Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Që kur Kroacia u bë vendi i 20-të që fut në përdorim euron, prej 1 janarit të këtij viti, shitësit me pakicë janë akuzuar se e përdorin situatën për të rritur fitimet.
Pa kaluar një muaj që kur Kroacia u bashkua me eurozonën dhe zëvendësoi monedhën e saj, me euron, shumë kroatë po ankohen për rritje të çmimeve që sikurse thonë është e pajustifikuar. Vendi gjithashtu po përballet me një nivel të lartë inflacioni. Që kur Kroacia u bë vendi i 20-të që fut në përdorim euron, prej 1 janarit të këtij viti, shitësit me pakicë janë akuzuar se e përdorin situatën për të rritur fitimet.
Disa ekspertë thonë se dyqanet po rrumbullakosin çmimet në euro ose po rrisin ato deri në 50 për qind, në vend që thjesht t’i konvertojnë në euro. Sipas kursit zyrtar 1 euro shkëmbehet me 7.53 kuna kroate.
Por tregtarët me pakicë fajësojnë inflacionin e lartë. Nga ana tjetër qeveria njoftoi masa, përfshirë dërgimin e inspektorëve në dyqane, si dhe duke kërkuar nga zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për të raportuar çmimet e çdo produkti, çdo dy javë.
Të premten, inspektorati shtetëror njoftoi se pas një kontrolli në rreth 1,000 dyqane, kishte identifikuar një rritje të pajustifikuar të çmimit në rreth një të katërtën e tyre. Ata thanë se kishin vendosur më shumë se 240 gjoba.
“Sa dola nga dyqani, janë rritur çmimet për çdo gjë. Ata po i rrumbullakosin çmimet, duke i rritur, s’kemi çfarë të bëjmë”, thotë Jasna Jankoviq, një pensioniste nga Zagrebi.
“Kur shoh produktet më elementare, gjalpin, bukën, qumështin, çmimet janë të papërballueshme për to. Kjo nuk është rritja për të cilën na paralajmëruan, është 10 ose 20 për qind më shumë”, thotë Damar Arbanas, një tjetër pensionist nga Zagrebi.
Tre kompani që ofrojnë shërbime të telekomunikacionit njoftuan se do të rrisin çmimet në shkurt.
Megjithatë ka nga ata që thonë se debati mbi rritjen e çmimeve është i ekzagjeruar.
“Çdo vend që ka futur euron u përball me këto probleme. Jemi ne që duhet të mësohemi të llogarisim nga euro në kuna, sepse ne ende i konvertojmë çmimet fillimisht në kuna, në vend që të bëjmë llogaritjet në euro”, thatë Zeljka, pensioniste nga kryeqyteti kroat, Zagreb.
Në dhjetor, norma e inflacionit ishte 13.1 për qind, duke shënuar një rënie të vogël nga niveli më i lartë historik prej 13.5 për qind i regjistruar në nëntor. Çmimi i pothuajse çdo gjëjë u rrit gjatë pjesës më të madhe të vitit 2022. Autoritetet fajësuan inflacionin për rritjen e kostos së energjisë dhe problemet me furnizimin shkaktuar nga lufta në Ukrainë./VOA
Mbreti Charles III BRITANI E MADHE- Mbreti Charles III është këshilluar të veshë një veshje për kurorëzimin e tij q...
Pamje nga protestat në Spanjë MARDID– Mijëra njerëz protestuan në Madrid kundër qeverisë së majtë të...
Foto ilustruese Turqia të shtunën anuloi vizitën e ministrit të Mbrojtjes të Suedisë për shkak të një proteste...
Zachary Jacob dhe William Dale Zulllock SHBA- Një çift homoseksual nga Xhorxhia, akuzohen për abuzim seksual me dy djemtë e tyre t&eu...
Pamje nga lufta Ushtria ukrainase tha më 21 janar se luftimet në lindje të këtij shteti po vazhdojnë, pasi Rusia pretendoi se ka m...
Bodo Weber, ekspert për Ballkanin Mosdhënia e detajeve nga takimet e ndërmjetësuesve perëndimorë me kryeministrin e Kosov&eum...
Kosovë KOSOVË- Në disa komuna të Kosovës janë krijuar komisione për të vlerësuar dëmet e shkak...
Eva Kaili GREQI- Kushtet e paraburgimit të Eva Kailit në burgjet e Harenit përmend gazeta belge La Libre, n&e...
Pamje nga lufta Zyrtarë të lartë amerikanë po e këshillojnë Ukrainën që të mos nisin një ofensivë t&...
Mevlut Cavusoglu STOKHOLM- Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Stokholmit janë acaruar veçanërisht pas lejes së dhën&eu...