Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Me përfaqësuesin e Qeverisë së Spanjës, Lajçak tha se ka diskutur për çështjen e dialogut, dhe përshpejtimin e procesit.
BRUKSEL- Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur një sërë takimesh me vendet që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovën. Përmes llogarisë së tij në Twitter, ai bëri të ditur se është takuar me zyrtarë të lartë të Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros. Me përfaqësuesin e Qeverisë së Spanjës, Lajçak tha se ka diskutur për çështjen e dialogut, dhe përshpejtimin e procesit.
“U takova me Joss Manuel Albares për ta përditësuar atë për dialogun. Ne kemi nevojë për progres të shpejtë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë moment kritik. Mirënjohës për Spanjën mbështetjen e fortë ndaj përpjekjeve të BE-së”, tha ai.
Po ashtu Lajçak njoftoi se ka zhvilluar bisedim edhe me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Rastislav Kacer.
“E informova për vizitën time të fundit dhe përpjekjet tona për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E vlerësoj mbështetjen e fortë për të ardhmen e rajonit”, shkroi emisari i BE-së.
Lajçak u takua edhe me ministrin e Jashtëm të Qipros, Ioannis Kasoulides.
“Përshëndets diskutimin e ngrohtë, miqësor dhe të hapur me ministrin e Jashtëm të Qipros, Ioannis Kasoulides. Ishte shumë e dobishme të diskutojmë të fundit në dialogun e lehtësuar dhe të shkëmbejmë pikëpamjet tona”, shkroi ai.
Kjo nismë e emisarit të BE-së erdhi pas takimeve të fundit të zyrtarëve të lartë perëndimor me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në Beograd. E gjithë kjo për arritjen e një marrëveshjeje mes dyja vendeve, pas propozimit të planit franko-gjerman. Duhet theksuar se nga vendet e Ballkanit Perëndimor Kosovën nuk e njeh ende Serbia, e cila me Kushtetutë vazhdon ta konsiderojë si pjesë të veten, e as Bosnje dhe Hercegovina.
Nga vendet e Bashkimit Evropian, Kosova nuk e ka njohjen e Greqisë, Rumanisë, Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros. Kjo, edhe përkundër faktit se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e Kosovës nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar.
Policia KOSOVË- Vritet një 48-vjeçar me emrin Nysret Cena në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në Kaç...
Hoteli Dimri është një kohë e shkëlqyer për të udhëtuar. Një përzgjedhje për arratisjet më t&eu...
Matteo Messina Denaro ITALI- 30 vjet janë një kohë e gjatë, nëse duhet t'i kalosh në ilegalitet, si një nga kriminel&eum...
Patriot UKRAINË- Bashkimi Europian sërish e ka shtuar ndihmën ushtarake për Ukrainën. Ministrat e Jashtëm të BE-së ...
Eurozona do ta shmangë recesionin këtë vit, sipas një sondazhi që ndiqet gjerësisht nga ekonomistët, i cili ilustron kthes&...
Momenti i arrestimit SHBA- Një sulm i dyfishtë nga një person i armatosur kundër dy fermave në një distanc&eum...
Shaip Kamberi dhe Gabriel Escobar SERBI- Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kërkon ndërhyrjen e t&...
Jill Biden SHBA- Disa ditë pas operacionit të suksesshëm të dy tumoreve, zonja e parë e SHBA-së, Jill Biden ësht&e...
Charles McGonigal SHBA- Charles McGonigal, agjenti special që drejtonte divizionin e kundërzbulimit në Nju Jork gjatë periudhës 20...
Charles McGonigal SHBA- Charles McGonigal, ish-agjenti i FBI që u vu në pranga ditën e sotme është liruar nga qelia. CNN shkruan s...