LIVE UPDATES
Bota

Komisioni i BE: Marrëveshja Kosovë-Serbi urgjente për avancim në rrugën evropiane

Komisioni i BE-së në Raportin e Progresit në pjesën për Kosovën konstaton arritje, por edhe shumë sfida në rrugën e saj të integrimit evropian.

13 Tetor 2022, 08:28 Nga DOSJA
Komisioni i BE: Marrëveshja Kosovë-Serbi urgjente për avancim
Albin Kurti

KOSOVË- Komisioni i BE-së konstaton, se në dialogun me Serbinë Kosova duhet të tregohet më shumë konstruktive dhe se marrëveshja gjithëpërfshirëse ligjërisht e obligueshme është urgjente e thelbësore për t'ua mundësuar të dy vendeve avancimin në rrugën drejt BE-së. Ky konstatim u dha në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, pjesa për Kosovën, që u publikua të mërkurën (12.10) në Bruksel dhe shefi i zyrës se BE-së në Kosovë ua dorëzoi krerëve të shtetit, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentes, Vjosa Osmani. Si arritje në Raportin e Progresit përmendet marrëveshja për energjinë dhe ajo për dokumentat e udhëtimit.

"Palët miratuan një Udhërrëfyes për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në qershor 2022 dhe u pajtuan në gusht 2022 për udhëtimin vetëm me letërnjoftime mes Kosovës dhe Serbisë. Kosovës i duhet të angazhohet më konstruktivisht dhe të bëjë përpjekje të mëtejshme thelbësore në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të së kaluarës dhe të kontribuojë në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit, ligjërisht të detyrueshme me Serbinë. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe vendimtare për t'ua mundësuar Kosovës dhe Serbisë avancimin në rrugët e tyre evropiane”, thuhet në raport. Ndërsa situata e sigurisë në veri të Kosovës cilësohet sfiduese. "Situata në veri të Kosovës mbetet sfiduese, veçanërisht sa i përket korrupsionit, krimit të organizuar, dhe kushteve për lirinë e shprehjes”.

Kuvendi i Kosovës me menaxhim të dobët të agjendës legjislative

Në raport është kritikuar edhe Kuvendi i Kosovës për “menaxhim të dobët të agjendës legjislative” dhe se ai mbetet i ndikuar negativisht nga një atmosferë e polarizuar politike dhe vështirësi në arritjen e kuorumit vendimmarrës. "Kosova gëzon stabilitet politik, ku qeveria ka një shumicë solide në kuvend. Puna e kuvendit vazhdon të ndikohet negativisht nga atmosfera polarizuese politike dhe vështirësitë për të arritur një kuorum vendimmarrës, ndonëse qeveria ka një shumicë të fortë. Kjo është pjesërisht për shkak të menaxhimit të dobët të agjendës legjislative nga ana e shumicës, por edhe për shkak se anëtarët e opozitës në kuvend kanë abstenuar nga votimi për të penguar miratimin e ligjeve”, thuhet në raport.

Reforma në drejtësi

Në ҫështjen e drejtësisë në Kosovë, raporti konstaton, se "ka njëfarë progresi, por se në përgjithësi administrimi i drejtësisë vazhdon të jetë i ngadaltë, joefikas dhe i cënueshëm ndaj ndikimeve të panevojshme. "Reforma në drejtësi duhet adresuar para së gjithash duke përmirësuar implementimin e mjeteve ekzistuese për të ruajtur integritetin, pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor. Angazhimi i qeverisë për të zbatuar plotësisht opinionin e Komisionit të Venecias për koncept-dokumentimin për vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në bashkëpunim me BE-në është i mirëpritur”, thuhet në raport. Sa i përket luftës kundër korrupsionit thuhet, se "Kosova gjatë kësaj periudhe raportuese ka bërë progres të lehtë me miratimin e legjislacionit të rëndësishëm kundër korrupsionit.

"Kosova është në një fazë të hershme në luftën kundër krimit të organizuar dhe është bërë përparim i kufizuar në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të krimit të organizuar. Mjetet e fuqishme të parashikuara nga Kodi Penal dhe Ligji për Kompetencat e Zgjeruara të Konfiskimit ende nuk janë shfrytëzuar plotësisht. Janë zhvilluar një sërë operacionesh të suksesshme që shënjestruan krimin e organizuar, duke përfshirë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndërkufitar. Lufta kundër krimit të organizuar në veri të Kosovës vazhdon të jetë sfiduese”, thuhet në raport.

Media dhe shqetësimet e BE

Sa i përket lirisë së shprehjes në raport konstatohet, se "Kosova ka një nivel të përgatitjes dhe përfiton nga një mjedis pluralist dhe i gjallë mediatik”. Megjithatë, thuhet në raport, "shqetësimet mbeten në lidhje me fushatat e shpifjeve publike, kërcënimet dhe sulmet fizike ndaj gazetarëve. Dhe mungesa e vetëqëndrueshmërisë financiare i bën mediat, duke përfshirë transmetuesin publik, të cenueshme ndaj interesave politike dhe të biznesit”.

Bashkëpunimi rajonal

Sa i përket marrëdhënieve fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal në raport thuhet, se "Kosova në përgjithësi ka marrëdhënie të mira me Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut, por nuk ka ndryshim në marrëdhënie formale me Bosnjë-Hercegovinën”.

Në deklarimin e tij të parë sapo pranoi Raportin e Progresit për Kosovën kryeministri Albin Kurti tha, se "raporti njeh përparimet e bëra nën qeverinë që ai drejton”, ndonëse ka sfida përpara. "Është mirë të shohësh se nuk ka fusha të vlerësuara me regres si në vitet e kaluara. Në shumë fusha ne kemi kaluar një hap më lart në shkallët e progresit, siç janë lufta kundër korrupsionit, reforma e administratës publike, politikat ekonomike dhe monetare, funksionimi i ekonomisë së tregut, arsimi dhe kultura, politika sociale dhe punësimi, politika e transportit, rrjetet trans-evropiane, ushqimi, çështjet e sigurisë, veterinare dhe fitosanitare.”, tha Kurti. E sa i përket liberalizimit të vizave, Kurti tha se "Kosova ka përmbushur 95 kriteret e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave, andaj është radha që BE-ja të veprojë, për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Presidentja Vjosa Osmani tha, se Kosova ka treguar përkushtimin e institucioneve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar se "Kosova formalisht do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, duke theksuar nevojën e përshpejtimit të këtij procesi, si dhe nevojën urgjente të përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në një komunikatë të presidencës.

Marrë nga DW

komisioni i be

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale