LIVE UPDATES
Bota

Kundërshtari i luftës dhe i Putinit, Nadezhdin dorëzon kandidaturën në garë për president

Nadezhdin tha të mërkurën në faqen e tij zyrtar se ka mbledhur mbi 110.000 nënshkrime mbështetëse, mbi pragun prej 100.000 nënshkrimeve të nevojshme për t’u regjistruar si kandidat.

31 Janar 2024, 18:38 Nga M.B
Kundërshtari i luftës dhe i Putinit, Nadezhdin dorëzon
Politikani opozitar rus, Boris Nadezhdin.

RUSIA- Politikani opozitar rus, Boris Nadezhdin, i cili haptazi ka bërë thirrje për ndaljen e pushtimit të Ukrainës nga Moska, e ka dorëzuar aplikacionin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë për t’u regjistruar si kandidat për zgjedhjet presidenciale të 17 marsit. Nadezhdin tha të mërkurën në uebsajtin e tij zyrtar se i ka mbledhur mbi 110.000 nënshkrime mbështetëse, mbi pragun prej 100.000 nënshkrimeve të nevojshme për t’u regjistruar si kandidat. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka 10 ditë kohë për t’i vlerësuar nënshkrimet se a janë të mirëfillta apo jo, dhe për të vendosur nëse Nadezhdin lejohet të garojë për president. Nadezhdin, një 60-vjeçar i lindur në Uzbekistan, po përkrahet nga shoqatat e politikanit të burgosur opozitar, Aleksei Navalny dhe figurat opozitare në mërgim, Maksim Kats dhe Mihail Khodorkovsky, megjithëse pritjet janë që zgjedhjet do të fitohen me lehtësi nga presidenti Vladimir Putin, i cili e ka udhëhequr Rusinë si president apo kryeministër prej vitit 1999.

Putini u regjistrua zyrtarisht si kandidat për president në fillim të kësaj jave për zgjedhjet që pritet t’i fitojë pa ndonjë telash, sepse kundërshtarët e tij kryesorë ndodhen ose në burg ose në mërgim, pasi kanë ikur për arsye sigurie. Zgjedhjet në Rusi kontrollohet fuqishëm nga Kremlini dhe nuk janë as të lira e as të drejta. Boris Nadezhdin, 60 vjeç, angazhohet për fundin e luftës në Ukrainë dhe fundin e mobilizimit ushtarak, si dhe për dialog me Perëndimin.

“Njerëzit nënshkruajnë për mua, jo sepse u pëlqej në mënyrë të veçantë, por sepse është një shans për të bërë diçka për paqen, për t’i dhënë fund gjithë kësaj historie dhe për t’i ndalur vrasjet e njerëzve”, tha Nadezhdin për agjencinë e lajmeve Reuters, më 24 janar.

Së fundmi, aktivistë rusë në Mal të Zi mblodhën nënshkrime për Nadezhdin. Sipas tyre, ai është i vetmi kandidat që e kundërshton luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Kjo është një mënyrë për të treguar qëndrimin tonë kundër luftës, duke e mbështetur atë”, tha për Radion Evropa e Lirë Olga Stepanova të martën, e cila u zhvendos në Budvë të Malit të Zi pas fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës, gati dy vjet më parë.

Deri më tani, për Nadezhdinin janë mbledhur rreth 1.700 nënshkrime në Mal të Zi. Njëri prej organizatorëve, Illija Gureviç, beson se mesazhi që dërgohet, është më i rëndësishëm se numri.

“Të gjithë këta njerëz i kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë ardhur në Mal të Zi, për shkak të regjimit rus dhe luftës. Mesazhi i tyre është se ata duan ndryshime”, tha Gureviç për Radion Evropa e Lirë dhe shtoi se rusët po mblidhnin mbështetje për Nadezhdinin edhe në disa vende të tjera evropiane./ REL

rusia nadezhdin putin

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë