24 Maj 2022, 13:37
Nga DOSJA
Foto ilustruese
FINLANDË- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në Davos ka njoftuar sot se Finlanda dhe Suedia do të marrin pjesë në samitin e NATO-s në qershor në Madrid.
Pas pushtimit rus të Ukrainës, Suedia dhe Finlanda vendosën të anëtarësohen në NATO, duke përmbysur politikën e viteve. Megjithatë, Turqia i befasoi aleatët e saj në NATO javën e kaluar duke ngritur kundërshtime ndaj pranimit të dy vendeve.
Sipas Proto Thema, Ministri i Jashtëm finlandez Peka Haavisto ka thënë sot se Stokholmi dhe Helsinki po pregatitet të dërgojë nesër delegacione në Ankara, për të reduktuar kundërshtimet e Turqisë.
"Ne po dërgojmë delegacione për të vizituar Ankaranë, si në Suedi ashtu edhe në Finlandë. Kjo do të ndodhë nesër, kështu që dialogu vazhdon. Ne besojmë se këto çështje mund të zgjidhen pasi mund të ketë disa çështje që nuk lidhen drejtpërdrejt me Finlandën dhe Suedinë, por më shumë me anëtarët e tjerë të NATO-s," -tha ai.
Të shtunën, krerët e Turqisë, Suedisë dhe Finlandës diskutuan mbi shqetësimet e Ankarasë.
Presidenti finlandez Sauli Niinisto tha se kishte "një bisedë të hapur dhe të drejtpërdrejtë" telefonike me Erdogan.
Presidenti turk foli gjithashtu me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg , të cilit i tha se Ankaraja do të merrte në konsideratë kërkesat e Suedisë dhe Finlandës vetëm nëse ato dukeshin qartë të gatshme për të bashkëpunuar në luftën kundër terrorizmit.
(j.c)/dosja.al
Bota
24 Maj 2022, 13:31
Spitali modular i Tetovës
MAQEDONIA E VERIUT- Tetë muaj pas zjarrit në spitalin modular të Tetovës, ende nuk ka asnjë pë...
Bota
24 Maj 2022, 13:24
Roula Pispirigou
GREQI- Roula Pispirigou e cila është akuzuar për vrasjen e vajzës së saj 9-vjeçare, Georgina, ndodhet...
Bota
24 Maj 2022, 13:17
Dimitar Kovaçevski dhe Kirill Petrov
ROMË- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe kryeministri bullgar kan...
Bota
24 Maj 2022, 13:10
Policia zviceriane
ZVICËR- Një grabitje e ndodhur dje rreth orës 2:35 të mëngjesit në St.Gallen të Zvicrës ka v...
Bota
24 Maj 2022, 12:09
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, i’u kërkoi liderëve që të "sigurojnë me vendosmëri Ukrain...
Bota
24 Maj 2022, 13:02
Foto ilustruese
KOSOVË- Ditën e sotme sërish është dërguar një email kërcënues për vënie bombe ...
Bota
24 Maj 2022, 12:07
Foto ilustruese
Autoritetet verikoreane kanë raportuar të martën një total prej gati tre milionë njerëzve “me ethe dhe ...
Bota
24 Maj 2022, 12:02
Foto ilustruese
MAQEDONI-Në kompleksin 'Galaksia' në Çair në Maqedoni, ka ndodhur një përplasje mes dy shefave të poli...
Bota
24 Maj 2022, 11:45
Pamje gjatë ekzekutimit të një burri në Iran.
TIRANË- Vitin e kaluar është shënuar “rritje shqetësuese&...
Bota
24 Maj 2022, 11:24
AUSTRALI- Kryetari i laburistëve të Australisë, me origjinë Arbëreshe Anthony Albanese fitoi zgjedhjet parlamentare në Australi du...