LIVE UPDATES
Bota

Anëtarësimi në BE, DW: Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat nga Ballkani Perëndimor

Ndërsa Rusia demonstron gjithnjë e më shumë influencën politike në Ballkanin Perëndimor, vendet e këtij rajoni dhe Europa po rrisin shpejtësinë e procesit të zgjerimit të BE-së. Synohet Stabiliteti i Europës.

6 Mars 2024, 14:29 Nga r.ll
Anëtarësimi në BE, DW: Nevojitet ritëm i shpejtë
foto ilustruese

BRUKSEL- Rreth njëzet vjet presin disa vende të Ballkanit Perëndimorpër afrimin në BE, por rruga është me pengesa. Reformat e nevojshme në shumë drejtime nuk janë zbatuar, po ashtu për shumë kohë në BE ka munguar vullneti politik dhe një strategji e qartë ndaj Ballkanit Perëndimor.

E pikërisht tani, kur Europa po përballet me dy luftra, lufta sulmuese e Rusisë në Ukrainë dhe konflikti në Lindjen e Mesme – po bëhet e qartë, se një Ballkan Perëndimor i pastabilizuar mund të jetë një rrezik shtesë për sigurinë. "Lufta sulmuese ruse ndaj Ukrainës e ka bërë një domosdoshmëri gjeopolitike zgjerimin e BE-së", tha mkinistrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbocktë hënën (4.03.2024) në Mal të Zi – stacioni i parë i vizitës së saj në udhëtimin dy ditor në Ballkanin Perëndimor.

Mali i Zi po rrit shpejtësinë

Koha e zgjedhur për udhëtimi i kryediplomates gjermane nuk është rastësi: Në mes të marsit publikohet raporti i radhës i Komisionit të BE-së për progresin dhe pak pas tij në samitin e BE-së do të diskutohen hapat e mëtejshëm. Vendi anëtar i NATO-s, Mali i Zi, njëri prej gjashtë vendeve aspirante për antarësim në BE, ka përparuar mjaft në procesin e negociatave.

Mali i Zi nisi një reformë në drejtësi dhe posti vakant prej vitesh i kryeprokurorit tani më në fund u plotësua nën presionin e Brukselit. Megjithatë deri në përmbushjen e të gjitha kritereve rruga është e gjatë. Pavarësisht kësaj qeveria pro-europiane e Malit të Zi po nxit procesin me një plan mjaft ambicioz: "28 by 28" është nisma kombëtare, që ka për qëllim antarësimin e vendit deri në vitin 2028 në BE.

Nga 2028 Në BE?

Baerbock nuk dëshironte të pozicionohej konkretisht për datën, duke nënvizuar, se duam ta përshkojmë bashkarisht rrugën për në BE e "madje sa më shpejt". Por zgjerimi nuk është "qëllim në vetvete, por i shërben forcimit të Europës sonë të përbashkët", tha ajo. Nga 33 kapituj të hapur Mali i Zi deri tani ka përmbyllur vetëm tre. Megjithatë ministri i Jashtëm malazez, Filip Ivanovic, dha një sinjal pozitiv. Vendi i tij do t'i përmbahet datës së antarësimit në vitin 2028: "Eshtë e mundur dhe realiste", siguroi ai.

Në Mal të Zi fryma pro antarësimit në BE është mjaft pozitive: Gati 80 përqind e popullsisë janë për antarësimin e vendit në BE. Ndërsa në Serbi vetëm një në tre qytetarë preferojnë antarësimin e vendit të tyre në BE. Udhëheqja aktuale e Malit të Zi do ta shfrytëzojë këtë frymë pozitive të popullsisë për avancimin e reformave.

Bosnja në udhëkryq

Edhe qeveria e Bosnjes dhe Hercegovinës, ku Baerbock qendroi të martën (5.03.2024) siguroi, se do të angazhohet për reformat e nevojshme për në BE. Krahas një ligji për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit ky vend do të miratojë edhe një ligj tjetër lidhur me konfliktin e interesit dhe do të nisë reformën në drejtësi.

Ministrja e Jashtme e sheh aktualisht Bosnjen dhe Hercegovinën në një "udhëkryq vendimtar" në rrugën drejt BE-së. "Ka herë pas here momente në histori, ku duhet kapur çasti dhe duhet shfrytëzuar shansi", tërhoqi vëmendjen Baerbock në Sarajevo gjatë konferencës së shtypit me homologun boshnjak Elmedin Konakoviç.

Sidoqoftë proceset e vendimmarrjes në Bosnje dhe Hercegovinë janë shumë të vështira. Për shkak të ndarjes në tri etni të vendit reformat e mëdha janë të lidhura me procese të vështira e të mundimshme të vendimmarrjes. "Secili politikan këtu mund t'i bllokojë proceset e vendimmarrjes", shpjegoi ministri iJashtëm i Bosnje dhe Hercegovinës, Elmedin Konakovic, gjendjen në vend. "Ne nuk duam t'ua pengojmë shansin qytetarëve tanë për antarësimin në BE", theksoi ai.

Influenca ruse destabilizuese

Bosnje dhe Hercegovina është që nga dhjetori 2022 vend kandidat për antarësim në BE. Udhëheqja në Sarajevë ndërkohë po lufton jo vetëm për gatishmërinë për reforma të të gjitha pjesëve të vendit, por edhe ndaj influencës gjithnjë në rritje e përpjekjeve të Moskës për destabilizim. Në Bosnje dhe Hercegovinë këto përpjekje kanë një emër: Milorad Dodik. Presidenti nacionalist i Republika Srpska (RS) synon shkëputjen e pjesës serbe nga vendi. Ngjashëm si edhe presidneti i Serbisë Vuçiq, edhe Dodik ruan kontakte të ngushta me Kremlinin dhe së fundi vizitoi Aleksandër Lukashenkon dhe Vladimir Putinin.

Në pamje të jashtme udhëheqja e Bosnje dhe Hercegovinës përpiqet ta nënvleftësojë rolin problematik të separatistit Dodik. Njerëzit në vend tashmë janë ambjentuar me të, tha Ivanoviç. Por Baerbock në takimin e përbashkët tërhoqi vëmendjen nga rreziku i "fantazive për shkëputje" dhe bëri thirrje për ruajtjen e unitetit të vendit në rrugën për në BE. "Ne duam, që Bosnje dhe Hercegovina të antarësohet si një e tërë në BE", tha ajo në Sarajevë.

Ballkani Perëndimor në aspektin gjeopolitik më i rëndësishëm se kurrë më parë

Krahas problemeve të politikës së brendshme dhe rritjes së influencës nga Rusia, situata aktuale gjeopolitike krijon shqetësim në Ballkanin Perëndimor. Disa druajnë, se pas zgjedhjeve të BE-së në Parlamentin Europian mund të ketë më shumë deputetë skeptikë ndaj zgjerimit dhe se në SHBA Donald Trump mund të fitojë zgjedhjet presidenciale. Ndaj ka shqetësim, se kjo do ta zbehte sërish vëmendjen e Europës ndaj Ballkanit Perëndimor.

Por nuk e shohin kështu gjendjen politikanët gjermanë që merren me politikën e jashtme. Politikani kristiandemokrat, Jürgen Hardt, i cili bënte pjesë në delegacionin e ministress ë Jashtme Baerbock gjatë këtyre vizitave në Ballkanin Perëndimor, mendon, se pikërisht zhvillime të tilla do ta rrisin edhe më shumë peshën gjeopolitike të këtij rajoni për Europën. Rëndësia e këtij rajoni "është aktualisht me e madhe se asnjëherë më parë", i tha ai DW-së. Ky rajon nuk duhet të lihet si zonë e influencës ruse.

"Pikërisht në një sfond të tillë, që ballkani perëndimor është kaq pranë nesh, qëllimi ynë duhet tëjetë, që Europa dhe Perëndimi të luajnë aty rol parësor", tha i dërguari i posaçëm i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili gjithashtu shoqëronte ministren Baerbock gjatë këtyre vizitave. Një rajon kaq i afërt i pastabilizuar mund të kthehej në një pikë të dobët për Europën./DW

ballkani perendimor

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës