"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Tentuan të grabisnin një magazinë, arrestohet një shqiptar i Kosovës dhe një serb në Zvicër
Sipas njoftimit të policisë, dje është marrë një njoftim për grabitje të një magazine në rrugën Burgauerstrasse të St.Gallen në Zvicër. Pas njoftimit një grup oficerësh shkuan në vendngjarje dhe identifikojnë tre persona.
24 Maj 2022, 13:10Nga DOSJA
Policia zviceriane
ZVICËR- Një grabitje e ndodhur dje rreth orës 2:35 të mëngjesit në St.Gallen të Zvicrës ka vënë në pranga një shqiptar nga Kosova dhe një ser, ndërkohë që një person i tretë është shpallur në kërkim.
Sipas njoftimit të policisë, dje është marrë një njoftim për grabitje të një magazine në rrugën Burgauerstrasse të St.Gallen në Zvicër. Pas njoftimit një grup oficerësh shkuan në vendngjarje dhe identifikojnë tre persona.
Në momentin që kanë parë policinë të tre grabitësit kanë tentuar të arratisen por oficerët arritën të ndalojnë 40-vjeçarin nga Kosova si dhe 50-vjeçarin nga Serbia, të dy joresident në Zvicër.
Prokuroria ka nisur hetimet dhe po verifikon nëse të tre personat kanë marrë pjesë dhe në grabitje të tjera të raportuara në zonë.