Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mes lotëve, Ivanka Trump foli edhe për burrin e saj, i cili luftoi me kancerin. Ivanka tregoi se Kushner iu nënshtrua një operacioni për të hequr një tumor në qafë ndërsa shërbente si këshilltar i lartë i Trump në mandatin e tij të parë. Ndërsa, në vitin 2022, pas qëndrimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Kushner iu nënshtrua një operacioni të dytë në tiroide.
SHBA- Ivanka Trump në një rrëfim emocional ka folur për momentet e saj më të vështira në jetë. Në një interviste në podcastin “Ditari i një CEO”, Ivanka foli për humbjen e nënës, sfidat shëndetësore të bashkëshortit, Jared Kushner dhe atentati ndaj të atit, presidentit të SHBA-ve Donald Trump.
"Nëna ime më mësoi shumë se si ta bëj atë që dua. Ajo jetoi një jetë të mirë. Ishte shumë e lumtur. Humbja e një prindi, veçanërisht në mënyrë të papritur, mëbën të ndihem... Ajo vdiq në mënyrë të papritur, pas COVID-it," tha Ivanka.
Ivanka Trump gets emotional as she reflects on mother Ivana's life & death.
— TMZ (@TMZ) April 9, 2026
????: The Diary Of A CEO pic.twitter.com/HCvxlxCGAT
Ivanka Trump foli edhe për gjyshen e saj, nënën e Ivana Trump, Marie Zelníčková, e cila jeton me ta në Florida.
"Gjyshja ime gatuante çdo vakt. Ajo është jashtëzakonisht e dashur. Është një bekim ta kemi në shtëpinë tonë dhe të jetojmë me ne. Ajo u tregon atyre histori për nënën time, të cilën për fat të keq nuk e takuan kurrë", tha Ivanka, duke shtuar se i vlerëson shumë historitë që "Bambi", nofka që ia ka vënë gjyshes u tregon fëmijëve të saj.
Mes lotëve, Ivanka Trump foli edhe për burrin e saj, i cili luftoi me kancerin. Ivanka tregoi se Kushner iu nënshtrua një operacioni për të hequr një tumor në qafë ndërsa shërbente si këshilltar i lartë i Trump në mandatin e tij të parë. Ndërsa, në vitin 2022, pas qëndrimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Kushner iu nënshtrua një operacioni të dytë në tiroide.
Ivanka Trump foli edhe për atentatin ndaj babait të saj në Butler, Pensilvani, në korrik 2023. Ajo tha se atë ditë ishte në Klubin e Golfit Trump në New Jersey, duke notuar në pishinë me dy nga fëmijët e saj, ndërsa atentatin e pa nga televizori.
"Televizorët ishin ndezur, kështu që e pashë pothuajse menjëherë. Isha e tmerruar dhe e frikësuar", tha ajo, duke pretenduar se ndërsa e shikonte të atin të ngrihej dhe të largohej i rrethuar nga ekipi i Shërbimit Sekret, ajo e dinte se ai ishte mirë.
— FIGHT (@Similac6) April 10, 2026
Ajo zbuloi gjithashtu se e ka falur vrasësin e mundshëm Thomas Crooks për veprimet e tij.
"Falja është një gjë e vështirë në këtë kuptim, por mendoj se duhet. Qëndrimi i babait tim gjallë ishte një bekim. Nuk mund t'i marrësh gjërat si të mirëqena në jetë dhe këtë e kam mësuar në shumë mënyra. Kur nëna ime vdiq para kohe, kur burri im pati një luftë të tmerrshme me kancerin. Thjesht nuk mund të marrësh asgjë si të mirëqenë", përfundoi Ivanka Trump./Dosja.al
foto ilustruese SHBA- Njoftimi për një armëpushim dyjavor mes Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara e ka pezulluar luftën, p...
Kamal Kharraz IRAN- Ish-ministri i Jashtëm i Iranit Kamal Kharrazi ka ndërruar jetë, pasi u plagos gjatë sulmit amerikano-izraelit q&eu...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka kritikuar Iranin për mënyrën se si po menaxhon qarkullimin e naftës në Ngu...
Donald Trump SHBA- Jetët e miliona njerëzve në të gjithë Lindjen e Mesme dhe fati i ekonomisë globale do të varen nga re...
Giorgia Meloni ITALI- Kryeministrja Giorgia Meloni deklaroi se autoritetet e Bashkimit Europian duhet të marrin në konsideratë një pez...
Melania Trump SHBA- Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka mohuar çdo lidhje me Jeff...
Mojtaba Khamenei IRAN- Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei ka deklaruar se Irani nuk kërkon luftë, por as nuk do të ...
Foto ilustruse RUSI- Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer trupat e ushtarëve të vrarë gjatë luftës Ukrainë-Rusi. A...
Foto ilustruse Fushata e përbashkët e bombardimeve amerikano-izraelite kundër Iranit mund të jetë ndalur, por për shum&e...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se SHBA është afër një marrëveshje me Iranin. Në një i...