Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës: Ju erdhi fundi!
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale 27 Korrik, 16:38 ...
Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet 27 Korrik,...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Nis seanca plenare, në rend dite ndryshime në përbërjen e komisioneve 27 Kor...
Në seancë po marrin pjesë kryeministri Gjuro Macut dhe anëtarët e kabinetit të tij.
Deputetët e Kuvendit të Serbisë nisën seancën për shqyrtimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Serbisë. Në seancë po marrin pjesë kryeministri Gjuro Macut dhe anëtarët e kabinetit të tij.
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Popullore të Serbisë (NPS), Mirosllav Alleksiq, tha se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë është nxitur kryesisht nga afera e njohur si “Shtabi i përgjithshëm” dhe roli i ministrit serb të Kulturës, Nikolla Sellakoviq, në këtë rast.
Mocioni u dorëzua nga 62 deputetë të opozitës në muajin shkurt, pasi Prokuroria për Krimin e Organizuar nisi hetime ndaj Sellakoviqit dhe tre zyrtarëve të tjerë.
Sipas Prokurorisë, ata dyshohen se kanë falsifikuar dokumente për t’ia hequr statusin e monumentit të mbrojtur kompleksit të ish-Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, i cili u dëmtua gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.
Heqja e këtij statusi hapi rrugën për ndërtimin e një kompleksi luksoz banesor dhe afarist në një nga zonat më të vlefshme të qendrës së Beogradit.
Megjithatë, Jared Kushner - dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump - u tërhoq më pas nga invesimi.
Seanca u caktua më 24 korrik me kërkesë të 109 deputetëve të koalicionit qeverisës.
Më herët, shumica parlamentare refuzoi disa herë të siguronte kuorumin e nevojshëm për mbajtjen e saj.
Nëse Kuvendi miraton mocionin e mosbesimit, atëherë do të nisë afati 30-ditor për formimin e një qeverie të re.
Nëse kjo nuk ndodh, Kuvendi do të shpërndahet dhe do të shpallen zgjedhjet e reja parlamentare.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi më herët se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në tetor ose nëntor, ndërsa ato presidenciale disa muaj më vonë.
Studentët që udhëhoqën protestat masive pas shembjes së strehës së betonit në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona, kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare tash e gati një vit.
Deri më tani, autoritetet e refuzuan këtë kërkesë./REL
pamjet SHBA- Dy persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm me armë në Qendrën e Seattle-it...
Sébastien Lecornu FRANCË- Kryeministri francez, Sébastien Lecornu, kishte njoftuar disa javë më parë se do të z...
Ebba Busch SUEDI- Suedia njoftoi se do të forcojë sektorin e saj të nxjerrjes së mineraleve, sidomos nxjerrjen e mineraleve t&eum...
Donald Trump SHBA- Pas gjobës shumëmiliardëshe të BE-së ndaj Google-it, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump,&nb...
Foto ilustruse SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë ndalur sulmet ajrore kundër Iranit pas trembëdhjetë ditësh rresht operacionesh ushta...
Foto ilustruse IRAN- Irani ka njoftuar se ka shitur naftë me vlerë 18 miliardë dollarë, pavarësisht luftës me SHBA-n&eum...
Foto ilustruse RUSI- Ministria e Mbrojtjes ruse ka njoftuar se ka goditur portet dhe anijet ukrainase. Deklarata e postuar në aplikacionin e mesazheve...
Donald Trump SHBA- Një president që besonte se nuk kishte kufij për pushtetin e tij ka zbuluar se ato ekzistojnë, duke u bërë...
Abdul Rahman Tufik Balut GJERMANI- Abdul Rahman Tufik Balut, 21 vjeç, i dyshuar për sulmin në Pride të Berlinit, u qëllua p...
Pedro Sánchez SPANJA- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez ka kërkuar një marrëveshje kombëtare për të ad...