LIVE UPDATES
Bota

Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut për sigurinë

Derisa autoritetet në Serbi heshtin, Radio Evropa e Lirë, përmes mjeteve për njohjen e fytyrës, ka identifikuar në mesin e tyre mbështetës të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, si dhe persona të akuzuar për sulme ndaj protestuesve antiqeveritarë.

3 Qershor 2026, 22:57 Nga E. D

Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut

“Rrezik për sigurinë” – kështu e ka përshkruar Policia e Malit të Zi grupin prej rreth 90 burrash nga Serbia, të cilëve më 3 qershor ua ndaloi hyrjen në këtë shtet.

Derisa autoritetet në Serbi heshtin, Radio Evropa e Lirë, përmes mjeteve për njohjen e fytyrës, ka identifikuar në mesin e tyre mbështetës të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, si dhe persona të akuzuar për sulme ndaj protestuesve antiqeveritarë.

Fotografitë e tyre i ka publikuar Policia e Malit të Zi.

Ata u dëbuan nga aeroporti i Tivatit, pasi kishin arritur me një fluturim çarter nga Beogradi, në prag të samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që mbahet në këtë qytet bregdetar.

Sipas paralajmërimeve, në Tivat pritet të arrijë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë nga vendet evropiane dhe rajoni.

Mediat malazeze e kanë përshkruar grupin nga Serbia si “sigurim joformal të Vuçiqit”.

Këtë nuk e ka konfirmuar zyrtarisht Policia e Malit të Zi, por burrat e dëbuar – krahas publikimit të fotografive të tyre – i ka përshkruar si “persona me interes për sigurinë”, duke thënë se ata “kanë marrë pjesë në tubime të shumta publike me rrezik të lartë sigurie”.

Policia shtoi se disa prej tyre “janë evidentuar për vepra penale dhe kundërvajtje me elemente dhune”.

Autoritetet në Serbi nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për burrat e dëbuar dhe rolin e tyre të mundshëm në Mal të Zi.

Deri në publikimin e këtij teksti, përgjigje nuk kanë kthyer as Presidenca e Serbisë, as Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit.

Nga grupi i ardhur nga Serbia, Policia e Malit të Zi ka sekuestruar edhe një pankartë të madhe me mbishkrimin: “Serbia fiton”.

Këtë slogan e përdor Partia Përparimtare Serbe e Vuçiqit në tubimet e saj.

SNS-ja nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse në mesin e burrave të dëbuar ka anëtarë apo mbështetës të saj.

Radio Evropa e Lirë, bazuar në fotografitë e siguruara nga Policia e Malit të Zi, ka identifikuar disa nga shtetasit e dëbuar të Serbisë.

Në mesin e tyre është Nemanja Naraçi, njëri nga të akuzuarit për sulm ndaj protestuesve antiqeveritarë në Novi Sad, ka konstatuar Radio Evropa e Lirë me ndihmën e mjeteve për njohjen e fytyrës.

Naraçi dhe tre të dyshuar të tjerë për sjellje të dhunshme po gjykohen në Gjykatën e Lartë në Novi Sad, pasi më 13 dhjetor 2024, gjatë protestës pranë tregut të Futoshkës në këtë qytet, kishin goditur me makinë një qytetar dhe më pas kishin rrahur atë dhe një qytetar tjetër të Novi Sadit.

Masa e paraburgimit ndaj tyre u hoq në prill të vitit 2025.

Gjykata atëherë i shqiptoi Naraçit masën e ndalimit të largimit nga banesa, pa mbikëqyrje elektronike. Sipas vendimit të Gjykatës, këto masa mund të zgjasnin tre muaj.

Në fotografitë e Policisë së Malit të Zi, REL-i ka konstatuar se ndodhet edhe Aleksandar Jankoviq, i njohur si “Aca Hari”.

Në fotografi shihet Jankoviqi në kampin me tenda në Beograd, ku mblidhen mbështetësit e pushtetit, i njohur si “Qacilend”.

Grupi joqeveritar “Most ostaje” publikoi në shtator të vitit 2025 një video ku, siç tha, shihet sulmi i tij ndaj aktivistëve që po hiqnin një pankartë me gishtin e mesëm në Beograd.

Këto pankarta ishin vendosur si kundërpërgjigje ndaj protestave dhe mesazheve antiqeveritare.

Në një postim në Instagram, “Most ostaje” tha se “Aca Hari” ishte përgjegjës për ruajtjen e pankartës me gishtin e mesëm të kuq dhe se, gjatë sulmit ndaj dy aktivistëve, njërit prej tyre iu dëmtua telefoni.

Radio Evropa e Lirë ka identifikuar edhe Nenad Jaqimovskin në fotografitë e publikuara nga Policia e Malit të Zi.

Gazetari dhe aktivisti Ivan Bjeliq e ka përmendur Jaqimovskin si njërin nga sulmuesit në ditën e zgjedhjeve lokale më 29 mars, kur ai dhe gazetari Lazar Diniq u rrahën në një fshat pranë Borit, në lindje të Serbisë.

Pas sulmit, Bjeliq shkroi në rrjetin social X se Jaqimovski ishte pronar i makinës në të cilën ndodheshin sulmuesit me maska.

Ai po ashtu tha se Jaqimovski ishte përgjegjës për shkatërrimin e pajisjeve të tij gazetareske gjatë incidentit.

Sipas Bjeliqit, autoritetet nuk reaguan ndaj këtij sulmi.

Në fotografitë e Policisë së Malit të Zi është edhe Ognjen Ristivojeviq.

Studentët që udhëheqin protestat antiqeveritare e kanë përmendur Ristivojeviqin si njërin nga personat që, në shkurt të këtij viti, provokuan dhe u sulën drejt përfaqësuesve të tyre gjatë bisedave me qytetarë në një stendë në një fshat pranë Arangjellovcit.

Në avionin, pasagjerët e të cilit u dëbuan nga Mali i Zi, ishte edhe Sllavisha Kamenoviq, i njohur me nofkën “Kameni”.

Kamenoviqi, sipas pamjeve që mund të gjenden në rrjetet sociale, më herët ka qëndruar në “Qacilend”.

Siç ka konstatuar REL-i, Kamenoviqi është i punësuar në ndërmarrjen publike komunale në Obrenovc, afër Beogradit.

Bashkë me të nga Mali i Zi u dëbua edhe vëllai i tij, Zhelko Kamenoviq, i cili në rrjetet sociale thotë se jeton në Itali.

Një nga të dëbuarit është edhe kikboksieri Vukashin Vakireviq.

Me ndihmën e mjeteve për njohjen e fytyrës, REL-i e ka identifikuar atë në një tubim me rastin e hapjes së një shkolle në Velika Drenovë, pranë Tërstenikut, ku në janar të këtij viti mori pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nga Mali i Zi është dëbuar edhe Igor Vjetroviq, i punësuar në Komunën e Obrenovcit, ka konstatuar REL-i.

Sipas postimeve në rrjetet sociale, edhe ai është parë në kampin me tenda të mbështetësve të pushtetit në Beograd.

Pasi pasagjerët e avionit që kishte mbërritur nga Beogradi u ndaluan në aeroportin e Tivatit, në rrjetet sociale u shfaq një listë me emrat e tyre, vërtetësinë e së cilës REL-i nuk ka mundur ta konfirmojë.

Në atë listë gjenden edhe emrat e personave në fotografitë e Policisë së Malit të Zi, të cilët REL-i i ka identifikuar.

Deputetja opozitare nga Serbia, Marinika Tepiq, duke u bazuar në atë listë, pretendon se në fluturim ishte edhe Stefan Kojoviq, njëri nga sulmuesit e studentëve në Novi Sad në janar të vitit 2025, kur një studenteje iu thye nofulla.

Të gjithë sulmuesit në këtë incident u falën më pas me vendim të presidentit të Serbisë.

Çfarë sekuestroi policia nga grupi nga Serbia?
Përveç pankartave me sloganin politik “Serbia fiton”, Policia e Malit të Zi i sekuestroi grupit nga Serbia, i përbërë nga 87 burra, edhe një pajisje për komunikim në distancë, si dhe një radiostacion detar.

U sekuestruan edhe dy autobusë me targa të Serbisë.

Dyshohet se ata ishin të destinuar për transportimin e grupit brenda Malit të Zi.

Të dëbuarit nga Beogradi, sipas mediave malazeze, mbërritën në Tivat me një fluturim çarter të kompanisë kombëtare serbe “Air Serbia”, më 3 qershor, në orët e paradites.

Megjithatë, deri në publikimin e këtij teksti, kompania nuk i është përgjigjur REL-it se kush e kishte angazhuar për këtë fluturim çarter.

Policia e Malit të Zi njoftoi po ashtu se në aeroport po kryhen kontrolle të gjera të sigurisë, për të garantuar mbarëvajtjen e një ngjarjeje të rëndësishme ndërkombëtare – samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Avioni me grupin e dëbuar u kthye në Beograd në orët e pasdites. Siç u njoftua, atyre do t’u ndalohet hyrja dhe qëndrimi në Mal të Zi edhe në periudhën e ardhshme.

Pa dhënë hollësi, shërbimet malazeze thanë gjithashtu se do t’i kundërvihen “çdo forme të veprimit malinj” dhe “përpjekjeve për destabilizim”.

Ato theksuan se po vazhdojnë aktivitetet për të zbuluar “veprimtarinë e grupeve kriminale dhe të personave të lidhur me to”, si dhe “lidhjet e tyre me elemente të huaja, që kanë për qëllim përfundimtar minimin e stabilitetit të shtetit” dhe ngadalësimin e rrugës drejt Bashkimit Evropian.

Autoritetet nuk saktësuan se për çfarë veprimi malinj bëhet fjalë, e as se çfarë lidhjesh kanë grupet kriminale me shtete të tjera.

Dëbimi i shtetasve serbë vjen pas tensioneve të fundit në raportet Beograd-Podgoricë.

Aleksandar Vuçiq, i përballur me kritika nga një pjesë e opinionit se krerët e policisë janë të lidhur me krimin e organizuar, e akuzoi Malin e Zi se ka “importuar” në Serbi klane të drogës. Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi i cilësoi këto deklarata si politikisht të papërgjegjshme.

Kush merr pjesë në samitin Ballkani Perëndimor – Bashkimi Evropian?

Samiti Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor do të mbledhë më 5 qershor në Tivat liderët e 27 shteteve anëtare të BE-së dhe të gjashtë vendeve të rajonit. Përveç Malit të Zi, si vend nikoqir, në samit rajoni do të përfaqësohet nga Kosova, Bosnje e Hercegovina, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Pjesëmarrjen, pas bisedimeve me zyrtarë evropianë, e ka konfirmuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili e kishte bojkotuar samitin e fundit të mbajtur në Bruksel në dhjetor të vitit 2025. Mbajtja e samitit të sivjetmë në Mal të Zi ka peshë të veçantë, pasi bëhet fjalë për të vetmin vend të rajonit që aktualisht ka një perspektivë të besueshme anëtarësimi në BE./REL

Sondazh

Poll

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora