LIVE UPDATES
Bota

KOMF: Institucionet po bëjnë pak për të zgjidhur problemet e fëmijëve

Raporti citon të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të cilat tregojnë se 7 për qind e fëmijëve në Kosovë jetojnë në varfëri ekstreme.

6 Mars 2024, 16:01 Nga I.A
KOMF: Institucionet po bëjnë pak për të zgjidhur problemet e
Foto Ilustruese

KOSOVË- Dhuna, trafikimi, punët e rënda dhe mungesa e psikologëve, janë disa nga problemet me të cilat përballen fëmijët në Kosovë, sipas një raporti të Koalicionit të organizatave joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF).

Në raportin e monitorimit “Karta e Vlerësimit – Cili është rezultati i përgjithshëm i Kosovës për kujdesin ndaj fëmijëve?” të publikuar të mërkurën, KOMF vlerëson se institucionet e Kosovës po bëjnë pak punë për zgjidhjen e problemeve dhe për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, pavarësisht zotimeve.

Raporti ka bërë analizimin e progresit për politikat, legjislacionin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në gjashtë fusha: mirëqenia sociale, mbrojtja e fëmijës, shëndeti i fëmijës, zhvillimi në fëmijërinë e hershme arsimi dhe drejtësia për të mitur.

Sipas këtij raporti, Kosova vazhdon të ketë shkallë të lartë të fëmijëve që jetojnë në varfëri dhe nivele të larta të përjashtimit social të fëmijëve. Raporti citon të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të cilat tregojnë se 7 për qind e fëmijëve në Kosovë jetojnë në varfëri ekstreme.

Qeveria e Kosovës i ndan nga 10 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe nga 20 euro për fëmijët deri në dy vjeç nga viti 2021. Por, sipas KOMF-it këto shtesa janë të pamjaftueshme dhe “nuk kanë bazë ligjore të qëndrueshme”.

“Është shumë i domosdoshëm hartimi i bazës ligjore për shtesat për fëmijë për të siguruar qëndrueshmërinë e tyre. Shuma mujore e ndarë është e ulët, nuk është e mjaftueshme për të përballuar nevojat e fëmijëve”, thuhet në raport.

KOMF ka vlerësuar në raport se Ligji për Përkrahje Materiale Familjeve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Përhershme është "diskriminues", ani pse në Kosovë është e përcaktuar e drejta për ndihmë materiale për fëmijët me aftësi të kufizuara si element i mbrojtjes për këtë kategori.

“Ky ligj ofron mbështetje për vetëm rreth 3.000 fëmijë me aftësi të kufizuara, duke përjashtuar pjesën dërrmuese të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Prandaj, si i tillë ai bën diskriminim dhe nuk mbulon të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara”, thuhet në raport.

Raporti ka gjetur se mbështetja financiare prej 100 euro që i ofrohet fëmijëve dhe familjeve të tyre është e pamjaftueshme për nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

KOMF, në raport, ka identifikuar se problem mbetet edhe mbrojta e fëmijëve nga punët e rënda, ku vetëm gjatë vitit 2022 gjithsej 160 fëmijë janë identifikuar në puna të rënda kryesisht në sektorët sikurse: sektori i bujqësisë dhe pylltarisë, sektori i ndërtimtarisë dhe puna në rrugë.

Fëmijët në Kosovë janë edhe viktima të trafikimit, vetëm gjatë 2022 janë identifikuar gjithsej 22 viktima të trafikimit, ku prej tyre 14 viktima ishin fëmijë, sipas KOMF-it.

Në raport gjithashtu është vlerësuar se ndër sfidat më të mëdha mbetet identifikimi i fëmijëve viktima të trafikimit.

“Është i domosdoshëm fuqizimi i mekanizmave për identifikim dhe raportim që do të lehtësojnë vetë-raportimin, raportimin e bashkëmoshatarëve dhe qasjen në raportim të profesionistëve të cilët vazhdimisht punojnë me fëmijët dhe të rinjtë (p.sh. mësimdhënësit, psikologët e shkollave, këshilluesit)”, thuhet në raport.

Sipas raportit, sfidë është edhe vonesa në zgjidhjen e statusit të 579 fëmijëve pa kujdes prindëror dhe për pasojë mosdhënia e mundësisë për adoptim për këta fëmijë.

Në Kosovë në vitin 2022, janë shqyrtuar 11 kërkesa për adoptim, prej tyre 9 kërkesa për adoptim vendor janë aprovuar dhe dy kërkesa për adoptim ndërshtetëror (kërkesa brenda familjes), janë refuzuar.

Mungesë e barnave në kujdesin parësor, sekondar dhe terciar shëndetësor, mungesë e shërbimeve parandaluese dhe shërbimeve rehabilituese të specializuara për trajtimin e fëmijëve përdorues të substancave narkotike si burime njerëzore shumë të kufizuara për shëndetin mendor të fëmijëve.

Këto janë disa nga problemet të cilat i ka evidentuar KOMF në raportin “Karta e Vlerësimit – Cili është rezultati i përgjithshëm i Kosovës për kujdesin ndaj fëmijëve?

Duke përmendur mungesën e barnave, KOMF ka veçuar medikamentin surfakant,pa të cilin foshnjat e lindura para kohe mund të vdesin, e ky medikament nuk është përfshirë fare në listën e barnave esenciale.

Sipas raportit, Shërbimi Korrektues i Kosovës, gjatë vitit 2022 ka pranuar 126 raste të fëmijëve në konflikt me ligjin, ku si vepra më dominante ishin 24 lëndime të lehta dhe të rënda trupore, 22 vjedhje dhe vjedhje të rënda, 19 grabitje, 11 vrasje në tentativë dhe 10 dhunime, si dhe vepra të tjera.

Vendosja dhe trajtimi i rasteve të të miturve të pranuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, bëhet në Qendrën Edukuese Korrektuese dhe Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan.

Sipas KOMF, kjo qendër nuk ka asnjë edukator, por vetëm një punëtor social.

“Ky numër na tregon për gjendjen dhe mundësinë reale që një punëtor social të punojë dhe të ofrojë shërbime cilësore për gjithë këta të mitur”, thuhet në raport.

Gjithashtu në këtë raport është shprehur shqetësim edhe për mungesën të një qendre korrektuese për të miturat.

Sipas KOMF-it ato vendosen në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan me të paraburgosurat dhe të dënuarat e rritura.

“Në këtë qendër korrektuese nuk ka ambient të veçantë për të miturat e dënuara, të paraburgosura si dhe ato me masa edukuese korrektuese, pra vendosja e tyre bëhet në pavijone me të dënuarat dhe të paraburgosurat e moshës madhore”, thuhet në raport.

Marrë nga REL

komf karta e vlerësimit

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin