LIVE UPDATES
Bota

Komandanti i KFOR’it: Situata në veri e paqëndrueshme, shumë lehtë mund të përshkallëzohet

Ristuccia tha se janë duke u zhvilluar hetime për ngjarjet e 24 shtatorit dhe KFOR-i ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura për të ulur rrezikun. Ai tha se është shumë herët të dihet se prej nga kanë ardhur armët në Banjskë.

7 Tetor 2023, 07:44 Nga f.i
Komandanti i KFOR’it: Situata në veri e paqëndrueshme,
Angelo Michele Ristuccia

KOSOVË- Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia tha të premten se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës tregojnë se situata mbetët e paqëndrueshme dhe shumë lehtë mund të përshkallëzohet ndërsa paralajmëroi shtimin e trupave të NATO-s në terren.

Ai i bëri këto komente në një konferencë me gazetarë në Prishtinë, në prag të përfundimit të mandatit të tij, gjatë së cilës tha se situata është bërë më e vështirë për t’u menaxhuar për shkak të një sërë faktorësh ndërhyrës dhe veçanërisht mosbesimit ndërmjet palëve.

“Të gjitha këto ngjarje tregojnë se situata mbetët e paqëndrueshme dhe shumë lehtë mund të përshkallëzohet. Për shkak të ngjarjeve të fundit, misioni i KFOR-it ka shtuar praninë dhe veprimtaritë në Kosovë dhe NATO ka autorizuar shtimin e forcave shtesë për të trajtuar situatën”, tha ai.

Ristuccia tha se janë duke u zhvilluar hetime për ngjarjet e 24 shtatorit dhe KFOR-i ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura për të ulur rrezikun. Ai tha se është shumë herët të dihet se prej nga kanë ardhur armët në Banjskë.

“Me siguri qëllimi i kryerjes së krimit ishte padyshim që të krijohet një destabilitet dhe kaos”,- tha ai.

Tensionet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës arritën një shkallë të pashembullt që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës pas ngjarjeve të 24 shtatorit, kur një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri duke vrarë një oficer policie. Tre sulmues u vranë gjatë përleshjeve, që nxitën shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon dhe bënë që NATO-ja të vendos shtimin e forcave paqeruajtëse në terren. Ai tha se përveç Britanisë së Madhe edhe Rumania do të vendos trupa shtesë në Kosovë.

“Këta janë hapa për të dëshmuar dhe për të siguruar aftësinë e KFOR-it me forca të nevojshme për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për njerëzit që jetojnë në Kosovë”, tha ai.

Ristuccia tha se vetëm zgjidhja politike mund të sjellë një paqe dhe qëndrueshmëri të pakthyeshëm në zonë.

“Kjo është arsye pse KFOR-i mbështetë plotësisht dhe do të vazhdojë të ofrojë punën e nevojshme të sigurisë për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, që synon normalizimin marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Ai tha se mandati i KFOR-it është i qartë dhe sundimi i ligjit mbetet e drejtë ekskluzive e policisë së Kosovës, me të cilën misioni i EULEX-it dhe KFOR-i bashëkrendohen.

Zyrtarët gjermanë të mbrojtjes thanë të premtën se Gjermania do të dërgojë rreth 150 ushtarë në Kosovë në prill të vitit të ardhshëm si kontribut për misionin e KFOR-it. Sipas zyrtarëve gjermanë, vendimi nuk ka të bëj me tensionet aktuale në veri të Kosovës por për të kompensuar tërheqjen e trupave austriake. Kosova e akuzon Serbinë se qëndron prapa sulmit të 24 shtatorit dhe për përpjekje të aneksimit të veriut të Kosovës, ndërsa autoritetet serbe kanë mohuar akuzat duke nënvizuar se nuk kanë asnjë synim për të sulmuar këdo qoftë në rajon./VOA

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim