LIVE UPDATES
Bota

Konflikti Armeni-Azerbajxhan/ Mes rritjes së tensioneve dy liderët takohen në Bruksel

Bisedimet mes liderëve të Armenisë dhe Azerbajxhanit vijnë disa ditë pas shpërthimit të dhunës në kufirin mes këtyre dy shteteve të Kaukazit. Ky është takimi i pestë mes liderëve që ndërmjetësohet nga zyrtarët evropianë.

15 Maj 2023, 11:43 Nga f.i
Konflikti Armeni-Azerbajxhan/ Mes rritjes së tensioneve dy liderët
Liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit

ARMENI- Liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit u takuan më 14 maj në Bruksel për bisedime, në mes të rritjes së tensioneve në kufirin mes dy shteteve. Të dyja shtetet, për vite të tëra kanë përplasje lidhur me kontrollin e një rajoni të diskutueshëm. 

Bisedimet midis kryeministrit armen, Nikol Pashinyan, dhe presidentit azerbajxhanas, Ilham Aliyev, u ndërmjetësuan nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Ky është takimi i pestë mes liderëve që ndërmjetësohet nga zyrtarët evropianë. Michel ka zhvilluar bisedime dypalëshe me Pashinyanin të shtunën mbrëma, ndërkaq me Aliyevin është takuar mëngjesin e së dielës. Bisedimet mes liderëve të Armenisë dhe Azerbajxhanit vijnë disa ditë pas shpërthimit të dhunës në kufirin mes këtyre dy shteteve të Kaukazit.

Të premten, Qeveria armene njoftoi se një ushtar armen u vra dhe dy të tjerë u plagosën nga forcat azerbajxhanase. Të enjten, një ushtar azerbajxhanas u vra dhe katër ushtarë amenë u plagosën gjatë përleshjeve. Pashinyan akuzoi Azerbajxhanin se po tenton “të minojë bisedimet” në Bruksel dhe tha se “ka pak” shanse për nënshkrimin e një marrëveshjeje të paqes gjatë takimit me Aliyevin.

Këto dy shtete fqinje kanë zhvilluar dy luftëra ndërmjet vete në fund të viteve ’90 dhe më 2020 mbi kontrollin e Nagorno Karabakut, një rajon malor, i banuar kryesisht nga armenët etnikë, që u mor nga kontrolli i Azerbajxhanit mbi tri dekada më parë. Pas një lufte të shkurtër, Azerbajxhani rimori territorin e këtij rajoni më 2020, por Bakuja dhe Jerevani u pajtuan për një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia.

Që atëherë, paqeruajtësit rusë janë dislokuar në Nagorno Karabak, por Armenia është ankuar se prania e rusëve nuk po ka efekt. Tensionet janë rritur së fundmi pasi Bakuja më 23 prill njoftoi se kishte vendosur pikën e parë të kontrollit rrugor në hyrje të korridorit Laçin, që është rruga e vetme që lidh Armeninë me rajonin e Nagorno Karabakut. Ky korridor veçse është përballur me bllokada, gjë që kanë shkaktuar që banorët e rajonit të kenë mungesa të furnizimeve dhe reduktime të energjisë elektrike./ REL

konflikti armeni-azerbajxhan

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit