LIVE UPDATES
Bota

Kreu i NATO-s: Nuk do të lejojmë të na shantazhojë Rusia

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bën thirrje partnerëve të aleancës për më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore ai e konsideron të vogël.

19 Tetor 2022, 08:21 Nga I.A
Kreu i NATO-s: Nuk do të lejojmë të na shantazhojë Rusia
Jens Stoltenberg

SHBA- Jens Stoltenberg referoi në kuadër të aktivitetit organizuar në Forumin e Berlinit për Politikën e Jashtme nga fondacioni Körber: Janë kohë dramatike, për Europën, për NATO-n, për Gjermaninë. Lufta në Ukrainë po përshkallëzohet nga sulmet ajrore ruse ndaj qyteteve dhe nga kërcënimet e mëtejshme nukleare të Moskës.

Megjithatë Stoltenberg është i sigurt: "Putin nuk do t'ia dalë" të thyejë vullnetin luftarak të popullit ukrainas. Me ndihmën e mbështetjes ushtarake perëndimore është bërë e mundur të neutralizohen shumë raketa dhe dronë rusë. Stoltenberg vlerëson veçanërisht sistemet e mbrojtjes nga ajri të dërguara nga Gjermania.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në intervistë për emisionin e DW "Conflict Zone"
Me ndihmën nga jashtë është bërë e mundur të ndalet depërtimi rus ndaj Kievit, Rusia asnjëherë nuk ka arritur të ketë epërsinë ajrore të shpresuar mbi Ukrainë dhe në territore në lindje e në jug kanë qenë të mundura rimarrjet e kontrollit nga Ukraina.

Kreu i NATO-s u kërkon aleatëve të rezistojnë: Vendet anëtare duhet "të japin mbështetje sa të jetë e nevojshme dhe për aq kohë sa ajo të jetë e nevojshme". Kjo të kujton fjalët e ish-presidentit të Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, i cili në kohën e krizës së borxheve shtetërore më 2012 premtoi "të mbështesë me gjithçka është e nevojshme" ("whatever it takes").

Kontributi ushtarak gjerman është kritikuar si i pamjaftueshëm. Qeveria ukrainase dëshiron kryesisht tanket luftarake gjermane të tipit Leopard 2, gjë që deri tani qeveria gjermane e refuzon. Stoltenberg iu shmang pyetjes, nëse tani Gjermania duhet të furnizojë Ukrainën me tanket Leopard 2, por theksoi, duke iu drejtuar NATO-s në përgjithësi: "Ne të gjithë duhet të bëjmë më shumë." E kjo jo vetëm duke furnizuar më shumë por edhe "duke rritur prodhimin, për të plotësuar arsenalet tona". Aftësia vetiake e mbrojtjes nuk duhet lënë pasdore.

"Një luftë bërthamore nuk mund të fitohet"

Presidenti i Rusisë Putin vazhdimisht ka kërcënuar me përdorimin e armëve bërthamore. Së fundi pas pseudo-referednumeve edhe territoret e aneksuara ukrainase, sipas tij, ndodhen nën mbrojtjen nukleare. Disa vëzhgues besojnë, se Putin i gjendur në situatë të vështirë mund të përdorë armët taktike atomike. Lidhur me këtë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përpiqet të qetësojë disi: Po vështrohen me shumë saktësi të gjitha lëvizjet ushtarake. "Rreziku i një përdorimi të armëve bërthamore kundër Ukrainës është i ulët." Por NATO është "e përgatitur për të gjitha eventualitetet".

Ai i paralajmëron rusët me "konseguenca serioze" pa i precizuar se cilat mund të jenë ato, në rast se do të përdorin armë bërthamore dhe shton: "Një luftë atomike nuk mund të fitohet."

Stoletenberg i kushton veçanërisht rëndësi mesazhit si ndaj Putinit, ndaj Ukrainës dhe aleatëve në NATO: "Ne nuk do të lejojmë të frikësohemi ose të shantazhohemi prej Rusisë." Me kërcënime Putin do vetëm të arrijë, që të ndalet mbështetja për Ukrainën. "Nëse ne e bëjmë këtë, presidenti Putin do të fitojë në Ukrainë. Nëse ai fiton, ky do të ishte një mesazh i rrezikshëm ndaj të gjithë udhëheqësve autoritarë, se ata, nëse përdorin makinerinë brutale ushtarake dhe shkelin të drejtën ndërkombëtare i arrijnë qëllimet e tyre."

Në këtë kontekst Stoltenberg bën dallimin mes një përdorimi të mundshëm rus të armëve atomike në Ukrainë dhe një sulmi – nuklear ose konvencional – ndaj një vendi anëtar të NATO-s. Nëse sulmohet një vend anëtar i NATO-s, në Moskë nuk duhet të ketë asnjë keqkuptim: Kjo "do të aktivizonte nenin 5, klauzolën e mbrojtjes kolektive". Ndaj edhe në lindje të NATO-s është përforcuar prania e trupave dhe ato janë vendosur në gatishmëri alarmi. "Ne nuk e bëjmë këtë për të provokuar një konflikt, por për të parandaluar një konflikt."

Mësime për qendrimin ndaj Kinës

Nëse Ukraina sot do të ishte në NATO, detyrimi për mbrojtje kolektive do të ishte i vlefshëm qysh tani. Disa besojnë, se anëtarësimi do ta kishte penguar sulmin rus; ndërsa të tjerë, kryesisht Europa perëndimore, janë të kënaqur, që NATO nuk është involvuar automatikisht në konflikt. Presidenti ukrainas Zelenskyj kërkon tani anëtarësimin me procedurë të përshpejtuar.

Stoltenberg shprehet: "Porta e NATO-s mbetet e hapur. Një ditë Ukraina do të jetë anëtare." Rusia nuk ka të drejtë të bashkëvendosë. Kjo është vetëm një çështje e të gjithë anëtarëve të NATO-s dhe vet Ukrainës. Por për momentin nuk është kjo çështja, tani duhet të përqendrohemi, "që Ukraina të fitojë luftën".

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj
Stoltenberg nxjerr mësime nga lufta në Ukrainë lidhur me qendrimin ndaj një Kine që paraqitet gjithnjë e më agresive. Duke iu referuar një invazioni të mundshëm në Tajvan, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s thotë: "Asnjëherë nuk mund të pranohet, kur një vend përpiqet, të marrë territor nga një vend tjetër." Kina duhet "të paktën ta dënojë" luftën kundër Ukrainës.

Duhet të zhduket Putini, në mënyrë që të ketë një zgjidhje në këtë luftë? Kësaj pyetjeje Stoltenberg i shmanget. NATO do të reagojë ndaj aksioneve ruse, pavarësisht se kush qeveris atje. Megjithatë ai jep një përgjigje indirekte, dhe ajo u referohet atyre që besojnë se Ukraina duhet të bëjë kompromise, për të pasur paqe: "Putin e ka nisur luftën." E nuk duhet të harrojmë: "Nëse presidenti Putin ndërpret luftimet ruse, ka paqe. Nëse Ukraina nuk pushon së luftuari, ajo nuk do të ekzistojë si shtet i pavarur."

Marrë nga DW

jens stoltenberg nato

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet