LIVE UPDATES
Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Urim Buci

Urim Buci u konfirmua me shumicë votash më 27 prill 2023, por vendimi u ankimua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit mbi bazën e një rekomandimi të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

26 Shkurt 2024, 18:38 Nga I.A
KPA shkarkon nga detyra prokurorin Urim Buci
KPA

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 26 shkurt vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Dibrës, Urim Buci, duke e rrëzuar si të pabazuar vendimmarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin e tij bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit.

Urim Buci u konfirmua me shumicë votash më 27 prill 2023, por vendimi u ankimua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit mbi bazën e një rekomandimi të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Komisionerja Publike, Irena Nino ngriti shkaqe ankimi për pasurinë dhe për gjendjen e dyshuar të konfliktit të interesit, të cilat ajo i parashtroi edhe gjatë shqyrtimit në Kolegj duke kërkuar shkarkimin nga detyra të Bucit për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë.

Prokurori Buci kundërshtoi ankimin duke i cilësuar të pabazuara pretendimet e Komisioneres dhe këmbënguli se kishte vërtetuar ligjshmërinë e burimeve në pasurinë e tij. Po ashtu, ai solli në vëmendje të trupit gjykues të KPA-së edhe faktin se pasuritë që ai zotëron janë krijuar para fillimit të detyrës.

Kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Natasha Mulaj lexoi gjatë shpalljes së vendimit arsyetimin e përmbledhur të konkluzioneve të arritura. Ajo konstatoi se subjekti nuk ka shënuar në deklaratën “veting” të ardhura nga emigracioni në asnjë formë, por vetëm i ka përmendur ato si burim për krijimin e pasurisë. Sipas Mulajt, subjekti ka dhënë një shifër të përafërt të këtyre të ardhurave për herë të parë në procesin e rivlerësimit dhe se ka dështuar të paraqesë prova për të vërtetuar marrëdhënien e punësimit si dhe përfitimin e tyre. Po ashtu, nga Kolegji u evidentua se Buci ka pohuar se ka qenë i papajisur me dokumentacion e për pasojë nuk mund të provonte pagimin e detyrimeve tatimore, si një tregues i standartit të të ardhurës së ligjshme.

Përveç mungesës së provueshmërisë së tyre, Kolegji u shpreh se ka në konsideratë edhe faktin se subjekti ka paqartësi për ekzistencën dhe vlerën e këtyre të ardhurave. “Në kushtet e mësipërme, Kolegji ndan të njëjtin qëndrim si Komisionerja Publike se subjekti nuk provoi të ardhurat nga emigracioni, jo vetëm në drejtim të ligjshmërisë, por edhe të vetë ekzistencës së tyre, për shkak edhe të deklarimeve të tij të paplota e të pasakta, duke u gjendur në çdo fazë në mungesë të burimeve të ligjshme për të financuar ndërtimin e banesës”, deklaroi Mulaj ndër të tjera.

KPA e cilëson të gabuar aplikimin e parimeve të objektivitetit dhe proporcionalitetit për bilancet negative në vlerën prej rreth 7.5 milionë lekësh për ndërtimin e banesës dhe të shumës 464 mijë lekë për vitin 2016.

Kolegji vlerëson se deklarimet kontradiktore të subjektit lidhur me vlerën dhe burimin  e pasurisë, apo dhe për të ardhurat e krijuara në emigracion, shpjegimet e dhëna gjatë procesit të hetimit administrativ, jo në funksion të pasqyrimit me vërtetësi të rrethanave faktike, por të modifikimit të tyre në funksion të zvogëlimit të balancave negative dhe shmangies së konkluzioneve që mund të ngarkonin me përgjegjësi, të para në harmoni me situatën financiare që rezulton në total prej rreth 7.9 milionë lekësh, nuk lejon zbatimin e këtyre parimeve.

Sipas KPA, parimi i objektivitetit është i pazbatueshëm pasi subjekti e ka bërë të pamundur si pasojë e deklarimeve kontradiktore dhe me deklarimet jo në përputhje me detyrimet ligjore. Mulaj pohoi se për shkak të këtyre deklarimeve është e pamundur të përcaktohet saktësisht vlera e ndërtimit, pjesa takuese e subjektit dhe burimet e përdorura për banesën.

Trupi gjykues konstaton gjithashtu se parimi i proporcionalitetit nuk lejohet në këtë rast, pasi balanca negative në vlerën e konstatuar prej Komisionit në masën prej rreth 7.9 milionë lekësh, vlerësohet si mungesë e rëndësishme që cenon standardin kushtetues të provimit të bindshëm të ligjshmërisë së pasurisë.

Për pretendimin e subjektit se pasuritë janë krijuar para detyrës, KPA vlerëson se kjo nuk i  shërben në mënyrë domethënëse situatës konkrete, pasi para detyrës së prokurorit Buci ka kryer detyrën e oficerit të policisë gjyqësore pranë seksioneve të prokurorisë përgjatë gjithë kohës së krijimit të këtyre pasurive.

Për këto arsye, Kolegji vlerëson si të drejtë pretendimin e Komisioneres Publike se mungesa e këtyre burimeve është e mjaftueshme për të konkluduar se subjekti nuk arriti nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Trupi gjykues, pasi mori në shqyrtim pretendimin e Komisioneres lidhur me konfliktin e interesit e gjeti atë të drejtë. Po ashtu, janë gjetur të drejta edhe shkaqet për mangësi në njohuritë ligjore, por në përfundim këto janë çmuar se nuk kanë peshë përcaktuese në marrjen e vendimit.

Në përfundim, trupi gjykues çmon se ankimi është i drejtë dhe vendimi i KPK-së duhet ndryshuar, duke vendosur në mënyrë unanime shkarkimin nga detyra të prokurorit Buci.

Marrë nga Reporter.al

urim buci

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit