10 Prill 2026, 15:03
Nga E.d
Selia e ambasadës amerikane në Irak, 8 mars 2026
Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se e thirri në takim të enjten ambasadorin e Irakut për t’i dënuar “sulmet e rënda terroriste” nga grupe të armatosura të mbështetura nga Irani ndaj interesave amerikane në Irak.
Shtetet e Bashkuara “nuk do të tolerojnë sulme ndaj interesave të tyre dhe presin që Qeveria irakiane t’i ndërmarrë menjëherë të gjitha masat për t’i shpërbërë grupet e milicive të lidhura me Iranin në Irak”, tha zëdhënësi Tommy Pigott në një deklaratë.
Zëvendëssekretari i Shtetit, Christopher Landau, e thirri ambasadorin irakian, Nazar Al-Khirullah, dhe para tij shprehu “dënimin e fortë” të Qeverisë amerikane për sulmet, “përfshirë një pritë më 8 prill ndaj diplomatëve amerikanë në Bagdad”, tha Pigott.
Ai nuk dha hollësi të tjera mbi rreth pritës së supozuar.
Iraku u përfshi në konfliktin mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit, pasi kishte sulme të vazhdueshme ndaj interesave amerikane, veçanërisht në Ambasadën amerikane në Bagdad.
Grupet e armatosura proiraniane njoftuan të mërkurën se do t’i pezullonin sulmet e tyre për dy javë, pas shpalljes së armëpushimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
“Derisa i njohu përpjekjet e forcave të sigurisë irakiane për t’iu përgjigjur këtyre sulmeve terroriste, zëvendëssekretari theksoi dështimin e Qeverisë irakiane për t’i parandaluar ato”, tha Pigott.
Ai shtoi se marrëdhëniet SHBA-Irak janë ndikuar negativisht nga fakti se “disa elementë të lidhur me Qeverinë irakiane vazhdojnë të ofrojnë mbulim politik, financiar dhe operacional për milicitë”./REL
irani iraku shba
Bota
10 Prill 2026, 13:52
E. D
Stefano Gabbana dhe bashkëthemeluesi Domenico Dolce
MILANO- Stefano Gabbana ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij si drejtues i kompanis&e...
Bota
10 Prill 2026, 13:38
I.A
Melania Trump
SHBA- Zonja e Parë e SHBA-së u përpoq ta shuajë historinë për Epsteinin, por vetëm e riktheu atë n&eu...
Bota
10 Prill 2026, 12:12
E. D
foto ilustruese
EUROPË- Sistemi i ri i hyrje-daljeve (EES) i Bashkimit Evropian ka hyrë në fuqi zyrtarisht të premten. Ky sistem vlen ...
Bota
10 Prill 2026, 10:00
E. D
foto ilustruese
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar ashpër Teheranin lidhur me synimet e tij për Ngushti...
Bota
10 Prill 2026, 09:31
E. D
NATO, Donald Trump
SHBA- Politico ka zbuluar detaje nga takimi me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë të Pr...
Bota
10 Prill 2026, 09:25
E. D
Në ditën e fundit të pushimeve të Pashkëve, stjuardët dhe stjuardesat eLufthansa-s janë thirrur në grevë. "D...
Bota
10 Prill 2026, 08:54
E. D
Edhe pse ajo që në ekran duket si një debat i vërtetë online gjatë zgjedhjeve, debati mund të jetë produkt i Inte...
Bota
10 Prill 2026, 08:31
E. D
Ivanka Trump
SHBA- Ivanka Trump në një rrëfim emocional ka folur për momentet e saj më të vështira në j...
Bota
10 Prill 2026, 08:19
E. D
foto ilustruese
SHBA- Njoftimi për një armëpushim dyjavor mes Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara e ka pezulluar luftën, p...
Bota
10 Prill 2026, 08:05
E. D
Kamal Kharraz
IRAN- Ish-ministri i Jashtëm i Iranit Kamal Kharrazi ka ndërruar jetë, pasi u plagos gjatë sulmit amerikano-izraelit q&eu...