LIVE UPDATES
Bota

Kurti nga Turqia: Nuk do ta lejojë kurrë formimin e një tjetër Republika Srpska. Escobar presion? Shumë aktiv

I pyetur rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kurti e ka përsëritur një deklaratë të thënë më edhe më parë se një gjë e tillë është e pamundur.

4 Shkurt 2023, 19:54 Nga k.m.

Kurti nga Turqia: Nuk do ta lejojë kurrë formimin e një

TURQI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në Turqi ka dhënë një interviste për televizionin "TRT". Gazetarja e televizionit turk TRT, Nafisa Latiç pas intervistës me Kurtin, ka zbuluar pak nga biseda e tyre. Kurti ka thënë se kurrë nuk do ta lejonë krijimin e një Republike Srpska në Kosovë. I pyetur rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kurti e ka përsëritur një deklaratë të thënë më edhe më parë se një gjë e tillë është e pamundur.

Ai është pyetur edhe në lidhje pyetur në lidhje me deklaratën e zv/ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, se Asociacioni “duhet të bëhet”, e po ashtu i është kërkuar mendim nëse një deklaratë të tillë e ka marrë si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj tij. Kurti, në kontekstin e përgjigjes së tij ndaj kërkesave të Escobar, i tha gazetares turke se nuk duhet harrohet “përvoja e hidhur” në Bosnje-Hercegovinë me Republikën Serbe.

PJESË NGA INTERVISTA E PLOTË:

Pyetje: Po përballeni me shumë presion, a e shihni këtë marrëveshje si një mundësi të mirë për Kosovën?
Albin Kurti: Jam i lumtur që të gjithë janë të angazhuar për një marrëveshje të përbashkët. Shpresoj që të kemi një marrëveshje, sepse Kosova është një vend normal, por marrëdhënia jonë me Serbinë nuk është normale.
Pyetje: Asosacioni i komunave serbe, tani keni idenë tuaj sesi duket kjo pikë e marrëveshje, jeni më afër të pranimit të saj?
Albin Kurti: Kanë nënshkruar këtë marrëveshje për Asosacionin. Por kjo është pika e fundit që duhet të diskutohet. Nuk duhet të zgjidhet kjo nga 33 dakordësi sepse ajo të pëlqen më shumë. Nuk vendoset as karroca para kalit. Nuk mund të kemi asosacion etnik, nuk janë të pranueshme. Nëse Serbia do të njohë asosacionin, duhet ta bëjnë në shtëpinë e tyre, sepse ka më shumë minoritet në Serbi se në Kosovë. Në Serbi 20% janë minoritet.
Pyetje: Edhe nga SHBA po e dëgjojmë një shtyrje edhe nga Escobar. Ai tha se nuk është një vendim i yti për t'u marrë por një vendim mes Kosovës dhe Serbisë. A ëhstë ky një kërcënim?
Albin Kurti: Escobar është shumë aktiv, e kam takuar disa herë. Duhet të jemi të drejtë. Mos ta harrojmë eksperiencën e keqe të BiH.
Pyetje:A ka ndonjë indikacion se ju është propozuar Republika Srbska?
Albin Kurti:Sepse Beogradi e do për të implementuar "Botën serbe". Kemi disa minoritete në Kosovë, nuk mund ta kemi një më superior. E kam shpjeguar me shumë durim, e po ashtu mendoj se propozimi i BE nuk është për asosacionin.
Pyetje:Plani franko-gjerman nuk e përmend njohjen e ndërsjelltë?
Albin Kurti: E impementon njohjen de-facto. E kam thënë që kërkesa për Asosacion pa njohur Kosovën është si të kërkosh kafe pa filxhan. Shteti është filxhani. 

Pyetje: Serbia ende nuk pranon që të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Albin Kurti: E kanë bërë zgjedhjen e tyre për të qenë pranë Kremlinit. A do të ketë ndonjë mundësi për ta ndryshuar? Nuk e di. Vjet u miratuan 3 marrëveshje mes dy vendeve, morën gaz të lirë, bënë gjithashtu marrëveshje për të koordinuar diplomacinë, pastaj Vulin u vendos në krye të inteligjencës. Regjimi i Beogradit bëri genocid në Kosovë, jo Rusia. Edhe po u shkëputën nga ndikimi rus, është mirë, por nuk shoh asnjë element konkret?
Pyetje: A nuk keni frikë se kjo çështje mund të vazhdojë?
Albin Kurti: Serbia nuk do të përballet me të shkuarën. E konsideron akoma Kosovën, BiH dhe Malin e Zi si vende të përkohshme. Kjo nuk po ndodh prej meje, por Beogradit. Ata janë regjim hibrid. Ne nuk kemi frikë, Kosova po e shton ushtrinë. Do të marrim pjesë në "Defender23". Të bashkohemi me BE dhe NATO, të dyja janë shumë të rendësishme për ne.
Pyetje: E ndihmon dot Turqia hyrjen në NATO? Kërkuar ndihmë?
Albin Kurti: Po, donte të mbështeste Kosovën. Shumë ushatarë janë stërvitur në Turqi dhe do të rrisim bashkëpunimin.
Pyetje: Çfarë do i thoje vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën?
Albin Kurti: 170 shtete na njohin, 26 në NATO. Bashkojuni shumicës se Kosova është histori suksesi. 

vijon...

albin kurti

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit