LIVE UPDATES
Bota

“Mbi 1100 USD nata për një dhomë”, Komisioni i Kongresit: Fatura “jashtëzakonisht të larta” për Shërbimin Sekret nga pronat e kompanisë Trump

Faturat “jashtëzakonisht të larta" sugjerojnë "fitime të financuara nga taksapaguesit për bizneset në vështirësi të ish-Presidentit Trump", shkruante kryetarja e komisionit Carolyn Maloney të hënën në një letër drejtuar Shërbimit Sekret, ku kërkon më shumë informacion për këtë çështje.

18 Tetor 2022, 22:37 Nga DOSJA
“Mbi 1100 USD nata për një dhomë”, Komisioni i
SHBA

SHBA- Kompania private e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump e bëri Shërbimin Sekret të paguante për dhoma në pronat e tij me një çmim 40 herë më të lartë sesa tarifat e miratuara nga qeveria, përfshirë dy fatura për mbi 1100 dollarë nata për një dhomë, sipas dokumenteve të publikuara të hënën nga një komision i kongresit.

Shërbimi Sekret u faturua me më shumë se 800 dollarë për natë të paktën 11 herë kur agjentët qëndruan në Mar-a-Lago në Florida, në hotelin Trump në Uashington dhe prona të tjera, tha Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Mbikëqyrjen i udhëhequr nga demokratët. Komisioni vuri në dukje se ish-presidenti Trump bëri mbi 500 udhëtime në shtëpitë dhe hotelet e tij kur ishte president.

Faturat “jashtëzakonisht të larta" sugjerojnë "fitime të financuara nga taksapaguesit për bizneset në vështirësi të ish-Presidentit Trump", shkruante kryetarja e komisionit Carolyn Maloney të hënën në një letër drejtuar Shërbimit Sekret, ku kërkon më shumë informacion për këtë çështje.

Shërbimi Sekret tha se kishte marrë letrën dhe po e shqyrtonte atë.

Organizata Trump mohoi që faturat e Shërbimit Sekret të ishin problematike dhe tha se kishte ofruar dhoma dhe shërbime të tjera në përputhje me koston, me ulje të mëdha ose falas.

"Familja Trump është ndoshta familja e parë në historinë amerikane që nuk ka përfituar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara," tha i biri i ish-presidentit, Eric Trump në një deklaratë. Ai shtoi se "Presidenti Trump financoi shumicën dërrmuese të fushatës së tij me qindra miliona dollarë nga paratë e tij dhe hoqi dorë nga marrëveshje miliarda dollarëshe në pasuri të patundshme në mbarë botën."

Organizata Trump faturoi agjencinë përgjegjëse për mbrojtjen e presidentit dhe familjes së tij për të paktën 1.4 milionë dollarë, sipas të dhënave të Shërbimit Sekret të lëshuara nga komisioni.

Komisioni tha se fatura totale ka të ngjarë të jetë më e lartë pasi ligjvënësit kanë marrë të dhëna vetëm deri në shtator 2021 dhe pagesat për udhëtimet jashtë vendit nuk janë përfshirë.

Ish-presidenti është kritikuar vazhdimisht nga demokratët dhe kontrollorët e qeverisë për ata që ata thonë se ishin përpjekje për të fituar para nga paratë e taksapaguesve gjatë presidencës së tij.

Përveç pagesave nga Shërbimi Sekret kur ai dhe familja e tij vizitonin klubet dhe hotelet e tij, zoti Trump priste edhe zyrtarë të huaj në pronat e tij, çka do të thoshte edhe qëndrim në këto prona të agjentëve që I shoqëronin.

Presidenti u përpoq që Klubi i tij Kombëtar i Golfit Doral Trump në Florida të zgjidhej mbajtjen e një takimi të udhëheqësve të Grupit të Shtatëshes, por u tërhoq nga ideja pas kritikave të shumta se po përpiqej të nxirrte fitime për pronat e tij.

Në mesin e dokumenteve të lëshuara të hënën ishte edhe një faturë e lidhur me qëndrimin në vitin 2017 të djalit të madh të zotit Trump, Don Jr., në hotelin Trump International pranë Shtëpisë së Bardhë.

Kjo rezultoi në një faturë prej 1,185 dollarësh për natë për dhomën e përdorur për agjentët e Shërbimit Sekret, më shumë se pesë herë më shumë se norma e miratuar nga qeveria, tha komisioni, megjithëse agjencia lejohet të bëjë përjashtime nga kjo normë.

Marrë nga VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet