Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe në gjithë Europën që nuk gëzon liberalizimin e vizave edhe pse i ka plotësuar kushtet që prej disa vitesh.
KOSOVË- Presidenca çeke e BE-së do ta rihapë diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën këtë vjeshtë, ka konfirmuar ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavský, i cili tha se do të vijë këtë javë në Prishtinë. Euroaktiv shkruan se kjo temë duhet të diskutohet këtë vjeshtë sapo Komisioni Europian ta finalizojë versionin e përditësuar të raportit të tij për gatishmërinë e Kosovës për heqjen e vizave.
Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe në gjithë Europën që nuk gëzon liberalizimin e vizave edhe pse i ka plotësuar kushtet që prej disa vitesh. ‘Zbrapsja’ thuhet se vjen nga Franca, por edhe një pjesë e vogël e vendeve që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, duke përfshirë Greqinë, Rumaninë, Spanjën, Qipron dhe Sllovakinë.
“Kosova, të cilën do ta vizitoj këtë javë, është vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e së cilës ende kanë nevojë për viza për të udhëtuar në BE. Megjithatë, qëllimi i Republikës Çeke dhe BE-së është integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Presidenca jonë është një mundësi për ta shtyrë të gjithë procesin e integrimit përpara”, tha Lipavský.
Pritet që kjo temë të jetë në tryezë në vjeshtë sapo Komisioni Europian ta finalizojë versionin e përditësuar të raportit të tij për gatishmërinë e Kosovës.
“Prandaj, Presidenca Çeke po mbështet në faktin se nëse i ashtuquajturi përditësim teknik i raportit për gatishmërinë e Kosovës për liberalizimin e vizave, të cilin Komisioni Europian aktualisht është duke e finalizuar, është i suksesshëm, kjo çështje do të merret sërish nga shtetet anëtare gjatë vjeshtës”, shpjegoi ministri çek.
Për ta miratuar liberalizimin e vizave është e nevojshme një shumicë e cilësuar prej të paktën 15 shteteve anëtare që përfaqësojnë 65% të qytetarëve të BE-së. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë gjithashtu se vendi do të aplikojë për tu bërë kandidat për në BE deri në fund të vitit 2022, një veprim që ka të ngjarë të ngjall pakënaqësi me Serbinë fqinje e cila aktualisht është duke negociuar anëtarësimin, megjithëse ngadalë.
Glauk Konjufca KOSOVË- Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca do të takohet me udhëheqësin e njësisë në Drejtorinë e P&...
Nord Stream GJERMABNI- Rrjedhjet në Tubacionet e Detit Baltik Nord Stream 1 dhe 2, janë bërë si pasojë e sulmeve, tha ministri gje...
Ukrainë-Rusi UKRAINË- Prej më shumë se 6 muajsh lufta po vijon në Ukrainë. Sot, luftimet futen në ditën e 208-...
Hotele KINË- Që nga maja e pyllëzuar e xhunglës së Laosit shihen shkëndijat e dritave të kazinove dhe hoteleve të l...
Energji diellore SERBI- Në fund të vitit të kaluar, pas shumë planifikimesh dhe kursimesh, panelët për prodhimin e 16.460 vat...
Capitol Hill SHBA- Gjykatësja dha dënimin me shtatë vite burgim për një pjesëmarrës në sulmin ndaj Kapitolit që...
Capitol Hill SHBA- Ligjvënësit demokratë kanë paraqitur një projektligj buxhetor për të financuar qeverinë federale...
Drone UKRAINË- Ruslan, 41-vjeçar, ish-menaxher i shitjeve që kërkoi që të mos i publikohej mbiemri për arsye sigurie, ...
Kubë KUBË- Uragani Ian preku tokën në Kubën perëndimore orët e para të mëngjesit me erëra që mb...
Jorn Rohde GJERMANI- Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se nuk ka rrezik mes Kosovës dhe Serbisë për luft...