LIVE UPDATES
Bota

"Krejtësisht për qëllime politike", motivet prapa sulmit të Rusisë në Ukrainë me raketë balistike

Sulmi me raketën balistike ishte pjesë e një sulmi më të gjerë ndaj Dnipros, ku autoritetet ukrainase thanë se tre persona u plagosën. Ata thanë se sulmi dëmtoi një objekt industrial dhe një qendër rehabilitimi për personat me aftësi të kufizuara, ku sipas fotografive kishte dritare të thyera, tavan të shembur dhe mbeturina të shpërndara nëpër dysheme.

25 Nëntor 2024, 16:03 Nga N.F
"Krejtësisht për qëllime politike", motivet prapa
Foto ilustruese

RUSI- Në sipërfaqe, ishte një sulm ushtarak ndaj Ukrainës. Por, lëshimi nga Rusia i asaj që presidenti Vladimir Putin e përshkroi si raketë të re me rreze të mesme veprimi kishte të bënte me dërgim të një mesazhi, që shumica e sinjaleve thonë se kryesisht iu drejtua Uashingtonit dhe Perëndimit.

Në një adresim televiziv më 21 nëntor pas sulmit që shënjestroi qytetin e Dnipros, Putin tha se sulmi ishte pjesë e përgjigjes së Moskës ndaj sulmeve ukrainase me raketat amerikane, ATACMS dhe atyre britanike, Storm Shadow, pas raportimeve se këto vende i kanë dhënë leje Kievit që të përdorë këto sisteme për të goditur territorin rus. Putin shtoi se Rusia ka të drejtë të shënjestrojë caqet ushtarake në shtetet që i kanë lejuar Kievit të përdorë armët e tyre për sulmet brenda Rusisë.

“Thënë shkurt, ky ishte një sulm politik, e jo ushtarak”, shkroi në X, Mick Ryan, gjeneral në pension i ushtrisë australiane, i cili tani është hulumtues i lartë në institutin Lowy me seli në Sidnej.

Sulmi me raketën balistike ishte pjesë e një sulmi më të gjerë ndaj Dnipros, ku autoritetet ukrainase thanë se tre persona u plagosën. Ata thanë se sulmi dëmtoi një objekt industrial dhe një qendër rehabilitimi për personat me aftësi të kufizuara, ku sipas fotografive kishte dritare të thyera, tavan të shembur dhe mbeturina të shpërndara nëpër dysheme.

Fabian Hoffman, ekspert i mbrojtjes dhe hulumtues në Universitetin e Oslos, tha për Kyiv Independent se “ky sulm nuk ka vlerë ushtarake, është krejtësisht për qëllime politike”.

Në këtë artikull mund të mësoni se çfarë Putini tentoi të arrinte me këtë sulm:

Që kur Putini urdhëroi nisjen e pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ai dhe zyrtarët e tjerë rusë – dhe mediat e kontrolluar nga shteti – vazhdimisht kanë bërë kërcënime për kryerjen e mundshme të një sulmi bërthamor, në përpjekje për të trembur Perëndimin dhe për të frenuar SHBA-në dhe Evropën që t’i dërgojnë armë Kievit.

Në fakt, ky kërcënim bërthamor ka qenë aq i shpeshtë, saqë Rusia mund të jetë duke e humbur ndikimin e kërcënimeve të saj: Kremlini mund të jetë i shqetësuar se kjo shihet si lejim të shkeljes së “vijave të kuqe” pa pasur pasoja.

Putin “mund ta perceptojë se përmendja që i bën armëve bërthamore, duke qenë se i ka përmendur aq shpesh, ka ulur vlerën për të përçuar mesazhin e tij se ai e sheh si ndërhyrje të NATO-s në luftën e tij gjenocidale”, shkroi Ryan. “Ai kishte nevojë për një sinjal tjetër për Uashingtonin dhe e zgjodhi ta bëjë këtë me një armë tjetër”.

Putin shpesh e ka ngritur mundësinë e një sulmi bërthamor shumë kohë para nisjes së pushtimit të Ukrainës. Por, ka shumë arsye për Rusinë që të shmangë përdorimin e arsenalit të saj bërthamor, duke përfshirë pikëpyetjen mbi efektivitetin e tij kundër Ukrainës dhe pasojat me të cilat mund të përballet Moska nga shtetet e botës, përfshirë nga Kina, India dhe shtetet e Jugut Global.

Megjithatë, kërcënimet bërthamore nuk munguan: Në adresimin e tij, Putin tha se raketa – që ai e quajti Orshenik dhe Petagoni tha se është bazuar në modelin ekzistues RS-26 apo në atë Rubezh – “kësaj radhe” kishte një ngarkesë jobërthamore.

“Është një lloj sinjalizimi që ju angazhoheni kur nuk mundeni të përshkallëzoni situatën në atë mënyrë që keni kërcënuar se do ta përshkallëzoni”, shkroi më 21 nëntor, Ruth Deyermond, ligjërues në Departamentin e Studimeve të Luftës në Kolegjin Mbretëror të Londrës.

Sikurse fjalët dhe veprimet e mëhershme, përfshirë paralajmërimin gjatë këtij muaji për një ndryshim në doktrinën bërthamore ruse që duket se synojnë t’i japin Putinit lirinë për të përdorur armët bërthamore nëse ai vendos t’i përdor atë, edhe sulmi i fundit tha pak për qëllimet aktuale të Rusisë.

“Si sulmi me raketën balistike Orshenik, ashtu edhe deklarata e Putinit më 21 nëntor, nuk paraqesin një ndryshim të madh në aftësitë sulmuese ruse apo në mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore”, shkroi në X, Instituti për Studim të Luftës, me seli në Uashington.

Me presidentin amerikan, Joe Biden, që do të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë më pak se dy muaj, para se presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë presidencën, Putin mund të shpresojë që “testimi i raketës”, siç tha ai, mund të bëjë një udhë e dy punë: të paralajmërojë Bidenin kundër lëvizjeve të mëdha drejt forcimit të Kievit dhe të inkurajojë Trumpin – pretendimet e vazhdueshme të të cilit se do t’i japë shpejt fund luftës kanë ngjallur shpresa për një përpjekje për paqe - dhe që SHBA-ja të frenojë mbështetjen për Ukrainën.

Teksa SHBA-ja mund të jetë caku kryesor i mesazhit të Rusisë, sulmi mund të ketë pasur për synim që të ndjellë frikë në Evropë dhe të rrisë shqetësimin në kontinent në kohën kur administrata e re e Trumpit ka rritur pikëpyetjet jo vetëm për nivelin e mbështetjes së SHBA-së për Ukrainën, por edhe për raportet e saj me NATO-m dhe solidaritetin me Bashkimin Evropian.

Putin “nuk po i dërgon mesazh vetëm Uashingtonit. Ai e ka përdorur një armë që ka rreze veprimi mbi 5.000 kilometra, e cila mund të përdoret ndaj çdo caku në Evropë dhe Mbretëri të Bashkuar”, shkroi Ryan. “Ky është mesazh për Evropën, jo vetëm për mbështetjen e saj për Ukrainën, por po ashtu për kapacitetin e Rusisë dhe vullnetin që të ndikojë te politikat që janë të lidhura me mbrojtjen dhe sigurinë shumë përtej Ukrainës”./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje