LIVE UPDATES
Bota

Kryetari i Komisionit të Mbikëqyrjes 'kërcënon' drejtorin e FBI-së për mospërfillje ndaj Kongresit

FBI-ja reagoi përmes një deklarate duke thënë se përshkallëzimi i situatës në mospërfillje ndaj Kongresit ishte i “pajustifikuar” duke patur parasysh se agjencia kishte “dëshmuar vazhdimisht përkushtimin për të përmbushur kërkesën e komisionit” duke mbrojtur njëkohësisht sigurinë e burimeve dhe integritetin e hetimeve në vazhdim.

6 Qershor 2023, 10:14 Nga f.i
Kryetari i Komisionit të Mbikëqyrjes 'kërcënon'
Christopher Wray

SHBA- Kryetari i Komisionit të Mbikëqyrjes në Dhomën e Përfaqësuesve thotë se do të kërkojë mbajtjen përgjegjës të drejtorit të FBI-së Christopher Wray për mospërfillje ndaj Kongresit.

Ligjvënësi republikan James Comer tha se takimi mbi 60 minuta me zyrtarët e Byrosë Federale të Hetimeve në lidhje me të dhënat e paverifikuara që zotëron agjencia e zbatimit të ligjit ndaj Presidentit Joe Biden, nuk e justifikon kërkesën ligjore të Kongresit. 

Zyrtarët e FBI-së shkuan në Kongres të hënën për të informuar ligjvënësin republikan James Comer dhe ligjvënësin kryesor demokrat në komision Jamie Raskin, në lidhje me një dokument të qershorit të vitit 2020 që supozohet se ka lidhje me zotin Biden dhe familjen e tij. Takimi u zhvillua në një dhomë të posaçme, pasi zyrtarët e FBI-së thonë se dokumenti me disa faqe përmban të dhëna të ndjeshme.

“FBI-ja përsëri refuzoi t’i dorëzonte dokumentin jo-sekret Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve”, tha për shtypin zoti Comer pas takimit. Ai tha se të enjten do të fillonte procedurat në Kongres për mosrespektim të detyrimit ligjor nga FBI-ja.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, u tha gazetarëve se nëse komisioni e miraton hapjen e procedurave kundër zotit Wray, i cili u emërua nga presidenti i atëhershëm Donald Trump, ai do ta lejonte mbajtjen e votimit të një rezolute kundër drejtorit të FBI-së. FBI-ja reagoi përmes një deklarate duke thënë se përshkallëzimi i situatës në mospërfillje ndaj Kongresit ishte i “pajustifikuar” duke patur parasysh se agjencia kishte “dëshmuar vazhdimisht përkushtimin për të përmbushur kërkesën e komisionit” duke mbrojtur njëkohësisht sigurinë e burimeve dhe integritetin e hetimeve në vazhdim.

Shtëpia e Bardhë e quajti vendimin e ligjvënësit Comer për fillimin e procedurave kundër zotit Wray , “një tjetër manovër pa fakte” që synon të “përhapë aludime në përpjekje për ta dëmtuar politikisht presidentin dhe tërhequr vëmendjen e medias”.

Më 3 maj, ligjvënësi Comer dhe Senatori Chuck Grassley, republikan i shtetit Ajova, i dërguan një letër drejtorit të FBI-së Christopher Wray. Ata thanë se ishin informuar se FBI-ja ka një dokument që “përshkruan një skemë të dyshuar kriminale” që përfshin zotin Biden dhe një shtetas të huaj “në lidhje me shkëmbim parashë për vendime politike” kur zoti Biden ishte nënpresident.

Fjala "supozim" u përdor tre herë në paragrafin hapës të letrës dhe zoti Comer nuk ofroi asnjë provë mbi vërtetësinë e akuzave ose ndonjë detaj në lidhje me ato që ata pretendojnë se janë "gjetje jo sekrete shumë të besueshme të sinjalizuesit". Dokumenti të cilit i referohen republikanët, njihet si forma FD-1023, që agjentët e përdorin për të regjistruar informacione të paverifikuara që marrin nga burime njerëzore konfidenciale.

FBI-ja thotë se dokumente të tilla mund të përmbajnë informacione të pavërtetuara dhe të paplota, dhe se regjistrimi i një të dhëne nuk do të thotë se informacioni është i vërtetë. Associated Press nuk ka qenë në gjendje që të verifikojë në mënyrë të pavarur se çfarë përmban dokumenti. Zoti Comer i kërkoi në rrugë zyrtare zotit Wray një kopje të dokumentit dhe e paralajmëroi se do ta mbante përgjegjës nëse shpërfillte kërkesën e Kongresit.

Zyrtarët e FBI-së i ofruan zotit Comer qasje tek dokumenti në një dhomë të posaçme, “në një formë që ruan konfidencialitetin dhe mbron interesat e rëndësishme të sigurisë dhe integritetin e hetimeve të FBI-së”. Por ligjvënësi Comer u tha gazetarëve se informimi i së hënës nuk ishte i mjaftueshëm për të. Ai tha se FBI-ja duhet t'ia dorëzojë fizikisht dokumentin komisionit, gjë që, për arsye konfidencialiteti, ka refuzuar ta bëjë. Duke folur me gazetarët pas takimit me zyrtarët e FBI-së, republikani Comer dhe demokrati Raskin shfaqën qëndrime kontradiktore lidhur me ato që mësuan në takimin me agjencinë e zbatimit të ligjit.

Demokrati Raskin tha se zyrtarët e FBI-së u thanë atyre se informacioni i paverifikuar kundër zotit Biden lidhet me të dhënat që ish-avokati i zotit Trump, Rudy Giuliani i dha Departamentit të Drejtësisë në vitin 2020 në lidhje me marrëdhëniet e biznesit të zotit Biden dhe djalit të tij, Hunter Biden, në Ukrainë. Hunter Biden ka punuar në bordin e kompanisë ukrainase të gazit Burisma.

Ligjvënësi Raskin i përshkroi pretendimet në dokument si "thashetheme të dorës së dytë" nga individë në Ukrainë që departamenti i kishte shqyrtuar dhe "nuk kishte gjetur asnjë arsye" për t’i ndjekur më tej në një hetim paraprak.

“Burimi, i cili është përshkruar si shumë i besueshëm nga FBI-ja, i tha byrosë se nuk mund të jepte ndonjë opinion mbi vërtetësinë e informacionit të dhënë nga këta individë ukrainas”, tha zoti Raskin në një deklaratë të hënën vonë.

Ai shtoi se publikimi i dokumentit do të ishte një "gjë e rrezikshme" sepse mund të rrezikonte konfidencialitetin e burimeve të organeve të zbatimit të ligjit. Republikani Comer tha se dokumenti përmban pretendime që tregojnë një "strukturë ryshfeti" në familjen Biden që është në përputhje me pretendimet e tjera që po heton komisioni.

Ligjvënësi i shtetit Kentaki ka thënë në mënyrë të përsëritur se dështimi për të dorëzuar dokumentin do të çonte në hapjen e procedurave kundër drejtorit të FBI-së. Ngritja e akuzave për mospërfillje ndaj Kongresit kërkon miratimin nga komisioni përpara se rezoluta të dërgohet për votim para Dhomës së Pëfaqësuesve. Nëse Dhoma e Përfaqësueve e mban zotin Wray përgjegjës, i takon Departamentit të Drejtësisë, ku zoti Wray punon, të vendoste nëse do ta ndiqte penalisht atë.

Marrë nga VOA

christopher wray

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta