Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati? Nga motomjeti te skafi, detajet e skenarit të arratisjes së autorëve
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqj...
Ky portal shkroi se Serbia përballet me mundësinë e humbjes së deri në 1.5 miliard eurove mjete financiare nga Bashkimi Evropian dhe se Komisioni Evropian po shqyrton mundësinë e pezullimit të tyre për shkak të prapakthimit demokratik dhe lidhjeve të ngushta të Beogradit me Rusinë.
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se Komisioni Evropian ende po vlerëson nëse Serbia i përmbush kushtet për “pagesa në bazë të instrumenteve financiare të Bashkimit Evropian”.
“Jemi gjithnjë e më të shqetësuar për atë që po ndodh në Serbi. Nga ligjet që minojnë pavarësinë e gjyqësorit, te shtypja e protestuesve dhe ndërhyrjet e përsëritura ndaj mediave të pavarura”, theksoi Kos për portalin Politico.
Ky portal shkroi se Serbia përballet me mundësinë e humbjes së deri në 1.5 miliard eurove mjete financiare nga Bashkimi Evropian dhe se Komisioni Evropian po shqyrton mundësinë e pezullimit të tyre për shkak të prapakthimit demokratik dhe lidhjeve të ngushta të Beogradit me Rusinë.
Në shkrim rikujtohet se Serbia nuk është anëtare e BE-së, por, meqë ka nisur negociatat e anëtarësimit në vitin 2014, ka të drejtë të përfitojë fonde dhe grante për ta ndihmuar Beogradin në zbatimin e reformave.
Javët e fundit, brenda KE-së ka pasur një nismë për t’ia ndalur këto fonde Serbisë, kanë thënë për Politico katër zyrtarë të BE-së që punojnë me vendet që janë në procesin e zgjerimit, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.
Po ashtu, thuhet se Danijel Apostoloviq, ambasador i Serbisë në BE dhe kryenegociator për anëtarësim, ka deklaruar se është i bindur se nuk do të ketë pezullim të financimit dhe se Serbia nuk po heq dorë nga synimi për t’u bërë anëtare me të drejta të plota e bllokut evropian.
Ndryshimet e kontestuara në ligjet për drejtësinë
BE-ja ka kritikuar publikisht reformat ligjore të shtyra përpara nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, rikujton portali Politico.
Kur në janar u miratuan ndryshimet e kontestuara në ligjet për drejtësinë, Kos paralajmëroi se kjo përbënte “një hap serioz prapa, pasi këto amendamente u miratuan në mënyrë shumë të shpejtë dhe jotransparente”.
Brukseli e quajti këtë “një votim për kufizimin e pavarësisë së gjyqësorit”.
Komisioni i Venecias, organ këshillues juridik i Këshillit të Evropës, pritet të japë mendimin e tij për këto ndryshime ligjore, në fund të prillit.
Ky opinion mund të shërbejë si shtysë për Komisionin Evropian që të ngrijë financimin për Serbinë, kanë thënë dy zyrtarë të BE-së për Politico.
Ata theksuan gjithashtu se Kos ka deklaruar se do të kërkojë që Serbia t’i harmonizojë ligjet e saj me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Politico përfshiu në shkrim edhe pohimin e Apostoloviqit se Beogradi ka bërë të qartë se do t’i ndjekë rekomandimet e Komisionit të Venecias sapo ato të publikohen.
Shqetësim edhe për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Moskës
BE-ja i ka ndarë Serbisë më shumë se 586 milionë euro në grante të pakthyeshme nga viti 2021 deri më 2024, si dhe 1.5 miliard euro shtesë, fonde që varen nga reformat.
Sipas të dhënave të Qeverisë së Serbisë, vendi ka marrë më shumë se 70 miliardë euro fonde dhe investime nga BE-ja që nga viti 2000, shkruan Politico, duke shtuar se Serbia “prej kohësh ecën në një litar të hollë në marrëdhëniet me BE-në, duke mbajtur njëkohësisht lidhje më të afërta me Moskën ndërsa merr para nga Brukseli”.
“Si vend kandidat, ne gjithashtu presim që Serbia të jetë me ne në politikën e jashtme dhe të harmonizohet më ngushtë me qëndrimet tona”, tha Kos për këtë portal, pa e përmendur në mënyrë eksplicite Rusinë.
Politico shtoi se Vuçiçi, i cili ka mbajtur lidhje të afërta me Moskën gjatë gjithë luftës në Ukrainë, është ankuar për ritmin e ngadaltë të negociatave për anëtarësim në BE.
“BE-ja ka humbur durimin ndaj Beogradit gjatë muajve të fundit, pas një raporti kritik për procesin e zgjerimit të vendit në nëntor, ku paralajmërohej për prapakthim dhe narrativë kundre BE-së në ‘nivelin më të lartë’ të politikës serbe”, shkruan portali Politico.
Tensionet u përshkallëzuan më tej në dhjetor, kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, raportoi Politico.
Portali shtoi se në mars Serbia u përball me kritika pas raportimeve për dhunë dhe parregullsi gjatë zgjedhjeve lokale, që u mbajtën në dhjetë komuna, si dhe pas ndërhyrjes së policisë në Rektoratin e Universitetit të Beogradit, kur pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor u miratua nga Komisioni Evropian në fund të vitit 2023, dhe synon forcimin e procesit të afrimit të rajonit me BE-në, si dhe nxitjen e reformave dhe bashkëpunimit rajonal.
Për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve që parashikon ky plan, Serbia tashmë ka marrë rreth 50 milionë euro më pak.
Ndërkaq, që katër vjet, Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull të ri në negociatat për anëtarësim në BE./REL
SHBA- Inflacioni në SHBA u përshpejtua muajin e kaluar në nivelin më të lartë në gati dy vjet, ndërsa ç...
Selia e ambasadës amerikane në Irak, 8 mars 2026 Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se e thirri në takim të enjten ambasadorin e I...
Stefano Gabbana dhe bashkëthemeluesi Domenico Dolce MILANO- Stefano Gabbana ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij si drejtues i kompanis&e...
Melania Trump SHBA- Zonja e Parë e SHBA-së u përpoq ta shuajë historinë për Epsteinin, por vetëm e riktheu atë n&eu...
foto ilustruese EUROPË- Sistemi i ri i hyrje-daljeve (EES) i Bashkimit Evropian ka hyrë në fuqi zyrtarisht të premten. Ky sistem vlen ...
foto ilustruese SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar ashpër Teheranin lidhur me synimet e tij për Ngushti...
NATO, Donald Trump SHBA- Politico ka zbuluar detaje nga takimi me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë të Pr...
Në ditën e fundit të pushimeve të Pashkëve, stjuardët dhe stjuardesat eLufthansa-s janë thirrur në grevë. "D...
Edhe pse ajo që në ekran duket si një debat i vërtetë online gjatë zgjedhjeve, debati mund të jetë produkt i Inte...
Ivanka Trump SHBA- Ivanka Trump në një rrëfim emocional ka folur për momentet e saj më të vështira në j...