LIVE UPDATES
Bota

Kina presion deputetëve të Ballkanit që të mos marrin pjesë në samitin që do të mbahet Tajvan

Përveç dy deputetëve nga Maqedonia e Veriut, raportohet se porosi të njëjta nga diplomatë kinezë u janë dërguar edhe gjashtë deputetëve tjerë nga Bosnja dhe Hercegovina, Sllovakia, Bolivia, Kolumbia dhe vendeve tjera.

30 Korrik 2024, 10:29 Nga r.ll
Kina presion deputetëve të Ballkanit që të mos marrin
foto ilustruese

SHKUP- Dy deputetë të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut kanë qenë cak i presionit të Republikës së Kinës për të bindur ata që të mos marrin pjesë në Samitin e Aleancës Ndërparlamentare për Kinën (IPAC), që pritet të mbahet në Taipej të Tajvanit. Bëhet fjalë për Antonio Milloshoskin e VMRO-DPMNE-së në pushtet dhe Fatmir Bytyqin nga LSDM-ja opozitare.

Unë jam Wu, nga ambasada kineze. Dëgjuam se keni marrë ftesë nga IPAC, a do të merrni pjesë në konferencën që do të mbahet javën e ardhshme në Tajvan”, thuhet në mesazhin që ka marrë Milloshoski, të cilin e ka parë agjencia AssociatedPress.

Përveç dy deputetëve nga Maqedonia e Veriut, raportohet se porosi të njëjta nga diplomatë kinezë u janë dërguar edhe gjashtë deputetëve tjerë nga Bosnja dhe Hercegovina, Sllovakia, Bolivia, Kolumbia dhe vendeve tjera. Sipas tyre, në disa raste ka pasur pyetje të çuditshme për udhëtimet në Tajvan, dhe në raste të tjera toni i porosisë ka qenë më kërcënues.

Disa nga deputetët zbuluan se diplomatët kinezë kishin kontaktuar edhe kryesitë e partive së tyre, për t’u bërë kështu presion shtesë.

“Ata kontaktuan presidentin e partisë sime politike dhe i kërkuan që të më ndalonte të udhëtoja për në Tajvan”, zbuloi Sanela Klariç, një deputete e parlamentit në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ky rast ia riktheu asaj kujtimet e kërcënimeve dhe frikësimeve me të cilat u përball gjatë luftës në BeH në vitet 1990. “Unë vërtet e urrej ndjenjën kur dikush të frikëson”, tha ajo. Ajo tregoi se presioni që e kishte kontaktuar ishte i pakëndshëm, por se ky kërcënim vetëm sa e ka rriturvendosmërinë e saj për të shkuar në Tajvan.

Një nga metodat që përdoren është edhe ftesa individuale për të vizituar Kinën për deputetët që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në IPAC, vetëm për të shmangur udhëtimin në Tajvan. Këto ftesa u janë bërë sidomos deputetëve të vendeve anëtare të BE-së.

Drejtori i IPAC, Luke de Pulford, e quajti presionin kinez si “ndërhyrje brutale”. Në një deklaratë për AP ai tha se deputetët nga vendet më të vogla ishin në shënjestër.

“Ndoshta Pekini ndjeu se mund të kishte sukses te ata, por taktikat e presionit vetëm i bënë pjesëmarrësit më të vendosur për të marrë pjesë në Samit”, tha De Pulford.

IPAC ka qenë prej kohësh nën presionin e autoriteteve kineze. Disa anëtarë janë sanksionuar nga Pekini, kurse në vitin 2021 faqja e saj në internet ishte objektiv i sulmeve nga hakeratkinezë të mbështetur nga qeveria e Pekinit.

Pekini është i njohur për përpjekjet e tij për të frenuar politikanët që vizitojnë Tajvanin, të cilin Kina e pretendon si territorin e saj, kurse fakti se Samiti i IPAC për herë të parë mbahet në Tajvan ka mobilizuar edhe më shumë diplomacinë kineze.

Pa marrë parasysh presionet nga Kina, IPAC njoftoi se do të mbajë samitin e tij të katërt vjetor në Taipei më 30 dhe 31 korrik, me 48 ligjvënës nga 24 vende në pesë. Sipas IPAC, stabiliteti në pika strategjike globale do të jetë në krye të agjendës së samitit, ku do të marrin pjesë edhe zyrtarë të Tajvanit. “Do të jetë delegacioni më i madh parlamentar që do të vizitojë Tajvanin në një kapacitet institucional”, tha IPAC.

I formuar në vitin 2020, IPAC ka mbi 250 anëtarë nga 35 legjislatura dhe Parlamenti Evropian. Është një aleancë ndërkombëtare, ndërpartiake e parlamentarëve nga vendet demokratike, e fokusuar në marrëdhëniet me Republikën Popullore të Kinës. Qëllimi i tij është të krijojë një përgjigje të koordinuar ndaj Kinës për çështjet e tregtisë globale, sigurisë dhe të drejtave të njeriut. /The Geopost

kina ballkani perendimor samiti i ipac ne tajvan

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit