LIVE UPDATES
Bota

Korrupsioni në shëndetësinë maqedonase/ Pacientët “paguajnë”, por nuk raportojnë

Korrupsioni është më i përhapur te specialistët, pra sa më i ndërlikuar të jetë shërbimi, aq më i pranishëm është korrupsioni.

25 Mars 2026, 08:14 Nga E. D
Korrupsioni në shëndetësinë maqedonase/ Pacientët
foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Korrupsioni vazhdon të “lulëzojë” në shërbimet e institucioneve publike shëndetësore të Maqedonisë së Veriut. Qytetarët japin ryshfet qoftë edhe për ta siguruar një shtrat spitalor, ose për ta shkurtuar kohën e pritjes për operacion. Hulumtimi i Shoqatës për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave, ESE, tregoi se korrupsioni shpesh nuk raportohet fare, për shkak të frikës nga hakmarrja.

Korrupsioni është më i përhapur te specialistët, pra sa më i ndërlikuar të jetë shërbimi, aq më i pranishëm është korrupsioni.

“Për mua kjo do të thotë se, nëse duhet të shkosh në spital për operacion, do të duhet të paguash për ta marrë shërbimin. Problemi më i shpeshtë është caktimi i terminit. Nëse ke ndonjë mik arrin të marrësh termin dhe të kontrollohesh”, thotë një grua nga qyteti i Prilepit, e cila mori pjesë në grupet e fokusit në kuadër të hulumtimit.

Një grua tjetër nga Manastiri ka treguar përvojën me operacionin e fëmijës së saj që kishte tumor në kockë.

“Isha në neurokirurgji dhe mjeku më tha se incizimi nuk ishte i mirë, dhe se duhej ta bëja në Shkup. E pyeta mjekun nëse duhet të paguaja. Pastaj, shkova te një mjek tjetër, edhe ai më tha të njëjtën gjë dhe u ktheva te doktori i parë. Burri im shkoi në një ‘kafene’ dhe ia dha paratë doktorit. Pasi ia dhamë paratë, menjëherë u gjet termin për operacion, ndërsa më parë më thoshin se nuk ka termin, nuk ka anesteziolog”, rrëfen ajo.

Gratë më të prekura nga përpjekjet për korrupsion

Pikërisht gratë, sidomos më të reja në moshë, janë më të prekura nga pagesat joformale dhe presionet për qasje më të shpejtë në shërbimet shëndetësore. Një e katërta prej tyre kanë raportuar përvojë korrupsioni gjatë përdorimit të kujdesit gjinekologjik-obstetrik, nga të cilat 21.9 për qind gjatë përdorimit të shërbimeve gjinekologjike, ndërsa 3.4 për qind gjatë përdorimit të shërbimeve të lidhura me shtatzëninë dhe lindjen.

Këto gjetje tregojnë se korrupsioni paraqet një barrierë shtesë në qasjen ndaj kujdesit gjinekologjik-obstetrik, krahas mungesës së tashmë të konstatuar të gjinekologëve dhe shpërndarjes së tyre të pabarabartë gjeografike, thuhet në hulumtim. Nga ESE-ja paralajmërojnë se këto gjendje ndikojnë veçanërisht keq te gratë nga zonat rurale dhe ato që jetojnë në kushte të pafavorshme ekonomiko-shoqërore.

“Çdo e pesta grua është e gatshme të paguajë, pra të japë ryshfet, në kushte kur është shtatzënë ose gjatë lindjes, ose gjatë kujdesit për një fëmijë apo një person të moshuar në familje”, thotë Darko Antiq, koordinator për monitorim dhe analizë të buxheteve në këtë shoqatë.

Ai thekson se korrupsioni më shpesh është në formë të dhënies së parave ose dhuratave, por ndonjëherë mund të jetë edhe referim në një institucion privat shëndetësor ose në një farmaci të caktuar për të blerë një ilaç apo mjet të caktuar.

Korrupsioni seksual mbetet veçanërisht i paraportuar

Borjan Pavlovski, koordinator për shëndet publik dhe shëndetin e grave, thotë se gratë e perceptojnë këtë problem si dypalësh.

“Sepse ka raste kur pacientët ofrojnë korrupsion për të marrë trajtim më të mirë, por edhe punonjës shëndetësorë që drejtpërdrejt ose tërthorazi kërkojnë dhurata që pacientët të marrin shërbimet që u takojnë”, thotë Pavlovski nga ESE.

Veçanërisht shqetësuese janë gjetjet që tregojnë se gratë janë të ekspozuara edhe ndaj korrupsionit seksual, por për shkak të turpit dhe frikës nuk e raportojnë.

“Disa e shmangin atë mjek, por nuk raportojnë. Është e frikshme, sepse mjeku ka pushtet”, thekson një grua nga Tetova që ishte pjesë e grupeve të fokusit.

Nga numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në hulumtim, një përvojë të tillë e kanë raportuar dy gra dhe një burrë. Edhe pse nga secili prej tyre është kërkuar një shërbim intim ose seksual, të gjitha rastet lidhen me shërbime të ndryshme shëndetësore. E përbashkëta është se në të gjitha këto situata, shërbimin seksual e kanë kërkuar burra.

Mënyra e kërkesës më shpesh ka qenë joverbale, përmes aluzioneve ose udhëzimeve të qarta (dy raste), ndërsa në një rast kërkesa është shprehur verbalisht. Dy persona kanë refuzuar të përgjigjen për pasojat e refuzimit, ndërsa një person ka deklaruar se nuk ka pasur pasoja.

Shëndetësia është një nga sektorët ku dallimi mes korrupsionit të përjetuar dhe atij të raportuar është më i theksuar. Por, kjo nuk vjen gjithmonë nga frika e hakmarrjes ose mungesa e besimit në institucione. Gratë, për shembull, nuk e perceptojnë mjaftueshëm si korrupsion pagesën e paligjshme nga gjinekologët amë për shërbime që u takojnë falas.

Kontrolle nga DAP dhe FSSH në ordinancat gjinekologjike

Këtë lloj pagese për shërbime që mbulohen nga shteti e zbuloi edhe kontrolli i përbashkët i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH) dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP). Autoritetet publikuan rezultatet e kontrollit në fund të vitit të kaluar, pas një numri të madh ankesash nga pacientet.

Drejtori i FSSH-së, Sasho Klekovski, atëherë deklaroi se gjinekologët kishin theksuar se nuk paguanin për kontrollin, por për “gjëra shtesë” si CD-të, raportet dhe të ngjashme.

“Detyrim i institucioneve private shëndetësore është që publikisht të theksojnë se këto gjëra nuk duhet të paguhen, por është krijuar praktikë, sipas ankesave që marrim, që të paguhen nga 500 denarë”, shtoi ai në një konferencë për shtyp.

Një muaj më vonë, shoqata e gjinekologëve dhe obstetërve privatë alarmoi për probleme serioze për shkak të standardeve të papërcaktuara dhe detyrimeve kontraktuale të paqarta.

“Janë të papërcaktuara standardet për numrin e kontrolleve të nevojshme, indikacionet për kontrolle. Ka shumë kontrolle me kërkesë të pacienteve, jashtë standardeve. Ka promovime mediatike se të gjitha kontrollet janë falas, ndërsa kjo paqartësi juridike dhe kontraktuale prej vitesh krijon interpretime të ndryshme dhe e vendos padrejtësisht përgjegjësinë mbi mjekët”, theksuan ata.

Nga shoqata theksojnë se problemi nuk është te kontrollet parandaluese, por te mungesa e një seti të qartë shërbimesh që duhet të mbulohen nga kapitacioni që paguajnë pacientet përmes sigurimit shëndetësor.

Gjetje nga hulumtime të tjera

Një përvojë e tillë pagese për shërbim gjinekologjik është ndarë edhe nga një grua që mori pjesë në grupet e fokusit të hulumtimit mbi korrupsionin në shëndetësi, të realizuar vitin e kaluar nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCs).

Sipas këtij hulumtimi, qytetarët mund të bien në varfëri më të thellë nëse detyrohen të shesin pasurinë ose të marrin borxh për të marrë një shërbim shëndetësor që duhet ta marrin pa kosto shtesë.

Madje 40 për qind e pjesëmarrësve në grupet e fokusit deklaruan se kanë dhënë ryshfet ose dhuratë për të marrë një shërbim shëndetësor. Shumat kanë dallonin nga 200 denarë deri në 2.000 euro për një shërbim konkret në shëndetësinë publike. Në shumicën e rasteve është përmendur pagesa me para, ndërsa në një rast është kërkuar një shërbim.

“Për shembull, burri im theu këmbën. Doktori në Shkup që duhej ta operonte kërkoi që brenda tre orësh të paguajmë 30.000 denarë në një llogari që ta operojnë, përndryshe do ta kthenin në Kumanovë. Pra, ke apo nuk ke, do apo nuk do, duhet t’i japësh, nëse dëshiron të marrësh shërbimin që të duhet”, thotë një grua 46-vjeçare.

Një grua tjetër ndau një përvojë ku familja u detyrua të marrë borxh për të paguar 2.000 euro “në dorë” për operacion.

“Bëhet fjalë për një vajzë të re 19-vjeçare, që operohej nga tumori në vezore për t’i shpëtuar jetën dhe familja ime u detyrua të marrë borxh për të siguruar 2.000 euro, dhe mezi doktori pranoi ta operojë – por vetëm pasi u pagua”, shton gruaja 53-vjeçare.

Korrupsioni në shëndetësinë publike u evidentua edhe në Raportin për vlerësimin e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut për vitin 2023, të përgatitur nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe SELDI.

Sipas këtij raporti, 50 për qind e qytetarëve besojnë se pothuajse të gjithë ose shumica e mjekëve janë të përfshirë në korrupsion. Megjithatë, kjo përqindje është më e ulët krahasuar me profesione të tjera – për shembull 83 për qind besojnë se gjyqtarët janë të korruptuar, ndërsa 82 për qind kanë të njëjtin mendim për deputetët.

Aliu: Korrupsioni si disfatë i etikës mjekësore

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, është i vetëdijshëm për mungesën e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve. Megjithatë, sipas tij, edhe më shqetësuese është mungesa e besimit në “moralin shoqëror”.

Në një kolumnë të publikuar në Inbox7, Aliu thekson se “çdo abuzim nuk e poshtëron vetëm pacientin, por komprometon edhe mjekun e ndershëm dhe punonjësin e përkushtuar shëndetësor, si dhe reputacionin e përgjithshëm të profesionit, të ndërtuar ndër dekada”.

Ai shton se përgjigjja duhet të jetë e dyfishtë, pasi edhe vetë qytetarët presin sanksione më të ashpra dhe transparencë më të madhe.

Në fillim të mandatit, Aliu promovoi edhe mjetin “Raporto parregullsi”, i cili është i disponueshëm në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë. Raportimi është anonim dhe qytetarët mund të bashkëngjitin fotografi dhe dokumente si dëshmi. Deri më tani nuk janë publikuar të dhëna se sa raportime për korrupsion ka në institucionet shëndetësore./REL

korrupsioni

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim