LIVE UPDATES
Bota

"Larje hesapesh" mes bandave malazeze, arrestohet në Turqi anëtari i grupit Kavaça Milan Vujotiç

Vujotiç u arrestua pak ditë pas një operacioni të madh të policisë turke, e cila më 19 shtator të këtij viti arrestoi 12 persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me likuidimin e liderit të klanit Skaljar, Jovan Vukotiç.

27 Shtator 2022, 12:10 Nga d.a.
"Larje hesapesh" mes bandave malazeze, arrestohet në Turqi
Vujotiç

MAL I ZI- Milan Vujotiç, anëtar i lartë i grupit kriminal 'Kavaça' nga Podgorica, është arrestuar me fletarrest ndërkombëtar në Turqi sipas kreut të Administratës së Policisë.

Sipas Vijesti, Vujotiç u arrestua pak ditë pas një operacioni të madh të policisë turke, e cila më 19 shtator të këtij viti arrestoi 12 persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me likuidimin e liderit të klanit Skaljar, Jovan Vukotiç.

“Kemi marrë konfirmimin për arrestimin e Vujotiçit”, ka thënë bashkëbiseduesi i “Vijesti”.

Portali turk “Ayansmanisa” ka bërë të ditur se një person tjetër është arrestuar më pas pasi në një operacion të policisë lokale u zbulua vrasja e Vukotiçit, i cili u vra më 8 shtator në Stamboll teksa ishte në veturë me gruan dhe vajzën e tij të vogël.

“I dyshuari, marrja në pyetje e të cilit ka përfunduar, është arrestuar nga organet gjyqësore dhe është dërguar në burg”, shkruan portali.

Në luftën e përgjakshme shumëvjeçare mes dy organizatave kriminale nga Mali i Zi, viktima e parë duhej të ishte Milan Vujotiç nga Podgorica, por ai për mrekulli mbijetoi kur një mjet shpërthyes u aktivizua në mes të ditës nën makinën e tij të blinduar “Audi” A-8 në fillimi i shkurtit 2015 afër kopshtit në bllokun 5 në Podgoricë.

Të njëjtën ditë, në orët e vona të mbrëmjes, në një garazh nëntokësor në Beogradin e Ri u vra Goran Radoman (37 vjeç) nga Cetinja, ndërsa në luftën mes dy grupeve kriminale u vranë të paktën 60 persona.

Ndaj Milan Vujotiçit është lëshuar fletarrest ndërkombëtar për shkak të disa aktakuzave të ngritura kundër tij në Mal të Zi, dhe për shkak të akuzave se si pjesëtar i grupit kriminal ka organizuar kontrabandë ndërkombëtare të drogës dhe vrasje. Prokuroria Speciale e Shtetit ngriti aktakuzë kundër Slobodan Kašćelan (58 vjeç) dhe organizatën e tij kriminale trembëdhjetë anëtarësh, përfshirë Vujotiçin, për shkak të akuzave se ata janë përgjegjës për vrasjen e Nikola Stanishiçit në fillim të gushtit 2020.

Në aktakuzën e SDT-së është përfshirë edhe emri i Milan Vujotiçit për shkak të pretendimeve se ai ka luajtur një rol gjatë rrëmbimit dhe më pas vrasjes së Mileta Raduloviç, e njohur si Kapiten, e cila u vra më 14 tetor 2020. Aktakuza për atë vrasje është ngritur kundër shtetasve serbë Veljko Belivuk, Marko Miljkoviç, Nebojsha Jankoviç dhe Ratko Zhivkoviç. Në aktakuzë janë edhe emrat e të arratisurit Radoj Zvicer, Dragan Knezheviç, Dushko Roganoviç dhe Vladimir Vuçkoviç.

Vujotiç po ndiqet penalisht edhe në Slloveni dhe në fund të vitit të kaluar, prokuroria vendase e ka paditur atë dhe 24 persona të tjerë për trafik ndërkombëtar droge. Policia dhe prokuroria sllovene mbyllën një qeli të klanit Kavac që vepronte në atë vend dhe besohet se ata kontrabanduan të paktën 790 kilogramë kokainë, armë, si dhe transferuan 5.6 milionë euro para në dorë nga Shania në Beograd. Autoritetet sllovene kanë siguruar komunikim të koduar mes disa të dyshuarve, i cili tregon edhe se kush ishte përgjegjës për transportin e drogës në Spanjë për klanin kriminal, nga ku e kontrabandonin në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas atyre dokumenteve, sllovenët dyshojnë Milan Vujotiqin nga Podgorica se në një ditë të pacaktuar të vitit 2018, ai "lejoi" Filip Vrziç të krijojë një celulë të klanit Kavaça në Slloveni.

arrestohet milan vujotiç bandat ne malin e zi vritet jovan vukotiç

Sondazh

Poll

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore