LIVE UPDATES
Bota

Konferenca për NATO-n në Tiranë, Hoxhaj: Plotësojmë kushtet po aq sa fqinjët tanë, Kosova meriton të marrë ftesë për anëtarësim në NATO

Hoxhaj gjatë fjalës së tij tha se Kosova meriton të marrë ftesën për anëtarësim në NATO. Ai më tek gjithashtu foli edhe për sigurinë në Ballkan, këto 15 vjet që nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

2 Prill 2024, 21:12 Nga N.F
Konferenca për NATO-n në Tiranë, Hoxhaj: Plotësojmë
Pamje nga konferenca

TIRANË- Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka marr pjesë si panelist në Konferencën e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO në Tiranë së bashku me politikanë, ushtarakë, deputetë dhe diplomatë.

Hoxhaj gjatë fjalës së tij tha se Kosova meriton të marrë ftesën për anëtarësim në NATO. Ai më tek gjithashtu foli edhe për sigurinë në Ballkan, këto 15 vjet që nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

Pas pavarësisë së Kosovës më 2008, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO në vitin 2009 është ngjarja e dytë që shënoi ngritjen e shqiptarëve në Ballkan si faktor rajonal dhe sot Shqipëria mbushi 15 vjet si pjesë e kësaj Aleance më të rëndësishme ushtarake dhe politike në botë! Ishte kënaqësi sot të isha panelist në Konferencën e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, së bashku me politikanë, ushtarakë, deputetë dhe diplomatë, ku ndamë mendimet tona rreth kërcënimeve të sigurisë në Ballkan dhe të ardhmes së Kosovës në institucionet atlantike!”, ka thënë Hoxhaj në Konferencë.


Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka ndarë një pjesë të fjalës së tij për mes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook".

“Edhe pas çlirimit të Kosovës më 1999 dhe pavarësisë së saj, anëtarësimi i Shqipërisë, por edhe i Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë kërcënuar më shumë se kurrë për shkak të rikthimit të historisë me përbindëshat e saj, Rusinë në Evropë dhe Serbinë në Ballkan!”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai gjithashtu tha se tensionet në rajon janë jo për shkak të luftës në Ukrainë, por për shkak të mospërmbylljes së konflikteve si rezultat i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia dhe mosanëtarësimit të saj në OKB, gjë që Rusia, sipas tij, e ka përdorur këtë situatë për ta luftuar diplomatikisht perëndimin dhe Kosovën globalisht!


“Për shkak të kërcënimeve të sigurisë nga ana e Serbisë dhe gabimeve strategjike të Qeverisë së Kosovës, Kosova nga një shtet i cili ishte faktor paqeje dhe stabiliteti më 2008 dhe nga një eksportues i sigurisë, është duke u shndërruar në një konsumues të sigurisë, sikurse po tregon edhe rritja e numrit të trupave të KFOR-it, por edhe trajtimi ndërkombëtar i Kosovës!”, ka thënë Hoxhaj në Konferencën që u mbajt në Tiranë.

“Lufta në Ukrainë solli një rizgjim gjeopolitik të BE-së dhe të NATO-s, por kjo nuk u përcoll as me ndryshime të mëdha politike, as me hapa konkret, gjë që sot për shkak të kërcënimeve të Serbisë më shumë ka një politikë të rritjes së trupave të KFOR-it në Kosovë, në vend se siguria e saj të arrihej me anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO dhe rritjen e plotë të kapacitetit të FSK-së! Në një situatë të re të sigurisë, Kosova jo vetëm se e meriton marrjen e Planit për Veprim për Anëtarësim (MAP), por meriton edhe ftesën për anëtarësim të plotë meqë ne plotësojmë kushtet po aq sa fqinjët tanët!”, ka thënë ai.

enver hoxhaj nato kosova

Sondazh

Poll
Bota 2 Prill 2024, 20:43 E. D

A po e braktis flota ruse Krimenë

foto ilustruese RUSI- Flota ruse e Detit të Zi pothuajse e ka braktisur Krimenë, duke lënë vetëm një anije luftarake humb&eum...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet