LIVE UPDATES
Bota

Koopman: Kosova dhe Serbia do të vlerësohen individualisht nga Fondi i BE-së për rritje ekonomike

Koopman ka thënë se Kosova dhe Serbia do të kenë kushte specifike e ato lidhen me raportet mes tyre.

24 Janar 2024, 13:27 Nga N.F
Koopman: Kosova dhe Serbia do të vlerësohen individualisht nga Fondi i
Koopman

BRUKSEL- Fondet e Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të Ballkanit Perëndimor, mund të shfrytëzohen vetëm nëse respektohen kushtet dhe në rast të përdorimit të jashtëligjshëm të tyre, vendet do të detyrohen t’i kthejnë ato. Kështu ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm i BE-së në Negociatat për Zgjerim dhe Fqinjësi, Gert Jan Koopman, gjatë një diskutimi të zhvilluar të mërkurën në Komisionin e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Buxhet.

Ai ka thënë se pagesat nga Plani për rritje ekonomike do të kryhen vetëm pasi të ketë dëshmi se janë ndërmarrë reformat e nevojshme. Nga gjashtë vendet e rajonit kërkohet që të kenë plan të veprimit për reforma, dhe përmbushja e tyre do të vlerësohet dy herë në vit. Duke folur për kushtet, ai ka përmendur sidomos sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe respektimin e vlerave demokratike.

Koopman ka thënë se Kosova dhe Serbia do të kenë kushte specifike e ato lidhen me raportet mes tyre.

“Kushtet specifike do të jenë për Kosovën dhe Serbinë, që të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e raporteve. Kjo do të bëhet në mënyrë individuale për secilin nga këto dy vende. Me fjalë tjera, nëse njëri vend nuk avancon, vendi tjetër nuk do të pengohet, nëse avancon në reforma”.

Sipas Komisionit Evropian, gjysma e mjeteve nga Plani për rritje në rajonin e Ballkanit Perëndimor, do të shkojnë në kuadër të kornizës për investime, sepse mjetet ekzistuese që janë në dispozicion, nuk janë të mjaftueshme për t’i kryer investimet e duhura. Pjesa tjetër do të shkojë direkt në buxhetin e vendeve, për të financuar disa nga reformat e nevojshme.

Koopman ka treguar se modeli do të jetë i thjeshtëzuar, për t’iu përshtatur Ballkanit Perëndimor, por duke respektuar edhe rregullat e BE-së. Komisioni Evropian beson se ky plan – nga i cili do të ndahen mjete specifike për secilin vend - do të ndryshojë shumë rajonin e Ballkanit dhe do të jetë gjenerator për rritje të konsiderueshme ekonomike.

“Pa rritje të konsiderueshme ekonomike, rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk do të mund të avancojë në arritjen e qëllimeve për integrim në BE“, ka thënë ky zyrtar i BE-së.

Zyrtari i lartë i Komisionit Evropian ka sqaruar se një pjesë e mjeteve financiare do t’iu jepen vendeve të rajonit si asistencë pa kthim dhe një pjesë do të jetë në formën e kredive të favorshme. Ai ka thënë se këto kredi janë të domosdoshme, pasi vendet e rajonit nuk kanë mundësi që në tregun ndërkombëtar të sigurojnë kredi me kushte të favorshme.

Disa deputetë kanë kërkuar që nga këto mjete të përfitojnë edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, organizatat joqeveritare e jo që ato të përdoren për forcimin e strukturave politike Mes tjerash, është kërkuar që fondet të orientohen drejt adresimit të sfidave demografike dhe largimit të të rinjve.

Marrë nga REL

koopman kosova serbia fondi i be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj