LIVE UPDATES
Bota

Kina, përpjekje për tu afruar me aleatët e Amerikës përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump

Një delegacion ligjvënësish japonezë udhëtoi në Pekin dhe një delegacion ushtarak kinez shkoi në Japoni për herë të parë në pesë vjet. Presidenti i ri i Këshillit Evropian zhvilloi telefonatën e tij të parë me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping.

16 Janar 2025, 20:32 Nga E. D
Kina, përpjekje për tu afruar me aleatët e Amerikës
foto ilustrues

KINË- Kina nisi një raund të ri kontaktesh diplomatike me Japoninë dhe Bashkimin Evropian këtë javë, ndërsa Uashingtoni përgatitet për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Një delegacion ligjvënësish japonezë udhëtoi në Pekin dhe një delegacion ushtarak kinez shkoi në Japoni për herë të parë në pesë vjet. Presidenti i ri i Këshillit Evropian zhvilloi telefonatën e tij të parë me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping.

Analistët thonë se Kina po përpiqet të testojë aleancën midis Uashingtonit dhe aleatëve të tij me përpjekje diplomatike.

“Zyrtarët e lartë kinezë besojnë se administrata e ardhshme e Trumpit do të jetë më e ashpër ndaj Kinës, prandaj Pekini po përpiqet të nxjerrë aleatët e Shteteve të Bashkuara nga orbita e Uashingtonit”, i tha Zërit të Amerikës Chen Yuhua, profesor i studimeve mbi Kinën në Universitetin Ndërkombëtar Akita.

Megjithatë ekspertë të tjerë thonë se efektiviteti i strategjisë së Pekinit, mbetet i paqartë.

Ndërsa Kina po “përmirëson marrëdhëniet me të gjithë, ata nuk janë të gatshëm të ndryshojnë rrënjësisht sjelljen e tyre jashtë vendit. Ne nuk e dimë se sa do të zgjasë [kjo prirje]”, thotë Stephen Nagy, profesor i politikës dhe studimeve ndërkombëtare në Universitetin Ndërkombëtar të Krishterë të Tokios.

Ushqim deti dhe ushtarë

Ligjvënësit nga Partia Liberale Demokratike, partia në pushtet në Japoni, LDP, dhe partneri i saj i koalicionit ‘Komeito’ filluan të hënën një vizitë tre-ditore në Kinë. Gjatë vizitës, ligjvënësit japonezë u takuan me krerët e lartë kinezë, duke përfshirë kryeministrin Li Qiang dhe ministrin e Jashtëm Wang Yi.

Pala japoneze i kërkoi Kinës që të heqë ndalimet e importit të ushqimeve të detit japonez “në një datë të hershme” dhe të garantojë sigurinë e shtetasve japonezë që jetojnë në Kinë.

Hiroshi Moriyama, sekretari i përgjithshëm i LDP-së, tha gjatë një fjalimi të martën se Kina dhe Japonia “duhet të rrisin mirëkuptimin e ndërsjellë midis popujve të tyre dhe të forcojnë dialogun në nivele të ndryshme për të përmirësuar lidhjet e tyre”.

Zoti Moriyama përsëriti gjithashtu shqetësimin e Tokios për rritjen e tensioneve në Detin e Kinës Lindore dhe ndalimin nga Pekini të disa shtetasve japonezë nën akuzat për spiunazh.

Gjatë takimit të tij me delegacionin japonez të martën, ministri i jashtëm kinez Wang tha se Japonia dhe Kina “kanë mundësi të mëdha” për të përmirësuar dhe zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe.

Të mërkurën, Kryeministri Li tha se Pekini dhe Tokio duhet të përqendrohen në arritjen e bashkëpunimit ekonomik në fusha të tilla si ekonomia dixhitale, duke rritur shkëmbimet mes njerëzve edhe në nivele më të ulta qeveritare.

Në të njëjtën kohë që ligjvënësit japonezë po vizitonin Pekinin, një delegacion ushtarak kinez filloi një vizitë pesë-ditore në Japoni. Gjatë udhëtimit, delegacioni kinez do të takohet me homologët japonezë dhe do të vizitojë disa njësi ushtarake, sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes e Kinës.

Zëdhënësi i qeverisë japoneze Yoshimasa Hayashi tha gjatë një konference për shtyp të martën se vizita e delegacionit kinez ndihmoi në rifillimin e “takimeve mes trupave” dhe se kjo “kontribuon në paqen dhe stabilitetin e rajonit”.

Ministria e Mbrojtjes e Kinës tha se vizita “pritet të forcojë mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë duke avancuar shkëmbimet e mbrojtjes midis dy vendeve”.

Shkëmbimet e këtyre vizitave mes Japonisë dhe Kinës pasojnë udhëtimin e Ministrit të Jashtëm japonez Takeshi Iwaya në Pekin më 25 dhjetor, gjatë të cilit Tokio dhe Pekini ranë dakord për vizitën e ministrit Wang në Japoni dhe të zhvillojnë dialog të nivelit të lartë ekonomik dhe të sigurisë.

Pavarësisht përpjekjeve të Japonisë dhe Kinës për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe, profesori Nagy thotë se përpjekjet nuk mund të vazhdojnë gjatë. “Kina mendon se qëndrimi i ngjashëm i Japonisë me vendet e tjera për çështje të tilla si mosmarrëveshet në Detin e Kinës Jugore, siguria ekonomike dhe politika e qëndrueshmërisë janë kundër interesave të saj thelbësore,” i tha ai Zërit të Amerikës përmes telefonit.

“Ndërsa ata mund të kenë shkëmbime me Japoninë, kjo nuk i heq shqetësimet e tyre për këto çështje”, tha profesori Nagy.


Përpjekje për të krijuar ndasi

Përveç përmirësimit të lidhjeve me Japoninë, Kina është përpjekur gjithashtu të përmirësojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian mes tensioneve tregtare në rritje muajt e fundit.

Gjatë bisedës së tij të parë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa të martën, Presidenti kinez Xi tha se “nuk ka përplasje interesash themelore apo konflikte gjeopolitike” midis Kinës dhe BE-së. “Kjo na bënë partnerë që mund të kontribuojnë në suksesin e njëri-tjetrit”.

“Kina ka besim tek BE-ja dhe shpreson që blloku do të konfirmojë se është një partner i besueshëm bashkëpunimi për Kinën”, tha ai, duke shtuar se të dyja palët duhet “të zgjerojnë hapjen reciproke, të forcojnë mekanizmat ekzistues të bashkëpunimit dhe të nxisin fusha të reja rritjeje në bashkëpunimin e tyre”.

Zoti Costa tha se pati një telefonatë “konstruktive” me Presidentin Xi, gjatë së cilës ai theksoi se si lufta e Rusisë kundër Ukrainës kërcënon paqen globale. Shefi i diplomacisë evropiane shtoi se ra dakord me Presidentin Xi se Kina dhe BE-ja duhet të punojnë së bashku për “të trajtuar sfidat globale”.

“BE dhe Kina janë partnerë të rëndësishëm tregtarë. Marrëdhëniet tona duhet të jenë të balancuara dhe të bazuara në një garë të barabartë”, shkroi zoti Costa në platformën e mediave sociale X.

Biseda mes Presidentit Xi dhe zotit Costa vjen në mes të tensioneve tregtare në rritje midis Kinës dhe BE-së. Tetorin e kaluar, Brukseli vendosi tarifa deri në 45.3% për automjetet elektrike të importuara nga Kina. Vendimi e nxiti Pekinin të vendosë “masa të përkohshme” për pijet alkoolike të importuara nga BE-ja.

BE kërcënoi më 12 qershor 2024 se mund të rrisë tarifat për automjetet elektrike kineze, duke përshkallëzuar mosmarrëveshjet tregtare mbi subvencionet e Pekinit për eksportet.

Ekspertët thonë se afrimi i Kinës me BE-në është pjesë e përpjekjes së Pekinit për të dobësuar aleancën midis Uashingtonit dhe Brukselit përpara kthimit të Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump në detyrë.

“Kina ka gjithmonë frikën se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të bashkëpunojnë përballë Kinës, kështu që ndryshimi i pushtetit në Uashington paraqet një mundësi [për Pekinin] për të shfrytëzuar ankthin që kanë vendet evropiane për administratën e dytë Trump”, tha për Zërin e Amerikës gjatë një interviste në Taipei, Matej Simalcik, drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Aziatike të Evropës Qendrore.

Sipas tij, pavarësisht që përpjekja e Kinës nuk ka gjasa të zbusë qasjen e ashpër tregtare të BE-së kundër Pekinit, ajo mund të paraqesë sfida për axhendën e politikës së jashtme të bllokut ndërsa Pekini përdor ndikimin e saj mbi disa shtete anëtare të BE-së.

“Ka shumë fusha ku vendet anëtare të BE-së duhet të bien dakord njëzëri dhe Kina mund të përdorë marrëdhëniet e saj miqësore me disa shtete anëtare për të vënë veton ndaj disa pjesëve të agjendës së politikës së jashtme të BE-së”, tha zoti Simalcik.

Ndërsa efektiviteti i përpjekjeve diplomatike të Pekinit me aleatët e Shteteve të Bashkuara mbetet i paqartë, Chen Yuhua, profesor i studimeve mbi Kinën në Universitetin Ndërkombëtar Akita në Japoni tha se këto përpjekje tregojnë se qasja e politikës së jashtme të Kinës është bërë “më e sofistikuar”.

“Krahasuar me ‘diplomacinë e tyre agresive” gjatë administratës së parë të zotit Trump, qasja aktuale diplomatike e Kinës është bërë më e sofistikuar”, i tha ai Zërit të Amerikës./VOA

kina shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj