LIVE UPDATES
Bota

'Kur lufta filloi, të gjitha planet tona ndryshuan'/U larguan nga rusia për jetën në det, HISTORIA e çiftit rus: Putin është njeri i keq! Mbështesim Ukrainën

Ky rrugëtim me anije u kthye në diçka epike për lundruesit pa eksperiencë.

9 Prill 2023, 14:30 Nga a.l
'Kur lufta filloi, të gjitha planet tona ndryshuan'/U larguan nga
çifti rus

RUSI- “Mbaruan ‘ditët’ e luftës, tash filluan ‘vitet’ e saj. Kudo që shkojmë, është e pamundur që ta harrojmë realitetin dhe katastrofën në të cilën të gjithë ne jemi përfshirë”, shkroi Arseny Vesnin në Twitter.

Gazetari nga Shën Petersburgu, Vesnin dhe e dashura e tij, Ksenia, (e cila nuk deshi t’i publikohet emri i plotë), janë duke jetuar në jahtin e tyre të vogël, i quajtur Oikumen, emër nga greqishtja e vjetër me kuptimin aty ku qytetërimi ekziston për më shumë se një vit. 

Këtë “shtëpi”, Vesni e bleu pak para pushtimit të plotë rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Historiani i pasionuar kishte synuar të realizonte një film për udhëtimin e heroit mitik grek, Odiseut, nga Troja në Itaka përgjatë bregut të Mesdheut.

Kur lufta filloi, të gjitha planet tona ndryshuan. Dëshira për ta realizuar filmin për Odiseun nuk e ka peshën që dikur e kishte... Gjithashtu u bë e ditur se nëse kryen punë gazetareske me dinjitet dhe paanshmëri, ekzistonte rreziku që të burgoseshe. Prandaj ne vendosëm që të largoheshim”.

Para pushtimit të Ukrainës nga forcat ruse, Vesnin kishte qenë duke punuar për Ekho Moskvy dhe Radion Ekho Peterburga. Në mars të vitit 2022, këto media u mbyllën dhe shumë media tjera të pavarura filluan të largoheshin nga Rusia, për shkak të ligjeve të reja që lufta në Ukrainë të mos vlerësohet si luftë. 

Disa ditë pas fillimit të pushtimit dhe mbylljes së stacioneve të radios ku punonte Vesnin, çifti udhëtoi për në Athinë, ku anija e tyre ishte e vendosur. Përpjekja e tyre për të regjistruar dhe siguruar anijen hasi në vështirësi, pikërisht për shkak të pasaportave të tyre ruse.

“Më në fund, ne regjistruam anijen tonë dhe vendosëm flamurin e Malajzisë”, kujton Vesnin.

Mirëpo, kur afati i vizës Shengen ishte duke i përfunduar, çifti u nis për në Turqi. Ky rrugëtim me anije u kthye në diçka epike për lundruesit pa eksperiencë.

“Na zuri stuhia dhe u dëmtua varka, u kapa për litar dhe mundohesha disi që ta balancoja anijen. Ksenia ishte duke më shikuar mua, pastaj e kuptuam që kishim shumë pak naftë”, tregon Vesnin.

Tutje ai vazhdon, “Tani po mundohemi t’u shmangemi stuhive, siç thotë një thënie ‘një kapiten i mirë shkon në kafe kur ka stuhi”. Vesnin thotë se nuk ka armiqësi ndaj rusëve në Turqi, pasi njerëzit në jug të vendit janë më të shqetësuar për çështjet e brendshme.

Vesni tregon një bisedë me një qytetar turk:

“Ju hipni në një taksi dhe shoferi ju pyet: 'A është i mirë Putini?’”.

"Jo, Putini do të thotë luftë. Ai është i keq".

"Uau! Dhe ne mendonim se Putini ishte i mirë".

Tutje, rusi thotë, "Zona është kryesisht bujqësore. Këtu priren të mos kenë interes për politikën dhe në vend të kësaj, kultivojnë portokall, shegë dhe limon".

Vesnin ka pasur mundësi të vazhdojë gazetarinë e tij teksa ishte në Mesdhe, duke përfshirë transmetimet për kanalin e mirënjohur YouTube “Searching For A Way Out”.

Unë e filloj transmetimin nga jahti. Shumë njerëz komentojnë duke thënë ‘Ja ku je i ulur në jaht’, por unë e di se cilat janë rrethanat”, shprehet gazetari.

“Po, unë jam duke ndenjur në një jaht. E çfarë tash? Së pari, Oikumena jonë nuk është në asnjë mënyrë jahti i [oligarkut rus Roman] Abramovich. Për sa i përket kostos, mund të krahasohet me një apartament të lirë në Moskë ose Shën Petersburg. Pra, kujt i intereson se ku jam unë?", thotë ai.

Këtë verë çiftit do t'i skadojnë lejet e qëndrimit; nuk është e sigurt nëse ajo mund të zgjatet. Vesnin thotë se procedura dikur ka qenë e thjeshtë, por shumë aplikime tani janë refuzuar.

"Disa pretendojnë se Putini ishte përgjegjës për dëbimin e rusëve nga Turqia nga Recep Tayyip Erdogan. Por, unë nuk mendoj kështu. Besoj se ka të bëjë me fluksin e fundit të emigrantëve", thotë Vesnin. "As rusët nuk janë aspak të vetmit. Ka iranianë dhe irakianë që po merren me çështje shumë më të këqija".

"Për shkak të fluksit të fundit të emigrantëve, çmimet e banesave janë rritur dukshëm ndonjëherë edhe katërfishohet", thotë Vesnin.

Turqve nuk u pëlqen kjo. Erdogan duket se po dërgon sinjalin se Turqia është për turqit, para së gjithash, dhe pastaj për vizitorët dhe migrantët”.

Ata kanë disa mundësi nëse çifti nuk është në gjendje të zgjasë lejen e qëndrimit. Sipas Vesninit, ata po e konsiderojnë shkuarjen në Qipron Veriore, Tunizi ose në Malin e Zi. Ata, madje, mund të udhëtojnë përtej Atlantikut.

"Ekziston një rregull që nëse arrini me det mund të qëndroni pothuajse në çdo ishull të Karaibeve", thotë Vesnin.
Gazetari beson se kthimi në Rusi tani do të ishte një gabim. 

Askush nuk përfiton nga burgosja”, pohon ai. “Dhurimi i donacioneve për kauzat e Ukrainës është i më e mirë. Kthimi në Rusi do të jetë i mundur një ditë, por nuk jam i sigurt se kur dhe si do të ndodhë”.

"Dhe më zhgënjyes është fakti se është krejtësisht jashtë kontrollit tim. Por, një ditë errësira do të kalojë. Rusia do ta humbasë këtë luftë. Do të shfaqen mundësi që të bëhet diçka për ta kthyer vendin tonë në një drejtim tjetër”.

Tani është e rëndësishme për rusët që emigruan të shpëtojnë veten, të ruajnë mendjet, instinktet e tyre, në mënyrë që të kuptojnë se kur do të vijë ai moment”./REL 

arseny vesni

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë