LIVE UPDATES
Bota

“Kina e ndjek rrugën andej nga ka fryrë era”, analiza e REL: Si po përpiqet Pekini të udhëheqë në Jugun Global, po shfrytëzon dy luftëra

Duke folur në Bruksel, në mesin e muajit nëntor, pak pas nisjes së armiqësive mes Izraelit dhe Gazës – më 7 tetor – Fu e ka kundërshtuar etiketimin e Bashkimit Evropian ndaj Kinës si “rivale” në skenën globale, duke thënë që nëse pikëpamjet e ndryshme për politikë të jashtme e bëjnë Pekinin si rival, atëherë Brukseli do ta kuptojë që ka shumë konkurrentë.

26 Dhjetor 2023, 08:16 Nga a.l
“Kina e ndjek rrugën andej nga ka fryrë era”, analiza e
Foto ilustruese

KINË- Për ambasadorin kinez në Bashkimin Evropian, Fu Cong, lufta Izrael-Hamas ka nxjerr në pah standardet e dyfishta të Perëndimit dhe mënyrën se si e sheh Pekini atë duke humbur ndikimin në pjesën tjetër të botës. Hamasi, grup palestinez, që udhëheq Gazën me 2.3 milionë banorë, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Duke folur në Bruksel, në mesin e muajit nëntor, pak pas nisjes së armiqësive mes Izraelit dhe Gazës – më 7 tetor – Fu e ka kundërshtuar etiketimin e Bashkimit Evropian ndaj Kinës si “rivale” në skenën globale, duke thënë që nëse pikëpamjet e ndryshme për politikë të jashtme e bëjnë Pekinin si rival, atëherë Brukseli do ta kuptojë që ka shumë konkurrentë. “Prej Lindjes së Mesme e në Afrikë, prej Azisë në Amerikën Latine, janë shumë shtete që nuk janë njëzëri me Evropën, kur është fjala për vlerat”, ka thënë ai.

“Ne mund ta vërejmë këtë nga divergjenca e përgjigjeve për krizën e vazhdueshme të Gazës në Lindje të Mesme”. Këto komente veçse kristalizojnë përpjekjet afatgjata të Kinës për të rritur ndikimin në të ashtuquajturin Jugun Global – ku përfshihen shtetet si Kina, India, Brazili, Afrika e Jugut, Pakistani, Indonezia dhe Nigeria – ku shtetet anëtare janë në të kërkim të alternativave për rendin botëror, të udhëhequr prej Perëndimit.

Konfliktet e përgjakshme në Ukrainë dhe pamjet që dalin nga Gaza, kanë shpërfaqur ndasitë globale për gjendjen e rëndë të palestinezëve dhe pakënaqësitë e vazhdueshme për atë që konsiderohet si hipokrizi e Perëndimit për përdorimin e forcës dhe qasjen ndaj viktimave civile, aspekte që Pekini synon t’i materializojë. “Kjo është fitore e madhe për Kinën [në fushatën e saj] në Jugun Global, për të demonstruar natyrën hipokrite dhe ideologjike të politikës së jashtme amerikane kundrejt Palestinës, e cila në mënyrë indirekte ndikon në pikëpamjet e Jugut Global kundrejt luftës në Ukrainë”, ka thënë Haiyun Ma, ekspert kinez për politika të jashtme në Universitetin Shtetëror Frostburg, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Teksa presidenti amerikan, Joe Biden e ka lidhur mbështetjen për Ukrainën dhe Izraelin së bashku në një paketë financiare, në tetor – duke i përshkruar shtetet si demokraci që luftojnë armiqtë e vendosur për t’i “asgjësuar” – shumë të tjerë në vendet e zhvilluara e kanë parë këtë gjë si standard të dyfishtë.

Kina dhe shumë shtete e kanë konsideruar qasjen e Perëndimit si hipokrite, për të dënuar pushtimin e Rusisë në Ukrainë, por për të qëndruar bindshëm mbrapa Izraelit, i cili ka pushtuar pjesë të territorit palestinez për dekada, si dhe ka krijuar vendbanime në Bregun Perëndimor. Shtëpia e Bardhë ka nisur së fundi të jetë më kritike ndaj fushatës ushtarake të Izraelit në Gazë, por shumë liderë shtetesh në Jugun Global, që historikisht e kanë mbështetur kauzën palestineze, kanë vërejtur ndryshim të qasjes së Perëndimit ndaj dy krizave.

Ekspertët besojnë se këto zbrazëtira në politikën e Perëndimit – të pllakosura nga pamjet e viktimave civile prej sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës – i japin mundësi Kinës që ta pozicionojë veten si alternativë më të mirë ndaj strategjisë politike të Uashingtonit, dhe mund të funksionojë për të minuar përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të fituar mbështetje globale drejt izolimit dhe ndëshkimit të Rusisë për pushtim të fqinjës së saj.

Prej sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit në Izrael, më 7 tetor, Kina e ka prezantuar veten si ndërmjetësuese për paqe, duke tentuar të zë vendin e Perëndimit. Diplomatët kinezë në Kombet e Bashkuara dhe mediumet kineze të udhëhequra nga shteti, që transmetojnë në gjithë botën, nëpër gjuhët lokale, e kanë rritur shkallën e kritikës, duke thënë se mbështetja ushtarake amerikane për Izraelin është duke kontribuuar në luftë.

Ndërkohë, Pekini ka tentuar të rrisë ndikimin e tij, duke bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, dhe duke qenë nikoqir i një konference për paqe të ministrave të vendeve arabe dhe myslimane, në nëntor. “Ka pasur shenja me Ukrainën, por tani me luftën Izrael-Hamas, është e qartë se çfarë po tenton të bëjë Kina”, ka thënë Etienne Soula, analist kërkimor në Aleancën për Demokraci të Fondit gjerman Marshall, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Ata po e portretizojnë Perëndimin – Shtetet e Bashkuara në veçanti – si të izoluar, teksa Kina është e rrethuar me shtete arabe dhe afrikane në anën e Jugut Global”.

Litari i hollë në rastin e Ukrainës dhe Gazës

Kina ka tentuar të zgjerojë ndikimin e saj në Jugun Global për vite dhe së fundi i ka koncentruar përpjekjet në Lindje të Mesme, duke kulmuar me një marrëveshje të ndërmjetësuar kineze, që ka përmirësuar lidhjet në mes të Iranit dhe Arabisë Saudite.

Pekini ka tentuar të shesë këtë marrëveshje si fitore diplomatike, dhe si në Gazë, ashtu edhe në Ukrainë, Kina ka tentuar të bëjë deklarata të balancuara, por gjithmonë me tendencë për diskreditim të Shteteve të Bashkuara. “Pekini dëshiron ta mbajë përgjegjës Uashingtonin për konfliktin izraelito-palestinez dhe të demonstrojë që Shteteve të Bashkuara dhe Evropës u janë zbehur kapacitetet për të mbajtur rendin aktual botëror”, ka thënë Michael Schuman, analist në Kinë në Këshillin Atlantik, në një shkrim të publikuar në nëntor.

Sa i përket Ukrainës, Pekini ka refuzuar të dënojë luftën e Rusisë në Ukrainë dhe i ka ofruar mbështetje ekonomike Moskës, e cila i ka ndihmuar Kremlinit që t’iu mbijetojë sanksioneve perëndimore. Pekini ka mbajtur edhe distancë diplomatike me Kievin, pasi lideri kinez, Xi Jinping nuk ka folur drejtpërdrejt me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky 14 muaj pas nisjes së luftës.

Mirëpo Kina ka tentuar të paraqitet si palë neutrale, pavarësisht se Xi dhe presidenti rus, Vladimir Putin janë deklaruar për një partneritet “pa kufizime”, në shkurt të vitit 2022. Pekini e ka prezantuar një propozim prej 12 pikave për paqe në Ukrainë, në muajin shkurt, i cili është hedhur poshtë në shumicën e kryeqyteteve evropiane, mirëpo Kina më vonë i ka rritur përpjekjet, duke e angazhuar Li Huin, të dërguarin e posaçëm për çështje të Euroazisë, që të udhëtojë në disa kryeqytete evropiane, përfshirë Kievin dhe Moskën.

Bisedimet nuk kanë çuar askund, andaj Pekini duket se e ka zvogëluar angazhimin diplomatik në këtë luftë, që mbush dy vjet dhe nuk i shihet fundi. Në Gazë, Kina ka refuzuar të dënojë Hamasin, dhe vazhdon të kritikojë Izraelin për trajtimin që u bën palestinezëve, sidomos për shkak të rritjes së numrit të viktimave.

Në deklaratat e saj të para në tetor, pas nisjes së sulmit të Hamasit në Izrael, në të cilat grupi i ka vrarë 1.200 izraelitë, Kina u ka bërë thirrje të dyja palëve të tregojnë maturi dhe të angazhohen në “zgjidhjen me dy shtete”. Kjo deklaratë është kritikuar menjëherë prej zyrtarëve izraelitë dhe atyre amerikanë, si minimizim i brutalitetit të militantëve të Hamasit. Yuval Waks, zyrtar i lartë në Ambasadën e Izraelit në Pekin, ka thënë se “kur njerëzit vriten, vriten nëpër rrugë, kjo nuk është koha për një zgjidhje me dy shtete”.

Soula ka thënë se qysh atëherë, Kina është më e kujdesshme në mesazhet që ia drejton Izraelit – me të cilin ka qenë duke ndërtuar lidhje të forta para nisjes së luftës – dhe në shpërfaqjen e simpatisë ndaj palestinezëve. Megjithatë, Pekini ka tentuar të kanalizojë zërin kolektiv të shprehur prej shteteve kyçe të Jugut Global, sikurse Brazili dhe Afrika e Jugut. “Në aspektin e suksesit, është vështirë të matet”, ka thënë Soula. “Mendoj se Kina e ka ndjekur rrugën andej nga ka fryrë era. Kudo që shkon shumica e botës, Kina e krijon një qëndrim në atë drejtim”.

Me zemër dhe mendje

Soula dhe kolegët e tij në Aleancën për Demokraci, kanë gjurmuar mesazhet e diplomatëve kinezë dhe mediave shtetërore kineze për luftërat në Ukrainë dhe Gazë. Një studim i shkurtit, i fokusuar në Ukrainë, ka gjetur se zyrtarët dhe mediat kineze kanë ofruar “mbulesë retorike për Kremlinin” në Ukrainë, pavarësisht qëndrimit zyrtar të Pekinit si palë neutrale në konflikt. “Për të dobësuar demokracitë perëndimore dhe aleatët e tyre, Kina ka tentuar edhe t’i izolojë këto shtete, duke bërë apel para Jugut Global”, është thënë në raport.

“Në kontekst të luftës në Ukrainë, në mesazhet kineze vazhdimisht është çuar përpara ideja që shtetet, të cilat e mbështesin Ukrainën, janë hipokrite dhe indiferente ndaj pjesës tjetër të botës”. Një studim i përbashkët, i publikuar në nëntor, që analizon mesazhet kineze për luftën Izrael-Hamas, ka dokumentuar se si mediat shtetërore kineze kanë përfituar prej rrjeteve globale, sidomos në Afrikë dhe Lindje të Mesme, për të fajësuar Shtetet e Bashkuara për ndikimin negativ në luftën në Gazë.

Megjithatë, është ende e paqartë se sa kanë pasur ndikim këto fushata. Derisa lufta Izrael-Hamas e ka komplikuar argumentin e Perëndimit se pushtimi rus po rrezikon rendin botëror, Pekini nuk ka dalë si forcë vendimtare diplomatike në asnjërën luftë. Giulia Sciorati, hulumtues në Shkollën e Londrës për Ekonomi (LSE) e fokusuar në rolin e Kinës në Jugun Global, ka thënë se ndonëse “Kina me sukses ka luajtur me pikëpamjet që ndan bota për Jugun Global”, është e paqartë nëse pozicioni i Pekinit e ka ngritur atë në pozitën e një lideri de facto të shteteve joperëndimore.

“Në letër, ky qëndrim mund të jetë në përputhje me prioritetet e Jugut Global”, ka thënë ajo për Radion Evropa e Lirë. “Mirëpo në fakt, është vërtetuar se Kina nuk ka vepruar në përputhje me pritjet e shteteve të Jugut Global, disa prej të cilave kanë kërkuar që Kina të ketë rol më të madh në negociatat për paqe”.

Sondazhet e opinionit publik e paraqesin një pikturë më të nuancuar kur bëhet fjalë për synimet e Kinës në Jugun Global. Ndonëse sondazhet e fundit tregojnë se sentimenti kundër Kinës është rritur në disa shtete perëndimore, narrativa e Kinës ka jehonë në Jugun Global, ku Perëndimi ka dështuar të fitojë përkrahjen e shteteve si India apo vendet e Gjirit, për të sanksionojë Rusinë.

Një sondazh i publikuar në fund të shkurtit, nga Këshilli i BE-së për Marrëdhënie me Jashtë, ka gjetur se ndonëse shumica e vendeve të Perëndimit e mbështesin Ukrainën, ata që janë anketuar në Jugun Global nuk e përkrahin vazhdimin e luftës, kanë më shumë simpati për qasjen e Moskës, dhe dyshojnë në motivet e liderëve të Perëndimit.

Mirëpo një sondazh shtesë i opinionit publik, i publikuar nëntor nga trupi i njëjtë i BE-së, i realizuar në 21 shtete perëndimore dhe joperëndimore, ka gjetur se njerëzit e kanë humbur besimin në politikën perëndimore dhe ua kanë lënë në dorë qeverive të tyre që të vendosin se në cilën fuqi të madhe të varen për një problematikë specifike, sesa që të bllokohen në një bllok specifik gjeopolitik. Eksperti Ma prej Universitetit Shtetëror Frostburg, ka thënë se politika e jashtme kineze do të përballet me shumë sfida në vjetët në vijim dhe ka mundësi të përballet me më shumë konkurrencë prej Shteteve të Bashkuara dhe BE-së në Jugun Global, ndonëse nuk ka garanci që Kina do të humbasë ndikimin nëse Perëndimi e riaktualizon veten.

“Para së gjithash, sa herë që Kina fiton në një drejtim, ajo e konsolidon dhe zgjeron atë rritje. E dyta, edhe nëse Perëndimi riaktualizohet, do të duhet kohë për të rikthyer kredibilitetin dhe për t’i kanalizuar burimet”./REL

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje