LIVE UPDATES
Bota

Kreu i drejtësisë në Iran kërcënon gratë që dalin pa hixhab

Ejei, kreu i drejtësisë iraniane, tha se oficerët e zbatimit të ligjit ishin “të detyruar t’ua referonin autoriteteve gjyqësore krimet e vërejtshme dhe çdo lloj anomalie që është në kundërshtim me ligjin fetar dhe ndodh në publik”.

1 Prill 2023, 12:49 Nga k.m.
Kreu i drejtësisë në Iran kërcënon gratë që
Foto ilustruese

I përballur me një numër gjithnjë e më të madh të grave që kundërshtojnë kodin e detyrueshëm të veshjes, shefi i drejtësisë iraniane i ka kërcënuar ato se do t’i ndjekë penalisht “pa mëshirë” gratë që shfaqen në publik pa mbulesë, sipas raportimeve të mediave iraniane të shtunën. Paralajmërimi i Gholamhossein Mohseni Ejeit vjen pas një deklarate të së enjtes, 30 mars, nga Ministria e Punëve të Brendshme që ritheksoi ligjin e detyrueshëm të qeverisë për hixhab.

“Zbulimi është i barabartë me armiqësi sipas vlerave [tona]”, citohet të ketë thënë Ejei nga disa mediume iraniane. Ata “që kryejnë veprime të tilla anormale do të ndëshkohen” dhe do të “ndiqen penalisht pa mëshirë”, tha ai, pa zbuluar se për çfarë dënime e kishte fjalën.

Ejei, kreu i drejtësisë iraniane, tha se oficerët e zbatimit të ligjit ishin “të detyruar t’ua referonin autoriteteve gjyqësore krimet e vërejtshme dhe çdo lloj anomalie që është në kundërshtim me ligjin fetar dhe ndodh në publik”.

Një numër gjithnjë e më i madh i grave iraniane kanë vendosur t’i heqin mbulesat e tyre pas vdekjes së një gruaje kurde 22-vjeçare gjatë kohës sa ishte në paraburgim, pas arrestimit nga policia e moralit në shtator të vitit të kaluar. Mahsa Amini ishte arrestuar për dyshimin se kishte shkelur rregullin e hixhabit.

Forcat qeveritare kundërshtuan dhunshëm revoltën mbarëkombëtare disamujore që pasoi vdekjen e Mahsa Aminit.

Megjithatë, edhe pse rrezikojnë të arrestohen për kundërshtim të kodit të detyrueshëm të veshjes, shumë gra shfaqen pa hixhab në qendra tregtare, restorante, dyqane dhe rrugë anembanë vendit. Video ku shihen gra të pambuluara teksa i rezistojnë policisë së moralit janë shpërndarë në mënyrë masive në rrjetet sociale.

Sipas ligjit islamik të Iranit, të imponuar pas revolucionit të vitit 1979, gratë janë të detyruara të mbulojnë flokët dhe të veshin rroba të gjata e të gjera për të maskuar format e tyre trupore. Gratë që nuk i kanë respektuar këto rregulla janë përballur me qortime publike, gjoba apo arrestime.

Duke e përshkruar mbulesën si “një nga themelet e civilizimit të kombit iranian” dhe “një nga parimet praktike të Republikës Islamike”, në deklaratën e së enjtes nga Ministria e Brendshme tutje thuhej se nuk do të kishte “hap prapa apo tolerancë” për këtë çështje. Ministria e Brendshme u bëri thirrje qytetarëve që t’i konfrontojnë gratë e pambuluara. Direktiva të tjera të ngjashme në dekadat e fundit i kanë inkurajuar përkrahësit e regjimit iranian t’i sulmojnë gratë pa u ndëshkuar./ REL

iran

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj