarë Iranin që nga çasti kur autoritetet nisën shtypjen e përgjakshme ndaj protestave kundër pushtetit, të cilat shpërthyen më 28 dhjetor.

Disa mijëra protestues janë vrarë dhe mbi 20.000 janë arrestuar gjatë tri javëve të fundit, ndonëse besohet se numri i vërtetë i viktimave është dukshëm më i lartë, sipas grupeve për të drejtat e njeriut.

Burri që foli për Radion Farda tha se forcat e sigurisë po “kontrollonin veprimtarinë e qytetarëve në rrjetet sociale, si edhe galeritë e fotografive në telefonat e tyre, për të gjetur prova të pranisë së tyre në protesta”.

Ai tha se ishte ndaluar në veri të Teheranit dhe se kishte dëgjuar të njëjtën gjë edhe nga të tjerë.

“Prandaj njerëzit po i thonë njëri-tjetrit të qëndrojnë në shtëpi pas orës 20:00”, tha ai. Banorët e Teheranit thanë se ushtarë iranianë, agjentë civilë dhe anëtarë të forcës paramilitare, Basij, janë zhvendosur jo vetëm në qendrën e qytetit, por edhe nëpër lagje banimi.

Militarizimi në provinca

Zhvendosje e ngjashme e forcave të sigurisë është vërejtur edhe në pjesë të tjera të Iranit, përfshirë zonat me shumicë kurde.

“Prania e forcave ushtarake dhe të sigurisë në këto qytete është aq e dukshme sa njerëzit po flasin për një lloj sundimi ushtarak,” i tha Radios Farda Kaveh Kermanshahi, anëtar i bordit të Rrjetit për të Drejtat e Njeriut të Kurdistanit, duke përshkruar gjendjen në qytetet perëndimore si Kermanshahu pas kulmimit të protestave javën e kaluar.

“Jo se njerëzit e zakonshëm e kanë të ndaluar të lëvizin, por çdo lëvizje ndodh nën mbikëqyrje dhe kontroll të rreptë”, shtoi ai.

Pamje të verifikuara nga Radio Farda tregojnë automjete ushtarake dhe ushtarë duke mbajtur pushkë automatike të standardit të ushtrisë në rrugët e qytetit perëndimor Borujerd, në provincën Lorestan.

Pamjet, që thuhet se janë xhiruar më 17 janar, tregojnë pajisje ushtarake të pozicionuara në kryqëzime kyçe të qytetit.

Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se forcat e sigurisë, madje edhe njësi të blinduara, janë zhvendosur në disa provinca, veçanërisht në zonat që përjetuan protesta të mëdha ose sulme ndaj ndërtesave qeveritare.

Në një raport të 14 janarit, Instituti për Studimin e Luftës me seli në SHBA tha se “dislokimi i gjerë i patrullave të sigurisë ka të ngjarë të kontribuojë në uljen e aktivitetit të regjistruar të protestave, sepse këto patrulla ka mundësi t’i pengojnë disa iranianë të marrin pjesë në protesta”.

Megjithatë, raporti shtoi se mbajtja për javë të tëra e një numri kaq të madh personeli të armatosur rëndë në rrugë rrezikon si lodhjen e forcave të sigurisë, ashtu edhe radikalizimin e mëtejshëm të zemërimit publik në zonat tashmë të goditura rëndë nga shtypja shtetërore.

Ndjekja brenda hapësirave të banimit

Forcat e sigurisë janë duke vepruar thellë në ndërtesat e banimit, duke e mjegulluar kufirin mes protestës publike dhe jetës private. 

Pamje nga kamerat e sigurisë të një blloku apartamentesh në Teheran, të publikuara fillimisht nga kanali aktivist në Telegram Vahid Online, tregojnë agjentë civilë që më 7 janar hyjnë me forcë në kompleks, duke ndjekur protestuesit nëpër shkallë, ndërsa mbanin shkopinj gome, hanxharë dhe armë zjarri.

Pamjet sugjerojnë një ndjekje të qëllimshme dhe sistematike të demonstruesve që kërkonin strehë në hapësira private dhe përputhen me dëshmitë e banorëve që përshkruajnë bastisje derë më derë dhe arrestime larg vendeve të protestës./REL

iran protesta teheran

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale