LIVE UPDATES
Bota

Kryediplomati kinez viziton Moskën, zotohet për thellim të bashkëpunimit

Me këtë rast, ai shprehu zotimin e vendit të tij për thellim të bashkëpunimit me Rusinë. Presidenti rus Vladimir Putin tha se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë arritur një pikë të re.

22 Shkurt 2023, 15:03 Nga I.A
Kryediplomati kinez viziton Moskën, zotohet për thellim të
Wang Yi dhe Vladimir Putin

RUSI- Kryediplomati kinez, Wang Yi u prit në Moskë nga presidenti rus Vladimir Putin. Me këtë rast, ai shprehu zotimin e vendit të tij për thellim të bashkëpunimit me Rusinë. Presidenti rus Vladimir Putin tha se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë arritur një pikë të re.

Kjo është vizita e nivelit më të lartë në Rusi nga një zyrtar kinez që kur dy vendet nënshkruan marrëveshjen e partneritetit “pa kufij”, disa javë para sulmit rus kundër Ukrainës. Vizita vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin se Pekini mund të jetë duke shqyrtuar furnizimin me armë të Moskës.

Presidenti rus Vladimir Putin tha gjatë takimit me kryediplomatin kinez Wang Yi se tregtia dypalëshe mes Pekinit dhe Moskës ka tejkaluar pritshmëritë dhe se së shpejti mund të arrijë në vlerën e 200 miliardë dollarëve në vit, nga 185 miliardë dollarë që ishte më 2022.

“Presim një vizitë të Presidentit të Republikës Popullore të Kinës në Rusi. Jemi pajtuar për këtë. Gjithçka po përparon, gjithçka po shkon drejt zhvillimit. Ne po arrijmë kufij të rinj”, tha zoti Putin.

Zoti Wang i tha presidentit rus se marrëdhëniet midis dy vendeve i rezistuan trysnisë së një situate të paqëndrueshme ndërkombëtare dhe se krizat paraqesin mundësi të reja.

Marrëdhënia midis Kinës dhe Rusisë, tha zoti Wang, nuk nënkupton qëndrim kundër ndonjë vendi tjetër, por shtoi se Pekini nuk do t’i nënshtrohet trysnisë nga palët e treta, një deklaratë që shihet si goditje ndaj Shteteve të Bashkuara.

“Jemi të gatshëm të punojmë me palën ruse për të thelluar besimin e ndërsjellë politik, për të forcuar bashkëpunimin strategjik, për të zgjeruar bashkëpunimin praktik të gjithanshëm dhe për të luajtur një rol më të madh në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave legjitime të dy vendeve tona”, tha zoti Wang.

Komentet vijnë mes shqetësimeve të Shteteve të Bashkuara se Pekini mund ta ndihmojë sulmin rus kundër Ukrainës përmes furnizimit me armë.

Kjo mund të përshkallëzojë luftën në Ukrainë, në një konfrontim midis Rusisë dhe Kinës në njërën anë dhe Ukrainës dhe aleancës ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në anën tjetër.

Presidenti Xi pritet të mbajë një “fjalim paqeje” të premten. Kievi thotë se nuk mund të flitet për paqe me trupat ruse në Ukrainë.

Kina është blerësi më i madh i naftës ruse, një nga burimet kryesore financiare të Moskës.

Ditë më parë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi për pasoja nëse Kina ndihmon sulmin rus kundër Ukrainës. Pas takimit me kryediplomatin kinez Wang, Sekretari Blinken tha se Uashingtoni është i shqetësuar se Pekini po shqyrton mundësinë e furnizimit me armë të Moskës, gjë që është mohuar nga Kina.

Marrë nga VOA

wang yi vladimir putin

Sondazh

Poll
Bota 22 Shkurt 2023, 13:55 k.m.

Gjermania dëbon dy diplomatë iranianë

Gjermania ka dëbuar dy punonjës të Ambasadës iraniane në Berlin. Ky vendim vjen pas dënimit me vdekje të shtetasit iranio-g...

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete