LIVE UPDATES
Bota

Konfliktet politike dhe marrëdhëniet mes dy vendeve/ Ministri i Jashtëm i RMV: Dialogu, rruga e zbutjes së tensioneve mes Shkupit dhe Sofjes

Në cilësinë e drejtuesit të OSBE-së, ai flet edhe për sfidat e luftës në Ukrainë, si dhe për përplasjet brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, ku ai bën pjesë.

28 Janar 2023, 20:02 Nga DOSJA
Konfliktet politike dhe marrëdhëniet mes dy vendeve/ Ministri i
Bujar Osmani për VOA

MAQEDONI E VERIUT- Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se fushata e zgjedhjeve të parakohshme në Bullgari dhe tensionet politike në Maqedoninë e Veriut janë shkaktarë të përshkallëzimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai thotë se mosmarrëveshjet duhet zgjidhur me dialog për të mos iu lënë hapësirë “përfituesve politikë dhe provokatorëve”. Në cilësinë e drejtuesit të OSBE-së, ai flet edhe për sfidat e luftës në Ukrainë, si dhe për përplasjet brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, ku ai bën pjesë.

Zëri i Amerikës: Zoti Osmani, marrëdhëniet e me Bullgarinë po tensionohen sidomos tani pas një incidenti me një pjesëtar të pakicës bullgare në Ohër. Sofja paralajmëron anulimin e projekteve evropiane me Shkupin. Ku çon kjo?

Bujar Osmani: Marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë janë historikisht të vështira, komplekse dhe në pak periudha në të kaluarën kanë arritur një stabilitet të qëndrueshëm. Shpallja e zgjedhjeve të parakoshme në Bullgari dhe tensionimi politik këtu në Maqedoninë e Veriut ka çuar në krijimin e kësaj situate. Këto situata zakonisht i nxisin edhe më tepër debatet e tilla. Nëse reagimi bullgar lidhet me incidentin në Ohër, mund të konstatohet si disproporcional sepse shteti ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura për ta izoluar atë rast dhe për t’i identifikuar, për t’i nxjerrë para drejtësisë dhe për t’i dënuar autorët. Unë bëj thirrje për gjakftohësi. Tani duhet një ulje e tensioneve dhe rikthim i komunikimit normal mes dy shteteve që mos t’u lëmë hapësirë përfituesve politikë dhe provokatorëve që nga kjo të ushqehen dhe të ndërtojnë karrierat e tyre politike.

Zëri i Amerikës: Presidenti Stevo Pendarovski i ka rekomanduar Qeverisë që të shpallë për person të padëshirueshëm një deputet evropian nga Bullgaria dhe politikanë të tjerë me qëndrime të theksuara anti-maqedonase. A është diskutuar në qeveri kjo kërkesë e presidentit maqedonas?

Bujar Osmani: Çështja është në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe qeveria vetëm ka obliguar MPB-në të bëjë analiza për sa i takon aspekteve të sigurisë, para së gjithash ngjarjes së pritshme të 4 shkurtit (manifestimi i ditëlindjes së Goce Dellçevit) që parashihet si ngjarje me implikime të larta ndaj sigurisë dhe do të shohim se cili do të jetë vendimi i MPB-së. Unë vlerësoj se duhet të përcaktojmë parimin se askush nuk mund të vijë në Maqedoninë e Veriut dhe të mohojë integritetin territorial të shtetit apo ekzistencën e popujve, cilitdo komunitet qoftë dhe të mos ketë asnjë reagim nga shteti, qoftë dhe ndalimi i hyrjes. Mirëpo, kjo pasi që parimi të etablohet, promovohet, kurse qasjet retroaktive nuk mendoj se janë zgjidhje të cilitdo problem në Maqedoninë e Veriut.

Zëri i Amerikës: A keni komunikuar me Brukselin pas këtyre përplasjeve me Sofjen dhe a ekziston rreziku i një vetoje të re bullgare në rrugën e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE?

Bujar Osmani: Unë kam komunikuar dhe ditëve në vijim do të jem në Bruksel për t’u takuar me të gjithë udhëheqësit e BE-së për të diskutuar mbi këtë çështje, edhe pse shkoj në një funksion tjetër atje. Mendoj se duhet të ruajmë dialogun dhe të gjejmë mënyrë për kapërcimin e sfidave midis shteteve tona që janë situata të cilat dalin nga marrëdhënie të vështira në mes dy shteteve, por mendoj se është krijuar një kornizë, e cila në afat të gjatë do t’i stabilizojë këto marrëdhënie.

Zëri i Amerikës: Nga 1 janari ju e morët drejtimin e OSBE-së dhe vizitën e parë e bëtë në Kiev. Çfarë sfide paraqet lufta në Ukrainë për OSBE-në? Çka mund të bëjë organizata për lehtësimin e jetës së popullatës civile në Ukrainë?

Bujar Osmani: Ne duhet të gjejmë mënyrë se si OSBE-në ta fusim në funksion të ndërperjes së agresionit por edhe të zbatimit të asaj që ne e quajmë qasje gjithpërfshirëse ndaj sigurisë. Fokusi ynë gjatë kryesimit është impakti që ka organizata tek njerëzit në zonat e konfliktit dhe ne kemi menduar që duhet të përqendrohemi jo vetëm tek debati në Vjenë, i cili për fat të keq është paralizuar si rezultat i sjelljes së një vendi pjesëmarrës, por tek puna e njerëzve të OSBE-së që e bëjnë në terren për të lehtësuar jetën e atyre që ndodhen në zonat e konfliktit dhe krejt kjo duke u nisur nga përvoja jonë në rolin që misioni i OSBE-së e ka pasur këtu në Maqedoninë e Veriut gjatë cikleve tona të konfliktit.

Zëri i Amerikës: Zoti Ministër, a ka ndikim propaganda ruse në Maqedoninë e Veriut?

Bujar Osmani: Unë mendoj se po dhe kjo në kuadër të një ndikimi në tërë rajonin, për shkak se Federata Ruse nuk ka çka i ofron Ballkanit Perëndimor në aspektin e perspektivës, të përparimit ekonomik, vlerave të shtetit ligjor, etj. Dhe kur nuk keni mënyrë të ofroni një alternativë më të mirë, atëherë e vetmja gjë që ju intereson është të ruani ndikimin tuaj nëpërmjet mbajtjes së konflikteve të përhershme. Prandaj them se status quo-ja e konflikteve të përhershme në rajon nuk i shkon në favor askujt përveç dikujt tjetër. Edhe në Maqedoninë e Veriut, krizat e vazhdueshme që i kemi pasur kanë qenë vetëm mundësi për një ndikim të tillë. Edhe kjo krizë e fundit, nëse mund të ndodh me bllokimin e negociatave nëse nuk arrihen ndryshimet kushteuese (për futjen e pakicës bullgare) me këtë krizë në raportet me Bullgarinë mund të jenë vetëm një mundësi për një ndikim të tillë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Zëri i Amerikës: Zoti Osmani, nëse mund të ju pyes në lidhje me përplasjet brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, ku disa zyrtarë të lartë të partisë të pakënaqur me politikat dhe punën e ministrave të partisë në qeveri kërkojnë dorëheqjet e tyre. Sa janë të dëmshme këto zhvillime për vetë BDI-në?

Bujar Osmani: Në BDI gjithmonë është inkurajuar mendimi ndryshe, qoftë edhe mendimi kundër mendimit të shumicës, madje të shprehet edhe publikisht. Ajo çfarë nuk ka qenë praktikë dhe nuk lejohet në asnjë organizatë politikë është të mos respektoni mendimet e shumicës sepse vlera e demokracisë është kjo. Mendoj se këtu duhet të bëjmë dallimin, midis shprehjes së qëndrimit ndryshe që ne e kemi inkurajuar dhe mosrespektimin e vullnetit të shumicës që pastaj kalon në një çorganizim të plotë që e dëmton edhe organizatën edhe njerëzit të cilët i përfaqëson.

Zëri i Amerikës: A ju shqetëson mundësia e ndikimit dhe reflektimit të këtyre zhvillimeve në parti tek elektorati?

Bujar Osmani: Nuk mendoj, për shkak se kemi elektorat mirë të informuar sa i takon zhvillimeve; njerez që mund të bëjnë një analizë krahasimore të zhvillimit, modernizimit të BDI-së dhe në këtë drejtim, atë që e shohim është një mbështetje e plotë e konceptit të kryetarit (Ali) Ahmeti dhe prandaj mendoj se kjo nuk do të ketë një implikim më të madh në publik. Është çështje e brendshme organizative, e cila besoj se do të rregullohet shpejt në interes të të gjithëve.

Marrë nga VOA

 

bujar osmani zeri i amerikes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet