Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Në letrën e tyre, ligjvënësit detajojnë mbështetjen diplomatike, politike, financiare dhe logjistike që Ankaraja i ka dhënë Hamasit në vitet e fundit, duke argumentuar se SHBA ka një detyrë morale dhe strategjike për të përdorur çdo mjet në dispozicion për të shuar organizatën terroriste nga burimet kryesore të mbështetjes.
SHBA- Ligjvenësit amerikanë i kërkojnë Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken që Shtetet e Bashkuara t’i ushtrojnë presion Turqisë për të ndërprerë lidhjet e saj me Hamasin. Në letrën e tyre, ligjvënësit detajojnë mbështetjen diplomatike, politike, financiare dhe logjistike që Ankaraja i ka dhënë Hamasit në vitet e fundit, duke argumentuar se SHBA ka një detyrë morale dhe strategjike për të përdorur çdo mjet në dispozicion për të shuar organizatën terroriste nga burimet kryesore të mbështetjes. Ata i kanë kërkuar Blinken që t’i kërkojë Turqisë që të shpallë zyrtarisht Hamasin si organizatë terroriste.
Ligjvënësit argumentojnë se është e pafalshme që një vend i NATO-s të mos rreshtohet për një çështje kaq serioze me anëtarët e tjerë të Aleancës, duke nxitur kështu Anthony Blinken të kërkojë që Turqia të veprojë menjëherë kundër Hamasit. Kongresmenët i kujtojne Blinken edhe amerikanët e torturuar, rrëmbyer apo vrarë në sulmin e 7 tetorit.
Ata kanë bërë një bilanc të marrëdhënieve dhe lidhjeve që sipas tyre, Erdogan ka me Vëllazërinë Myslimane nga e cila doli dhe Hamasi.
“Erdogan ka përqafuar vazhdimisht retorikën antisemitike dhe ka mbrojtur haptazi Hamasin, duke i thënë kryeministrit Netanyahu: "Hamasi nuk është një organizatë terroriste", thonë ligjvënënësit amerikanë në letër.
Me nisjen e konfliktit në Lindjen e Mesme, Turqia është rreshtuar krah Palestinës, duke u shprehur se Izraeli po kryente genocid me sulmet rsketore mbi popullsinë.
"Hamasi nuk është një organizatë terroriste, është një grup muxhahedinësh që mbrojnë tokat e tyre," thotë ai para një ovacionesh të vazhdueshme”, u shpreh këtë të mërkurë presidenti turk.
Çfarë kërkojnë deputetët?
Deputetët i kërkojnë Departamentit të Shtetit që të kërkojë nga qeveria turke:
-Të shpallë zyrtarisht Hamasin si organizatë terroriste.
-Të mbyllë zyrën e Hamasit në Stamboll dhe çdo subjekt të lidhur që vepron në Turqi.
-Të revokojë shtetësinë turke dhe konfiskojë pasaportat turke nga zyrtarët e Hamasit në Turqi.
-Të deportojë zyrtarët e Hamasit nga vendi dhe të ndalojë rihyrjen e tyre.
-Të hetohet nëse ndonjë bankë turke është e përfshirë në financimin e Hamasit.
-Të hetonhet nëse zyrtarët turq ishin të përfshirë në sulmin e Hamasit mbi Izraelin e 7 tetorit.
Giorgia Meloni dhe Andrea Giambruno ITALI- Andrea Giambruno, ish-partneri i kryeministres italiane Georgia Meloni, është hequr si drejtues i nj&e...
Joe Biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden thotë se Izraeli ka përgjegjësi për t'iu përgjigjur ...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Një ditë para vizitës së tij në Bruksel, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vu&...
Njësia e parë e termocentralit bërthamor Khmelnytskyi pranë Netishyn UKRAINË- Ministria e Energjisë tha se një sulm rus ...
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Sulmet terroriste në Francë dhe Belgjikë, detyrojnë Bashkimin Evropian që të kthejë në...
Inteligjenca Artificiale SHBA- Inteligjenca artificiale po u jep njerëzve mënyra të reja për të kujtuar të dashurit e tyre q...
Emmanuel Macron EGJIPT-Një operacion masiv tokësor izraelit në Gaza do të ishte një gabim, tha të mërkurën presiden...
Shkolle GAZA- Një palestinez u vra dhe 44 të tjerë u plagosën në bombardimet afër një shkolle të UNHCR në Rafa...
Foto ilustruese ANGLI- Një oficer policie në Britaninë e Madhe u dënua me burgim të përjetshëm me akuzën për p...
Takimi i tre liderëve të Hezbollahut, Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez LIBAN- Udhëheqësi i grupit libanez Hezbollah u takua t&eu...