LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Pas Ligjit për të huajt, e ardhmja e arsimit dhe shëndetësisë serbe në Kosovë e paqartë

Ai thotë se Ligji për të huajt në opinionin publik perceptohet si një “mekanizëm potencial anashkalues”, përmes të cilit Qeveria e Kosovës mund të nisë mbylljen e institucioneve terciare të arsimit dhe të shëndetësisë.

20 Janar 2026, 17:37 Nga E. D

Analiza: Pas Ligjit për të huajt, e ardhmja e arsimit dhe

KOSOVË- Lidhja e zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt me çështjen e statusit të institucioneve arsimore dhe shëndetësore - të cilat në mjediset me shumicë serbe në Kosovë funksionojnë brenda sistemit të Serbisë - është veçanërisht problematike, pasi konfirmon se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit nuk po heq dorë nga politika e “integrimit të detyruar” të komunitetit serb në Kosovë, vlerëson për Radion Evropa e Lirë Miodrag Marinkoviq nga Qendra për Aksione Shoqërore Afirmative (CASA).

Ai thotë se Ligji për të huajt në opinionin publik perceptohet si një “mekanizëm potencial anashkalues”, përmes të cilit Qeveria e Kosovës mund të nisë mbylljen e institucioneve terciare të arsimit dhe të shëndetësisë.

Sipas tij, një qasje e tillë e autoriteteve kosovare nuk kontribuon në stabilitet, por, përkundrazi, “thellon mosbesimin dhe ndjenjën e pasigurisë juridike te pjesëtarët e komunitetit serb”.

Nga ana tjetër, Dushan Janjiq, nga Forumi i Beogradit për Marrëdhëniet Etnike, thotë se fillimi i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë, së bashku me zbatimin e Ligjit për të Huajt, është një vendim politik, për të cilin, sipas tij, autoritetet kanë të drejtë.

Megjithatë, ai shpreh shqetësim për, siç thotë, mungesën e transparencës dhe thekson se rreziku i sigurisë në Kosovë ende nuk ka kaluar.

Janjiq shton se Bashkimi Evropian injoron “realitetin e ri” që është krijuar pas shfuqizimit të institucioneve të Serbisë në Kosovë, edhe pse kjo e fundit, sipas tij, nuk e ka prezantuar kurrë një strategji konkrete për integrimin e komunitetit serb.

“Ekzistojnë garanci nga Plani i Ahtisaarit [v.j. në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës], që janë transferuar në Kushtetutë, por kjo nuk ka lidhje me Qeverinë e Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk e ka marrë asnjëherë rrezikun për të ofruar atë që Kurti ka paralajmëruar - modelin kroat për mbrojtjen e të drejtave të pakicave”, thotë Janjiq për Radion Evropa e Lirë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Kurti, tha më 16 janar se procesi i integrimit të shëndetësisë dhe arsimit serb do të zhvillohet në koordinim me Bashkimin Evropian dhe se do të merren parasysh shqetësimet e komuniteteve joshumicë.

Megjithatë, nuk u sqarua se cilat modele të integrimit janë në shqyrtim dhe nëse ky proces do të zhvillohet në kuadër të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin insiston edhe Beogradi.

REL-i kontaktoi Bashkimin Evropian në lidhje me këtë çështje dhe është në pritje të përgjigjes.

Për Asociacionin e komunave me shumicë serbe u ra dakord në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE-ja, me qëllim që komunitetit serb t’i sigurohet një nivel i caktuar i vetëmenaxhimit.

Sipas një draft-statuti që hartoi Bashkimi Evropian, Asociacioni do të duhej ta rregullonte edhe çështjen e të hyrave, përkatësisht financimin nga buxheti i Serbisë.

Në shtator të vitit 2024, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, paralajmëroi se institucionet e shëndetësisë dhe arsimit në mjediset me shumicë serbe në Kosovë do të trajtohen në mënyrë specifike, veçmas nga mbyllja e institucioneve të tjera të Serbisë, duke rikujtuar se këto dy fusha, sipas Planit të Ahtisaarit, gëzojnë autonomi më të gjerë.

Lista Serbe dhe Beogradi zyrtar nuk e komentuan kërkesën e autoriteteve të Kosovës që gjatë dy muajve të ardhshëm të punohet për integrimin e shëndetësisë dhe arsimit serb, e as nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me këtë çështje.

Më herët, Zllatan Ellek, kryetar i Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit - tha se nuk do të ketë asnjë integrim të sistemit shëndetësor dhe arsimor të Serbisë në sistemin e Kosovës, duke shtuar se në këto dy fusha ekzistojnë “vija të kuqe” që nuk guxojnë të tejkalohen.

Reagimi i një pjese të stafit universitar

Shoqata joformale “Proaktiv”, e cila përfshin profesorë dhe bashkëpunëtorë të Universitetit të Mitrovicës së Veriut që funksionon brenda sistemit të Serbisë, më 19 janar, shprehu shqetësim lidhur me deklaratat e zyrtarëve kosovarë për integrimin e shëndetësisë dhe arsimit, si dhe dyshime se thashethemet për zhvendosjen e këtij universiteti në Novi Pazar - qytet kufitar në Serbi - janë të bazuara.

Këto informacione jozyrtare për transferimin e Universitetit nga Mitrovica e Veriut në Novi Pazar qarkulluan prej kohësh, por u mohuan nga profesoresha Sllobodanka Periq, dekane e Fakultetit Juridik.

Përmes një reagimi publik, ajo tha se Universiteti do të mbetet në Mitrovicën e Veriut, duke shtuar se vendimi për zhvendosjen e tij nuk është marrë asnjëherë dhe se për një gjë të tillë nuk është diskutuar as zyrtarisht, as jozyrtarisht.

“Proaktiv” paralajmëroi se me zbatimin e Ligjit për të huajt nga 15 marsi, Universiteti i Mitrovicës së Veriut do të vihet në rrezik, ndaj kërkoi sqarime nga institucionet përgjegjëse se si do të funksionojë ky institucion pas kësaj date.

Docentja në Fakultetin e Filozofisë, Senka Kostiq, e cila është edhe pjesë e shoqatës joformale “Proaktiv”, thotë për Radion Evropa e Lirë se punonjësit dhe studentët nuk kanë ende përgjigje të qarta se çfarë efekti do të ketë zbatimi i Ligjit për të huajt.

Sipas saj, është përgjegjësi e institucioneve që të reagojnë në kohë dhe ta informojnë publikun në mënyrë të qartë, të drejtë dhe transparente për çështje kaq të rëndësishme.

Kostiq vlerëson, gjithashtu, se për të është e papranueshme çdo ide për zhvendosjen e Universitetit, pasi që një gjë e tillë “do të kishte pasoja serioze dhe afatgjate për studentët dhe punonjësit”.

“Para së gjithash, nuk është e qartë se si do të funksiononin praktikisht dy universitete në të njëjtin qytet, me programe studimi të ngjashme dhe kapacitete të kufizuara. Përveç nëse kjo masë nuk është në të vërtetë e drejtuar kundër Universitetit në Novi Pazar dhe nëse nuk ka qëllim ta dobësojë ose ta mbyllë gradualisht”, thotë Kostiq.

Ajo shton se zhvendosja e Universitetit nga Mitrovica e Veriut do të kishte ndikim negativ edhe për vetë popullsinë serbe në Kosovë, pasi “do të shuante perspektivën për të rinjtë që të qëndrojnë, të arsimohen dhe të ndërtojnë një të ardhme”.

Zyrtarisht, Beogradi i zhvendosi shumicën e institucioneve të tij, të cilat autoritetet kosovare i mbyllën gjatë dy vjetëve të fundit, në territorin e Serbisë.

Kështu, në qytetet kufitare funksionojnë Posta e Serbisë për Kosovën, organet e përkohshme komunale dhe Banka Kursimorja e Postës.

Cili model integrimi do të ishte i pranueshëm?

Për Janjiqin, nga Fondi për Marrëdhënie Etnike, modeli më i mirë për integrimin e plotë të serbëve dhe institucioneve të Serbisë në Kosovë do të ishte ai kroat.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një përzierje e decentralizimit dhe demokratizimit, në të cilën ka hyrë Bashkimi Evropian. Kompetencat e Asociacionit në 90% duhet të jenë kompetenca të vetëqeverisjes së pakicave... Në Kroaci, kjo quhet Këshilli Kombëtar Serb, këtu [në Serbi] Këshilli Kombëtar Shqiptar. Ky është modeli”, thotë Janjiq.

Ai shton se “sistemi i dyfishtë” i arsimit dhe shëndetësisë nuk është i qëndrueshëm, por për të gjetur një zgjidhje është e nevojshme që të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja.

Ky proces u bllokua që nga viti 2023, kur një grup serbësh - nën udhëheqjen e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq - kreu një sulm të armatosur në Banjskë të Kosovës, duke vrarë një polic.

“Pa pjesëmarrjen serioze të komunitetit serb, mësuesve, profesorëve dhe pa asnjë ‘shantazh’ me Ligjin për të huajt, nuk ka zgjidhje”, vlerëson Janjiq.

Marinkoviq, nga organizata joqeveritare CASA, thotë se modeli më i favorshëm për integrimin e shëndetësisë dhe arsimit për komunitetin serb, ekziston tashmë dhe është ndërkombëtarisht i dakorduar.

“Bëhet fjalë për një formë funksionale të vetëqeverisjes, e përcaktuar brenda planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve, që parashikon ruajtjen e autonomisë institucionale në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe mekanizma për mbrojtjen kolektive të të drejtave të komunitetit serb”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Në vitin 2023, Kosova dhe Serbia pranuan në parim Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, e cila, ndër të tjera, parashikon krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke i ofruar kështu komunitetit serb një nivel të caktuar vetëmenaxhimi.

Megjithatë, Marinkoviq thekson se problem kryesor është refuzimi i Qeverisë së Kosovës për ta zbatuar këtë plan.

Sipas tij, janë rritur edhe synimet për ta zëvendësuar procesin e negociatave nën ombrellën e Bashkimit Evropian me “vendime të njëanshme”.

“Kjo qasje nuk lë hapësirë për një integrim të vërtetë, përkundrazi krijon pasiguri shtesë dhe thellon mosbesimin. Në këto rrethana, dialogu gjithëpërfshirës me Qeverinë e Kosovës është i mundur vetëm me angazhim të fortë dhe të qëndrueshëm të ndërmjetësve ndërkombëtarë. Përgjegjësia për këtë i takon kryesisht Bashkimit Evropian, por edhe Shteteve të Bashkuara, të cilat, së fundmi, janë përfshirë më aktivisht në këtë proces”, thotë Marinkoviq.

Sipas vlerësimit të tij, pa mekanizma efektivë presioni, Qeveria e Albin Kurtit nuk do t’i pranojë kompromiset.

Qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar

E ngarkuara me punë e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, tha në fillim të shtatorit të vitit të kaluar se të gjitha institucionet serbe duhet të integrohen në sistemin e Kosovës, përfshirë edhe ato shëndetësore dhe arsimore, por se kjo duhet të bëhet në konsultim me komunitetin serb.

“Ky nuk mund të jetë një proces i njëanshëm. Është përgjegjësi e komunitetit serb të Kosovës dhe e Qeverisë së Kosovës të punojnë së bashku, duke u siguruar që institucionet e mbajnë ose përmirësojnë cilësinë dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve”, tha Prattipati

Javën e kaluar, Kosovën e vizitoi i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, i cili tha se vazhdimi i dialogut në nivel të lartë me Serbinë, mbetet kyç.

“Ne vazhdojmë të punojmë për çështjet e dialogut, me shpresën që viti 2026 të sjellë atë që 2025-a nuk e solli”, tha Sorensen në Prishtinë.

Ish-ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha në shtator të vitit të kaluar se Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 përfshinte gjashtë pika që lidheshin me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe se Marrëveshja e fundit e Ohrit për rrugën e zbatimit të Marrëveshjes së 2013-ës sqaron qartazi integrimin e këtyre institucioneve në sistemin institucional të Kosovës, nën ombrellën e Asociacionit.

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në shtator të vitit 2025 se integrimi i shëndetësisë dhe arsimit është një çështje e ndjeshme dhe se komuniteti serb ka shqetësime të shumta për këtë proces./REL

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet