All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Komisioni Zgjedhor nuk vepron ndaj “deepfakes” që përdoren në reklamat zgjedhore

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, po kandidon përballë Trump në garën për të marrë emërimin e Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

2 Korrik 2023, 21:35 Nga k.m.
Komisioni Zgjedhor nuk vepron ndaj “deepfakes” që përdoren
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Komisioni që mbikëqyr rregullat për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara nuk po merr masa lidhur me përdorimin në reklamat zgjedhore të videove, apo fotografive të rreme të krijuara përmes inteligjencës artificiale. Në Shtetet e Bashkuara vazhdon fushata për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Kjo është një reklamë politike e ekipit elektoral të kandidatit republikan Ron DeSantis, për të cilën ekspertët thonë se përfshin imazhe të rreme që tregojnë ish-Presidentin Donald Trump duke përqafuar ish-këshilltarin e tij kryesor për shëndetësinë, Dr. Anthony Fauci.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, po kandidon përballë Trump në garën për të marrë emërimin e Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Imazhet u analizuan nga emisioni "Verify" i cili zbulon raste dezinformimesh. Ata u përpoqën të identifikonte imazhet e reklamës dhe gjetën se tre prej tyre ishin të rreme.

“Po të shikosh me imtësi vëren se fotot janë krijuar nga inteligjenca artificiale. Imazhi tregon dy individë përpara logos së Shtëpisë së Bardhë në zyrën e konferencave të shtypit. Por në të shkruhet ‘Mephap’ në vend që të thotë Shtëpia e Bardhë. Inteligjenca artificiale ka vështirësi në disa raste që të prodhojë tekst të saktë. Në foton tjetër Trump i mungon gishti i madh”, thotë gazetari i emisionit Verify, Casey Decker.

Ndërsa rriten kapacitet e inteligjencës artificiale, gjithashtu po shtohen edhe imazhet e rreme që synojnë të ndikojnë tek votuesit, thotë Lisa Gilbert me organizatën jofitimprurëse për mbrojtjen e konsumatorëve “Public Citizen”.

“Një nga gjërat që është në gjendje të bëjë inteligjenca artificiale është krijimi i videove, ose zërave tejet të rreme, që duken shumë reale, dhe është e pamundur të dallohen nga syri i njeriut krahasuar me një video të vërtetë”.

Organizata “Public Citizen” i kërkoi Komisionit Federal të Zgjedhjeve, që të vendosë rregulla për reklamat e fushatës që përdorin imazhe të rreme të krijuara përmes kompjuterit, pasi ato mund të keqinterpretojnë pikëpamjet politike të një kandidati, gjë që tashmë është e paligjshme.

Më 22 qershor, komisioni që mbikëqyr rregullat zgjedhore votoi për të mos marrë asnjë veprim. Komisioneri Allen Dickerson, i cili u emërua nga ish-Presidenti Donald Trump, tha në takim se ata nuk kanë juridiksion mbi këtë çështje.

“Kongresi na ka dhënë autoritet shumë të kufizuar. Juridiksioni ynë në këtë pikë është i kufizuar për rastet kur një fushatë e keqinterpreton veten përmes mashtrimit duke vepruar në emër të ndonjë kandidati tjetër. Organizata duhet ta çojë çështjen në Kongres”.

Organizata “Public Citizen” thotë se “mosveprimi është dështim tronditës madje edhe për një agjenci të paefektshme”. Zonja Gilbert thotë se përdorimi i inteligjencës artificiale po shënon një pikë kthese në fushatat politike.


“Ngjason me momentin kur u shpik interneti. Na presin ndryshime kolosale. Imagjinoni sikur atëherë të dinim ato që dimë sot për ndikimin që do të kishte interneti, do të kishim marrë masat e duhura për të mbrojtur njerëzit që në fillim. Jemi pikërisht në një moment të tillë”, thotë Lisa Gilbert me organizatën jofitimprurëse për mbrojtjen e konsumatorëve “Public Citizen”.

Aktualisht Kongresi po shqyrton një propozim i cili kërkon që reklamat politike të deklarojnë nëse është përdorur inteligjenca artificiale për të krijuar foto ose video./VOA

shba

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Bota 2 Korrik 2023, 21:25 k.m.

Izraeli godet objektiva brenda Sirisë

Foto ilustruese Forcat ajrore izraelite kryen sulme në orët e para të mëngjesit në zonat pranë qytetit Holms në Siri, du...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit