Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në mesin e të plagosurve është edhe një zyrtar policor, pasi u ther derisa tentoi të ndërhynte për ta ndalur sulmin, thanë policia dhe prokurorët gjermanë në një komunikatë për media.
GJERMANIA- Një gjykatë gjermane urdhëroi të shtunën arrestimin e një 25-vjeçari të lindur në Afganistan, nën dyshimin për tentim-vrasje pas një sulmi me thikë në një ngjarje të organizuar nga një grup kundër “islamit politik”, ku u plagosën gjashtë njerëz. Në mesin e të plagosurve është edhe një zyrtar policor, pasi u ther derisa tentoi të ndërhynte për ta ndalur sulmin, thanë policia dhe prokurorët gjermanë në një komunikatë për media.
Zyrtarët gjermanë nuk kanë treguar për motivet e sulmit, i cili ndodhi të premten në qendër të qytetit Manheim. I dyshuari ka jetuar në Gjermani prej vitit 2014, është i martuar dhe ka dy fëmijë, sipas njoftimit. Banesa e tij në qytetin Hepenheim u bastis të premten mbrëma, ku policia mori pajisje digjitale dhe tani po e vlerëson përmbajtjen e tyre.
Zyrtarët thanë se i dyshuari, i cili u qëllua dhe u plagos nga policia, po mjekohet në spital dhe nuk është në gjendje për t’u marrë në pyetje. Policia tha se ai nuk ka të kaluar kriminale. Ata nuk e kanë zbuluar shtetësinë, apo statusin e emigrantit të tij, e as nuk kanë treguar se si kishte ardhur ai në Gjermani.
Grupi Pax Europa, e përshkruan veten si një organizatë e cila e njofton publikun për rreziqet që vijnë nga “përhapja e shpejtë dhe ndikimi i islamit politik”. Michael Sturzenberger, një aktivist kundër islamit, i cili është ndër figurat kryesore të grupit dhe foli në ngjarjen e së premtes, është në mesin e të plagosurve./ REL
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me liderët e jashtëm në Singapor të dielë...
Foto Ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e shtunë ka kryer disa kontrolle në shtatë lokacione në k...
Shembja TURQI- Një godinë është shembur mëngjesin e sotëm në Stamboll, ndërkohë që arsyet nuk dihen ende....
Viktor Orban dhe Rumen Radev Shumë detaje të ditëve të fundit do të harrohen, por një gjë jo: NATO-ja kishte një ta...
KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) e ka dënuar si arbitrar arrestimin e një shtetasi koso...
Generation99 TIRANË- Shenjat rrugore janë të komplikuara dhe nëse nuk keni kujdes, shpejt mund të humbisni rrugën nëp&eu...
GJERMANI- Janë zgjedhjet më të mëdha demokratike në botë, po të lemë mënjanë Indinë. Rreth 450 milion&e...
Donald Trump SHBA- Donald Trump, kandidati me shumë gjasa i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në nëntor 20...
Keir Starmer ANGLI- Udhëheqësi laburist i Britanisë Keir Starmer, partia e të cilit është favorit për të fituar zgj...
Claudia Sheinbaum MEKSIKË- Pothuajse njëqind milionë votues po përgatiten sot për të zgjedhur presidentin e par&eum...