LIVE UPDATES
Bota

Kurti: Kosova është më e pavarur se Serbia, ajo varet nga Rusia

Në një intervistë për CNN, Kurti nuk e ka mohuar mundësinë e një konflikti me Serbinë, siç ka thënë ato, duke pasur parasysh lidhjet e ngushta serbo-ruse.

20 Shtator 2022, 20:01 Nga I.A
Kurti: Kosova është më e pavarur se Serbia, ajo varet nga Rusia
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për gjendjen e sigurisë në Ballkan dhe raportet e brishta të Kosovës me Serbinë. Në një intervistë për CNN, Kurti nuk e ka mohuar mundësinë e një konflikti me Serbinë, siç ka thënë ato, duke pasur parasysh lidhjet e ngushta serbo-ruse.

Kurti ka thënë se Beogradi ka lidhje shumëdimensionale me Kremlinin, që theksohen përmes bashkëpunimit ekonomik dhe atij ushtarak që ato kanë. Sipas tij, ky bashkëpunim i ngushtë rrezikon një vatër të re lufte pas atij në Ukrainë.

“Është e mundur sepse në Ballkan kemi regjimin e Kremlinit në Serbinë. Beogradi ka lidhje me Kremlinin përmes ekonomisë dhe ushtrisë. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka një zyrë në Zyrën e Mbrojtjes në Serbi. Shqipëria, Maqedonia dhe Mlai i zi e njohin Kosovën, por jo edhe Serbia. Serbia s’i pranon as krimet e kryera në vitet ‘98-99, kur NATO intervenoi për të ndalur gjenocidin serb”, ka theksuar kryeminsitri Kurti.

Kurti, duke cituar raportet e organizatës Freedom House, ka thënë se Serbia nuk është demokraci, por një regjim hibrid. Ai e ka paraqitur presidentin serb Aleksandar Vuçiq si një autokrat që vendos për çdo gjë në Serbi.

“Sipas Freedom House, Serbia është një regjim hibrid. Serbia është shfaqje e një njeriu. Nuk është demokraci. Presidenti vendos për çdo gjë atje”, ka thënë ai.

Gazeta Express shkruan se akuzave të kryeministres serbe, Ana Bërnabiç për mungesë demokracie në Kosovë dhe shtypje të të drejtave të serbëve në veri, Kurti i është përgjigjur duke thënë se kryeministrja serbë është lejuar për vizitë në Kosovë. Sipas tij, ajo ka parë demokracinë në vend dhe ka theksuar se Kosova është më e pavarur se Serbia, meqë ajo është e varur nga Rusia.

“E kam lejuar Bërnabiqin që ta vizitojë veriun e Kosovës që ta shoh se sa demokratike është. Kosova është më e pavarur se Serbia, sepse Serbia është e varur nga Rusia”, ka theksuar Kurti.

Duke folur për kërkesat e Serbisë për funksionalizmin e Asociacionit të Komunave Serbe, Kurti ka thënë se ai nuk do të përfshihet në themelimin e një Republikë serbe në Kosovë, e llojit që ekziston në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Kosova nuk do të lejojë një lloj të Republikës Srpska në Kosovë. Nuk kam vullnet të përfshihem në një marrëveshje për të kompensuar humbjet e Serbisë në regjimin e Millosheviqit, por po për përmirësimin e jetës së serbëve të Kosovës. Shpresoj që Brukseli do ta vlerësojë këtë dhe ne do ta arrijmë një marrëveshje të njohur legalisht, të qendërzuar në njohje reciproke”, ka deklaruar Kurti.

Sipas kryeministrit, debati ligjor mbi statusin e Kosovës ka përfunduar, mirëpo ajo që duhet të përfundoj tani, është edhe marrëdhënia jonormale mes Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu, ai ka folur edhe për reciprocitetin kufitar që ka vendosur Kosova ndaj Serbisë.

“Kosova është e njohur nga shumica e shteteve në BE. Debati legal për Kosovën është përfunduar, duhet ta përfundojmë edhe debatin mbi raportet jonormale me Serbinë. Para 11 viteve, Serbia kishte vendosur dokumentet të veçanta për të gjithë kosovarët që hynin në Serbi dhe ne vendosëm ta bëjmë të njëjtën. Kishim disa tensione, sepse strukturat ilegale vështirësuan lëvizjen e lirë, por me ndihmën e KFOR-it dhe diplomacisë amerikane, qetësuam situatën. Ne po bëjmë reciprocitet, ose do të vendosim dokumente të dyja palët, ose asnjëra. Unë preferoj asnjëra”, ka tutje ai.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për përfshirjen e FSK-së në misione stërvitëse të NATO-s. Ai ka thënë se është rritur buxheti për mbrojtje.

Edhe pse Kosova nuk është në NATO, NATO është në Kosovë. Ne po fuqizojmë mbrojtjen por edhe policinë”, ka deklaruar Kurti.

albin kurti

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!